Dua t’u bëjë një apel dashamirës institucioneve politike shqiptare:
Presidentit Bajram Begaj
Kryeministrit Edi Rama
Ministrit të Brendshëm Taulant Balla
Duke marrë shkas nga një fenomen shumë i rrezikshëm që ka filluar të qarkullojë online përmes komentuesëve nëpër rrjetet sociale apo përmes gazetarëve nëpër mediat publike, të cilët i etiketojnë muslimanët shqiptarë si arabë, turq, të huaj, sikur nuk kanë vend në Shqipëri me fenë e tyre, sikur nuk e kanë arritur pragun e mjaftueshëm të patriotizmit, apo se ata nuk e duan gjuhën shqipe, i bëj apel Presidencës së Republikës së Shqipërisë, Kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme që të heqin dorë nga këto sulme agjentësh e oficerësh të shërbimeve sekrete të shtetit kundër popullatës autoktone muslimane shqiptare.
Edhe pse këto ide, komente, apo deri në thirrje publike mund të duken idioteske, që burojnë nga injorantë e batakçinj, e vërteta është se këto ide përputhen plotësisht me agjendat e qeverive shqiptare ndër vite për t’i luftuar muslimanët, e ashtu siç kjo përputhet plotësisht edhe me agjendën amerikano-britanike për ta spastruar Ballkanin nga muslimanët.
Ishin pikërisht këto ide terroriste që motivuan Ahmed Zogun, Enver Hoxhën, Sllobodan Millosheviçin, e agjentë të tjerë britanikë si puna e tyre për të vrarë e masakruar muslimanët ballkanas përgjatë shekullit të fundit.
Ideja e përzënies së muslimanëve nuk është ide që ka lindur nga vakumi, por është përhapur nga vetë institucionet e shtetit, dhe akuza bie direkt mbi vetë shtetin shqiptar, veçanërisht mbi shërbimet sekrete.
Ky shteti, i cili vazhdimisht i ka luftuar muslimanët, të heqi dorë nga këto ide barbare. Muslimanët janë autoktonë të këtij vendi, dhe të mos guxojë askush t’i etiketojë ata si arabë, turqë apo diçka tjetër.
Muslimanëve shqiptarë akoma nuk u janë tharë plagët nga lufta terroriste që iu bëri regjimi terrorist i Enver Hoxhës ndërsa ju sot vazhdoni me mbrapshtira të turpshme kundër muslimanëve autoktonë shqiptarë.
Populli thotë, litari këputet duke u holluar ndërsa zullumi duke u trashur. Kam frikë se zullumi juaj po trashet deri në atë masë sa mund të këputet.
Këto veprime të shtetit shqiptar janë të turpshme dhe shumë të rrezikshme. Hiqni dorë nga veprime barbare të tilla. Nëse ka njerëz që janë anti shqiptarë dhe armiq të këtij populli janë pushtetarët e këtij vendi, jo muslimanët.
Sabri Lushi