LOGIN
Home » KRIMI NË KOSOVË: PËRGJEGJËSIT, MËSIME, FAMILJA, RËNDËSIA E SAJ, DHE SI TË TRAJTOHEN KONFLIKTET NËN LIGJET SEKULARISTE ABUZIVE

KRIMI NË KOSOVË: PËRGJEGJËSIT, MËSIME, FAMILJA, RËNDËSIA E SAJ, DHE SI TË TRAJTOHEN KONFLIKTET NËN LIGJET SEKULARISTE ABUZIVE

by Kukes Post
0 comment

Në radhë të parë, çdo njeri e çdo besimtar duhet ta dijë mirë se vrasja është krimi më i madh njerëzor. Pra, padrejtësia më e madhe që mund t’i bëjë një njeri një njeriu tjetër është t’i marrësh jetën. Për këtë arsye, feja islame – si feja e vetme hyjnore aktive, parashikon dënim me vdekje për krimin e vrasjes përveç nëse të zotët e gjakut e falin vrasësin.

Është transmetuar nga Ibn Umar (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) se i Dërguari i Allahut ka thënë, “Besimtari vazhdon ta gëzojë gjërësinë e fesë për aq kohë sa nuk godet një gjak të ndaluar.” – Bukhariu

Vrasja është ndër mëkatet më të mëdha sipas fesë islame, dhe padrejtësia më e madhe që njerëzit mund t’i bëjnë njëri tjetrit. Është shkelje e një kufiri të rrezikshëm. Si një e keqe e madhe, nëse vrasja kalon pa u trajtuar në formën e duhur, ajo mund të përhapet në shoqërinë njerëzore si sëmundje ngjitëse sidomos sot në kohën e mediave e të komunikimit masiv.

Gjithashtu, në raste të tilla kur krimi ndodh mes njerëzve të afërm, duhet theksuar rëndësia e familjes. Lidhja e gjakut dhe familja janë bazat e shoqërisë. Pa lidhje gjaku e pa familje, shoqëria njerëzore do të ngelte në epokën e gurit, dhe do të ishte e pamundur të zhvillohej, të rritej, të prodhonte civilizime, të bënte shkencë, e të shpikte të gjithë teknologjinë që na rrethon. Është pikërisht lidhja e gjakut dhe organizimi në familje e në fise guri i themelit të qytetërimit njerëzor, përndryshe njerëzimi rrezikon të kthehet në një nivel me kafshët.

Fatkeqësisht, bota në të cilën jetojmë, ligjet sekulariste të cilat na kontrollojnë jetën tonë, dhe qeveritë të cilat na drejtojnë kanë një përgjegjësi të madhe për krimet e tmerrshme që ndodhin, krime që ndoshta kanë qënë të padëgjueshme më parë në shoqërinë njerëzore.

Qeveritë dhe ligjet sekulariste, të motivuara nga pragmatizmi dhe objektivi i vetëm i kontrollit dhe shfrytëzimit të njerëzve, e duke mos përjashtuar asnjë lloj mjeti që ka të bëjë me kontrollin politik të qytetarëve, kanë bërë që ne të përballemi me krime nga më makabër. Asgjë nuk ndodh në vakum. Asgjë nuk ndodh pa arsye. Asgjë nuk ndodh rastësisht.

Qeveritë sekulariste e konsiderojnë familjen jo si një organizëm shoqëror të domosdoshëm për ekzistencën dhe zhvillimin e shoqërisë njerëzore, por si një mjet për të kontrolluar njerëzit, prandaj familja dhe marrëdhënie e njeriut me njeriun janë transformuar në mjejte ku shteti mund t’i përdorë për t’i kontrolluar qytetarët, për këtë arsye ne mund të përballemi me shumë probleme.

Ndryshe nga feja hyjnore islame, ligjet sekulariste janë formuluar në atë mënyrë që prodhojnë padrejtësi, dhunë, nxisin krime, nxisin vrasje, bëjnë që njerëzit ta urrejnë njëri tjetrin, bëjnë që krimi të prek edhe familjen sepse ata mund të gjenden përballë mungesës së zgjidhjes së problemeve.

