Home » ZYMTËSI APO SHPRESË: KUSH DHE ÇFARË PO E PENGON UMETIN ISLAM TË BASHKOHET?

ZYMTËSI APO SHPRESË: KUSH DHE ÇFARË PO E PENGON UMETIN ISLAM TË BASHKOHET?

(sëmundjet dhe problemet e umetit islam)

by Kukes Post
0 comments

Në mënyrë të vetëkuptueshme, shoqëria njerëzore, ndryshe nga kafshët, është e bazuar në mënyrë të qenësishme në koncpetin e bashkëpunimit, kolektives, të përbashkës, apo në kërkesat e grupit si i tërë, dhe kjo ka të bëjë jo më pak se vetë ekzistecën apo mbijetesën e racës njerëzore. Nëse Allahu e ka vendosur këtë rregull si sprove apo si mekanizmin më të mirë për të arritur një qëllim hyjnor, që jodomosdoshmërisht mund të jemi në gjendje të shpjegojnë, të kuptuarit e kësaj ndoshta nuk është kaq e rëndësishme përballë vetë faktin: se mbijetesa e shoqërisë njerëzore është e bazuar dhe e themeluar mbi konceptin e bashkimit dhe kontributit të individit ndaj grupit, që eventualisht i kthehet në interesin e tij personal.

Kjo e vërtetë nuk ka të bëjë veçanërisht me fenë islame në vetvete, dhe as nuk bëhet fjalë për rregulla normative. Koncepti i obligimeve kolektive është një kërkesë apo nevojë që ka të bëjë me vetë qenien njerëzore pavarësisht fesë, ideologjisë, racës, ngjyrës, vendit apo kohës.

Për ta konkretizuar, thuajse çdo gjë na rrethon në jetë është produkt direkt apo indirekt i të tjerëve dhe i kontributit të tyre. Ardhja në jetë – që në mënyrë primare përfshinë prindërit, përkujdesja e familjes, rrugët e asfaltuara, veshmbathja, shëndetësia dhe ilaçet, ndërtesat dhe materialet e ndërtimit, dhe mbi të gjitha dituria dhe shkenca, që të gjitha janë punë dhe kontribut i të tjerëve, që jo me patjetër kanë përfituar nga ato kontribute në mënyrë individuale.

Në dallim nga kafshët, civilizimi njerëzor është punë dhe kontribut kolektiv. Civilizimi njerëzor nuk rrezikon thjesht të kthehet në epokën e gurit, por vetë raca njerëzore rrezikon të zhduket nga faqja e dheut nëse të gjithë do të mendonin në mënyrë të ngurtë vetëm për veten e tyre. Njeriu që kur lind, në mënyrë natyrore është dizenjuar që të ketë nevojë për të tjerët, dhe e nis jetën në fazën ku qytetërimi ka arritur. Asnjëri nga ne nuk e nisim jetën nga epoka e gurit.

Fakti që Krijuesi e ka krijuar njeriun që të mos bëhet gati për të jetuar i pavarur – i pavarur në kuptimin relativ dhe konvencional, veçse pas një përkujdesje të gjatë të të tjerëve ndaj tij, aq sa të arrijë moshën e pjekurisë biologjike, kjo tregon se civilizimi njerëzor është civilizim i punës kolektive, jo se kështu kanë menduar njerëzit se është më mirë, por se kjo është e lidhur me vetë natyrën e ekzistës së njerëzve. Majde, ky është një fakt tjetër shumë i madh për të hedhur poshtë edhe teorinë e Darvinit, se gjoja njeriu ka evolur të jetë i tillë. ‘Evolucioni natyror’ do të linte njeriun në epokën e gurit, duke ngrënë fruta pyelli.

Në këtë aspekt, feja islame i ka kushtuar një rëndësi shumë të veçantë konceptit të grupit, që nuk është mjaftuar vetëm në nivelin e këshillave apo të dhënies së direktivave hyjnore, porse ajo ka vendosur mekanizma konkrete dhe ka nxjerrë ligje penale e civile që adresojnë drejtëpërdrejtë aspektet e shoqërisë si e tërë, në atë që njihet në terminologjinë islame si xhematë جماعة.

Sfida më e madhe e çëshjteve apo nevojave kolektive qëndron në faktin se individët e kanë të vështirë për ta kuptuar në mënyrë intuitive rëndësinë e funksionimit të grupit. Nëse dëshira për të ngrënë, për t’u veshur, për marrëdhënie intime, për një jetë të rehatshme personale janë pjesë e instiktit të tij natyral, obligimet ndaj shoqërisë si nevojë dhe domosdoshmëri individuale në pjesën më të madhe mësohen në mënyrë didaktike, prandaj feja islame, dhe në mënyrë të ngjashme, çdo ideologji njerëzore, i ka kushtuar rëndësi të madhe didaktike këtij aspekti.

Për shembull, feja islame ka legjëruar namazin me xhematë (në grup) në xhami; ka bërë obligim mbi muslimanët që arrijnë një prag të caktuar pasurie që të japin zekatin; ka obliguar haxhin në Meke, ku muslimanët nga e gjithë bota bashkohen në një vend të vetëm; ka obliguar faljen e namazit të ditës së premte në xhami; ka obliguar faljen e namazit të bajramit në mënyrë kolektive; ka obliguar që një grup të besimtarëve të marrin pjesë në funeralet e muslimanëve etj. Të gjitha këto janë detyrime kolektive apo që lidhen me grupin.

Për më tepër, feja islame ka institucionalizuar nëpërmjet Kuranit konceptin e urdhërimit për mirë dhe të ndalimit nga e keqja, që është mekanizëm i cili adreson interesin e grupin, ashtu sikurse ka vënë dënime të ashpra penale kundër elementëve që dëmtojnë grupin, siç janë dënimi me vdekje i vrasjes, prerja e dorës për vjedhësit e pasurisë së të tjerëve, dënimin me vdekje të bandave apo kriminelëve që zënë rrugët apo që prishin rendin publik, dënimin me vdekje për prekjen e nderit të të tjerëve – që drejtëpërdrejtë cënon familjen, ka ndaluar interesin bankar, dhe po ashtu dënon me vdekje braktisjen e fesë. Kuptohet, të gjitha dënimet penale ekezekutohen apo zbatohen vetën nga institucionet, jo nga individët me anë të vetëgjyqësisë.

Gjithashtu, feja i këshillon besimtarët me shumë rregulla morale ashtu sikurse ua ka tërhequr vërejtjen nga vese që kanë të bëjnë direkt me aspekte të grupit apo shoqërisë si e tërë, që nuk janë domosdoshmërisht penalisht të dënueshme. Feja urdhëron për besën, mbajtjen e fjalës, mbajtjen e premtimit, thënien e të vërtetës, të qenurit i sinqertë në marrëdhënie me të tjerët, mirësjelljen me të tjerët, respektimin e prindërve dhe të shoqërisë, deri tek buzëqeshja e besimtarit apo largimin e pengesës nga rruga, që feja e ka quajtur akt bamirësie apo ‘sadaka,’ ashtu sikurse ka ndaluar nga gënjeshtra, spiunizmi, mashtrimi, tradhtia, prerja në besë, përgojimi i besimtarëve, therim pas shpine, apo qoftë edhe lëndimi i besimtarëve me fjalë.

Të gjitha këto mekanizma, ligje penale e civile, apo dhe rregulla moral feja nuk i ka ligjëruar thjesht si pjesë e përgjithshme e sprovës së njeriut në tokë – që sigurisht ky është objektiv parësor hyjnor, por njëkohësisht të gjitha këto kanë të bëjnë me vetë mbijetesën e shoqërisë njerëzore si e tërë.