Shteti është i vetëdijshëm për këtë. Shteti dhe ligjet sekulariste e shikojnë krimin si një oportunitet apo mundësi për të bërë ligje të tjera për t’i kontrolluar njerëzit. Sistemi sekularist i drejtësisë jo vetëm që nuk ndjehet keq nga krimi, por shikon mundësinë e shumëfishimit të krimit.

Me fjalë të tjera, çdo njeri duhet të jetë i bindur se përveç fesë islame, asnjë ligj tjetër nuk e trajton krimin apo gjakun njerëzor në mënyrën e duhur. Përkundrazi, ligjet sekulariste janë përçmuese të gjakut njerëzor, dhe janë ligjet më denigruese të dinjitetit njerëzor, prandaj ushtritë apo shtetet perëndimore sekulariste vrasin fëmijë, gra, civilë, pleq, apo gjykatat perëndimore ua marrin me forcë fëmijet prindërve pa më të voglën mëshirë. Sekularistët, për shkat të injorancës së tyre, nuk tregojnë respekt për gjakun e pafajshëm. Edhe kur gërthasin nëpër media, ata e bëjnë një gjë të tillë sa për opinion publik, por jo të nisur nga respekti për gjakun e ndaluar.

SI T’I TRAJTOJMË PADREJTËSITË, QOFTË EDHE NË FAMILJE?

Në këtë jetë, në të gjithë do të përballemi me padrejtësi, qoftë edhe në familje. Kjo është krejt normale, aq më tepër që ne jetojmë në një botë ku jeta jonë rregullohet nga ligje të padrejta sekulariste, të cilat prodhojnë vetëm padrejtësi, shtypje, dhe stres. Gjithësesi, pavarësisht shkaqeve, të përballesh me padrejtësi është krejt normale.

Njeriu mund të përballet me padrejtësi në punë, në shoqëri, në përballje me shtetin, me qeverinë, me gjykatat, në familje, në shkollë e gjetkë. Padrejtësia mund të jetë e formave të ndryshem. Mund të lidhet me denigrimin e personalitetit të një personi, me pasurinë, me të drejtën qytetare për të jetuar i lirë, me nderin, jetën, apo qoftë edhe padrejtësi fetare. Jeta është sprove, dhe padrejtësia është një prej sprovave.

Së pari, padrejtësia nuk i jep të drejtë askujt që të sillet me padrejtësi. Ky është një mësim që duhet të ngulitet në mendjet e njerëzve. Këtë duhet të përçojë media, e jo t’i bëjë reklamë pafund një krimi makabër.

Së dyti, përveç rasteve shumë specifike, siç është vetëmbrojtja e detyruar, njeriu kurrë nuk duhet t’i marrë jetën një njeriu tjetër, dhe nuk duhet ta marrë ligjin në duart e tij. Nëse e bën një gjë të tillë, e ka futur veten në një telash shumë të madh. Jo vetëm që nuk e zgjidh padrejtësinë e tij, por kalon në grupin e të padrejtëve. Vrasja e shkatërron jetën e vrasësit. Edhe nëse vrasësi nuk dënohet me vrasje, në realitet jeta e tij është shkatërruar përveç nëse pendohet tek Zoti dhe e zëvendëson punën e tij të keqe me punë të mira, për është nuk është gjë e lehtë. Vrasja ta vulos jetën.

Së treti, të vrasësh një njeri nuk është as burrëri, as fisnikëri, as trimëri, as vlerë, por injorancë e thellë njerëzore dhe manifestim kafshërie. Për rrjedhojë, vrasja nuk duhet reklamuar pafund nëpër media siç bëjnë media moderne. Kuptohet, një prej arsyeve që mediat e reklamojnë pafund vrasjen apo krimin është që t’i bëjnë reklamë. Kur njeriu përballet me një padrejtësi dhe arrin në një gjendje xhindosje apo zemërimi aq sa nuk e kontrollon veten, në këtë gjendje të tillë ky njeri vepron në mënyrë thuajse të palogjikshme, dhe vepron sipas një modeli që e ka dëgjuar apo parë më parë.