Nëse të gjithë vjedhim, marrim pasurinë e të tjerëve me pa të drejtnë, nuk na intereson fare se në ç’drejtim po ecën shoqëria për aq kohë sa problemet nuk me prekin mua tani për tani, jetojmë jetë ekstremisht individualisht – edhe pse kjo praktikisht nuk është e mundur, gënjejmë njëri tjetrin, mashtrojmë, spiunojmë, shikojmë vetëm interesat personale të menjëhershme, i fusim thikën mbas shpine të tjerët, kërkojmë të pasurohemi vetëm për vete, që kemi vetëm një kriter kur marrim një vendim – unë, mua, këtu dhe tani, që nuk shikojmë më larg se majat e gishtave të këmbëve tona, që nuk marrim pjesë në asnjë institucion shoqëror, dhe këtu nuk e kam fjalën për institucione fallso siç janë partitë politike apo të ngjashme me to, atëherë shoqëria njerëzore praktikisht merr fund.

Nëse një njeri sillet kështu, për të shoqëria njerëzore ka marrë fund. Në fakt, për të është sikur ta ketë vrarë të gjithë njerëzimin, dhe praktikisht ai e ka vrarë të gjithë njerëzimin.

Nuk ka dyshim se Allahu e mbron racën njerëzore nga zhdukja deri në ditën e gjykimit, por ne duhet ta shohim nga këndvështrimi i veprave tona sepse Allahu do të na marri në përgjegjësi për veprat tona, edhe për ato vepra që kanë të bëjnë me shoqërinë si e tërë.

Për ta ritheksuar me fjalë të tjera, kryerja e disa obligimeve që kanë të bëjnë me grupin si i tërë nuk janë obligime apo përmbushje të disa nevoja për qëllime humanitare, zemërgjërësie, apo dashamirësie. Ne jemi pjesë e grupit dhe grupi është pjesë e jona. Ne jemi të detyruar të kontribuojmë tek grupi sepse kemi përfitime individuale, përfitime që nuk arrihen ndryshe. Edhe po të falesh në xhami me xhematë apo të japësh zekatin apo të heqësh pengesën nga rruga, pavarësisht se ne e shikojmë vetëm me gjuhën e jurisprudencës islame – oblim apo jo obligim, të gjitha këto kanë të bëjnë me përmbushjen e nevojave përsonale, që nuk është e nevojshme t’i kuptojmë, por mjafton të kuptojmë në mënyrë të përgjithshme koncpetin dhe rëndësinë e grupit apo shoqërisë.

***

Po të shikojmë gjendjen e muslimanëve sot, pjesa ku ata çalojnë më shumë janë obligimet kolektive apo që kanë të bëjnë me mirëmbajten dhe mbajtjen e grupin apo të xhematit të muslimanëve. Në nivel personal, mund të gjeshë shumë muslimanë të devotshëm, por kur vjen puna tek obligimet kolektive apo që prekin grupin, ata çalojnë edhe pse feja islame obligon dhe rekomandon të kundërtën.

Sigurisht, që edhe lufta e armiqve të muslimanëve është e fokusuar para së gjithash në dëmtimin e çdo mekanizmi, elementi, sjellje, morali apo obligimi që ka të bëj me të mirën e muslimanëve në mënyrë kolektive.

Armiku nuk e ka shumë problem, të paktën në afatshkurtër, nesë një musliman falet pesë herë në ditë, nuk han mish derri, e nuk pi alkool për aq kohë sa një musliman i tillë i lën mbasdore obligimet kolektive – që kanë të bëjnë me mbijetesën e grupit. Në mënyrë imediate, armiku kërkon të asgjësojë çdo mekanizëm që i bën bashkë muslimanët.

Umeti islam në këtë kohë numëron rreth dy miliardë muslimanë, por nuk kanë fuqi politike. Ata janë ekzaktësisht siç i ka përshkuar Profeti Muhammed (ﷺ), “shkumë si shkuma e detit” – bosh përbrenda, që nuk kanë peshë politike apo kolektive.