Së katërti, nëse dikush përballet me padrejtësi në familje apo me të afërm farefisnorë, duhet të tregohet shumë i matur, i mëshirshëm, e i mençur, aq më tepër që i gjithë sistemi i drejtësisë dhe ligjet e shteteve sekulariste i nxisin konfliktet familjare. Mënyra se si ligjet e parashikojnë trajtimin e konflikteve të pronave apo mosmarrëveshjeve financiare në marrëdhëniet familjare, sidomos në marrëdhëniet bashkëshortore, lën për të dëshiruar. Si rezultat, shumë njerëz të bindur se po përballen me padrejtësi ligjore dhe duke menduar se nuk po gjejnë zgjidhje nga ligjet sekulariste, mund të përfundojnë në vrasës.

Për fat të keq, shteti dhe ligjet sekulariste, ndryshe nga çfarë mendojnë njerëzit, janë përgjegjësit kryesorë për shumë krime, përfshirë edhe për krimet në familje.

Në përfundim, do ta këshilloja çdo person që mendon që i është bërë padrejtësi, se kjo padrejtësi nuk të jep të drejtë t’u bësh padrejtësi të tjerëve, se nuk mund ta marrësh ligjin në duart e tua, që të jesh i bindur se shteti, gjykatat e ligjet sekulariste janë nxitësit kryesorë të krimeve, sidomos të krimeve në familje, që modelet që japin shoqërite sekulariste në trajtimin e padrejtësisë janë të gabuara e të rrezikshme, që ne të gjithë përballemi me një shteti që ka për objetiv kryesor kontrollin e qytetarëve, kështu që krimi vetëm sa i jep më shumë arsye shtetit sekularist për ta shtuar nivelin e kontrollin, për të nxjerrë ligje të reja, e mbi të gjitha, krimi nuk ta zgjidh padrejtësinë.

Pavarësisht se ligjet sekulariste nuk prodhojnë drejtësi, gjithmonë ka një zgjidhje. Vrasja nuk është as opsion e as zgjidhje. Vrajsa është modeli që shteti sekularist e nxit sepse kështu kontrollohen njerëzit. Vrasja ta vulos jetën. Më mirë takoje Allahun mbas vdekjes si i vrarë se sa si vrasës. Vrasja t’i lyen duart me një gjak që nuk do të lahen kurrë.

Zgjidhja: me çfarëdo lloj padrejtësie që mund të përballesh, në radhë të parë kthehu tek Zoti, kthehu tek feja sepse vetëm aty e gjen zgjidhjen. Prandaj Allahu e ka zbritur Kurani, që mes të tjerash të na japë zgjidhje edhe kur na bëhet padrejtësi. Në të njejtën kohë, trajtimi i padrejtësisë kërkon të jesh falës. Falja është vlerë e shërim shpirtëror; ajo është fisnikëri.

Nëse kërkon të vendosësh drejtësi, atëherë je futur në një betejë që kërkon përgaditje ligjore, fetare, politike, dhe kërkon durim të madh.

Thelbi është se kurrë mos e trajto padrejtësinë në rang personal, çfarëdo lloj padrejtësie qoftë, financiare, pronësie, nderi, apo që ka lidhje me dinjitetin personal. Trajtoje atë ligjërisht e politikisht. Shteti modern e promovon shumë konceptin e të trajtuarit të padrejtësive në rang personal. Shteti kërkon ta heq nga ekuacioni veten e tij apo përgjegjësinë, dhe kërkon të shfaqet vetëm si viktimë apo si shpëtues.

Padrejtësitë janë pasojë e sjelles së individëve, por përgjegjësit kryesor janë ligjet e padrejta e abuzive sekulariste, gjykatat e korruptuara të shteteve moderne, vetë shteti, dhe sistemi politik. Për fat të keq, ligjet sekulariste prodhojnë vetëm padrejtësi, dhunë, shkatërrim familje, dhe stres. Por, edhe kjo është një padrejtësi e madhe që të gjithë ne duhet të përballemi. Kjo është sfida jonë, porse gjithmonë ka një zgjidhje. Krimi nuk është zgjidhje. Krimi është dobësi, xhahilitet, dhe vulosje e jetës.

Sabri Lushi

Dhjetor 2023

 

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post