***

Teorikisht të gjithë muslimanët i lexojnë ajetet kuranore dhe hadithet e Profetit Muhammed (ﷺ) që flasin për obligimet kolektive, për vlerat e namazit me xhematë, për respektimin e prindërve, për respektimin e farefisit, për xhematin e muslimanëve, për largimin e pengesës nga rruga – i recitojnë ashtu siç reciton vjershat një fëmijë në klasë të parë, rrjedhshëm por pa e përtipur kuptimin e tyre, edhe pse Kurani i urdhëron besimtarët disa herë që të mendojnë thellë – një koncept që njihet me termin “tedebbur.”

Allahu thotë në Kurani në Suren Muhammed, ajeti 24, “أَفَلَا يَتَدَبَّرُونَ ٱلْقُرْءَانَ أَمْ عَلَىٰ قُلُوبٍ أَقْفَالُهَآ”, “a nuk po reflektojnë mbi mësimet e Kuranit, apo ata i kanë të mbyllura zemrat?”

Po të marrësh një mostër apo kampion studimi – një grup muslimanësh të zgjedhur në mënyrë rastësore, do të vëshë re:

Ata në pjesën më të madhe janë njerëz individualë, të mashtruar pas nevojave të tanipërtanishme, çalojnë nga mungesa e planeve afatgjata, çalojnë nga të kuptuarit e thelbit të fesë, iu mungon dimensioni politik – jo lufta për politike konvencionale, jo mungon strategjia që të kuptuar rëndësinë e grupit, sjelljet e tyre nuk reflektojnë dhënie rëndësie për grupin, shumë prej tyre gënjejnë, janë mashtrues, shumë prej tyre janë spuinë e agjentë të qeverive të armikut – direkt apo indirekt, ata janë të kontrolluar politikisht nga shtete sekulariste, më shumë se sa kontribuojnë për grupin, ata prishin, ata luftojnë njëri tjetrin, spiunojnë njëri tjetrin, shiten me pak para tek armiku dhe bëjnë punën e armikut – ashtu siç e ka parashikuar Profeti Muhammed (ﷺ) se prej shenjave të kijametit është se besimtari e shet fenë e tij me një çmim të lirë.

Për mendimin tim, aq sa muslimanët kanë nevojë për dituri teorike për fenë, ata kanë nevojë edhe për dituri praktike se si funksionon përçarja e tyre dhe ku qëndron sëmundja e tyre, e cila po e pengon bashkimin e umetit islam.

Këtë e vërteton ndoshta shembulli i Arabisë Saudite. Ky vend njihet se predikon fenë e pastër dhe i jep rëndësi të madhe çeshtjes së monoteizmit – adhurimit të Allahut një dhe të vetëm në kuptimin më plotë e më literal të fjalës, por kur vjen puna tek praktika, shoqëria saudite vuan pak a shumë nga sëmundje shoqërore që vujanë edhe vende të tjera muslimane.

Armiku nuk e ka shumë problem që në shkollë të mësohet monoteizmi – të paktën për aq kohë sa i lihet kohë armikut për të vepruar, nëse armikut i lejohet të rekrutojë spiunë e agjentë, të sponsorizojnë njerëz që të japin shembullin e gabuar në shoqëri, që të përçojë propagandën e tij në shoqëri, që të godas një e nga një çdo mekazinëm që mban në këmbë kolektivitetin e shoqërisë, që të kontrollojë mediat, shkollat, programin mësimor, dhe botim e librave apo inforamcionin në përgjithësi.

Kjo është sëmundja e vërtetë e muslimanëve. Ata janë të pushtuar dhe jetojnë si në pushtim, por ushtarët e armikut nuk janë patrullat amerikane apo britanike që patrullojnë nëpër rrugë me uniforma dhe me makina policie me targat e armikut. Ushtarët e armikut janë vetë muslimanët, të cilët i shërbejnë armikut, të cilët paguhen nga armiku për të dëmtuar muslimanët, paguhen nga armiku për të “parë hallin e tyre.” Ushtarët e armikut i kemi nëpër xhamia, në universitete, nëpër qeveri të vende muslimane, në komisione fetvashë, dhe që falen me ne, që flasin gjuhën tonë, që recitojnë Kuranin tonë, dhe që citojnë hadithet e Profetit Muhammed (ﷺ). Madje, ushtarët e spiunët e armikut mund të shquhen për elequencën dhe oratorinë e tyre sepse armiku zgjedh ushtarët më të pregaditur dhe talentët më të mirë.

Edhe këtë aspekt, Profeti Muhammed (ﷺ) e ka parashikuar saktësisht, sikur ai ta kishte jetuar këtë kohë. Ai e ka parashikuar se umeti islam nuk do të zhduket nga pushtimi i armikut, por problem do të jetë lufta e tyre mes vete – dhe pikërisht për këtë armiku i ka zgjedhur ushtarët dhe spiunët nga mesi ynë.

Qëllimi nuk është që ne t’i vëmë gishtin këtij apo atij se është spiun i armikut dhe se punon për armikun, që në kohën tonë demonstrohet përmes Amerikës dhe Britanisë së Madhe, porse qëllimi është të kuptojmë problemin, të njohim sëmundjen, e si pasojë, gjithësecili prej nesh të vetëkorrigjohet e të kontribuojë për umetin apo për shoqërinë sa të mundet, dhe njëkohësisht, duke i identifikuar spiunët dhe agjentët e shtetit, të kemi mundësi të ruhemi prej tyre e prej të keqës së tyre.

Spiunët dhe agjentët e armikut – ata që po e shkatërrojnë këtë umet, kanë shenja dalluese dhe identifikohen përmes sjelljes, veprimeve dhe fjalëve të tyre – asnjëherë të qarta. Spiunizmi apo shërbimi ndaj armikut është fenomen apo sëmundje më shumë se sa është protokol apo akt procedural bashkëpunimi me armikun.

Në konkluzion, bashkimi i umetit është nevojë natyrale dhe element mbijetese; nuk është thjesht obligim fetar, që nëse një pjesë e kryen atë, pjesa tjetër janë të justifikuar. Bashkimi është domosdoshmëri. Bashkimi i umetit nuk është sllogan, as program politik, as propagandë hoxhallarësh nëpër minbere. Bashkimi është punë, sjellje, hapa konkretë, trajtim i sëmundjeve shoqërore, dhe mençuri. Bashkimi i umetit kërkon shembuj konkret. Nuk demonstrohet vetëm me simbole, edhe pse simbolet kanë rëndësi të madhe.

Bashkimi i umetit fillon me identifikimin e problemit; me identifikin e armikut dhe perceptimin e tij në mënyrë të qartë. Sa më i qartë të jetë armiku, aq më e lartë është mundësia për t’u bashkuar. Bashkimi i umetit kërkon identifikimin praktik të mjeteve dhe strategjive të armikut që aplikon për përçarjen dhe shtypjen e muslimanëve. Spiunizmi dhe rekrutimi i muslimanëve si agjentë sekret apo si shërbëtorë publikë të armikut – por që na kalojnë pa i vënë re, është vendimtare dhe kritike.

Mbi të gjitha, nëse muslimanët janë të sinqertë, i kthehen fesë ashtu siç duhet, aty do ta gjejnë meçurinë dhe rrugën e bashkimit; aty do të gjejnë kriteret e identifikimit të spiunëve dhe armiqve të umetit; aty do të gjejnë mësimet që do t’i ndihmojnë ata për të kuptuar armikun dhe strategjitë e tij për sundimin e muslimanëve. Nuk ka dyshim se Kurani dhe hadithet e Profetit Muhammed (ﷺ) janë të mjaftuehsme për gjithçka.

Jeta dhe biografia e Profetit Muhammed (ﷺ) është shembulli praktik më i mirë për të kuptuar rëndësinë e xhematit dhe se si mund të forcohet ai.

Sabri Lushi

Tetor, 2023

 

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post