LOGIN
Home » 28 nëntori, paganizmi dhe terroristi britanik, Enver Hoxha

28 nëntori, paganizmi dhe terroristi britanik, Enver Hoxha

by Kukes Post
0 comment

28 nëntori ka disa vlera historike. Në radhë të parë tregon se në ç’paganizëm e ka kthyer terroristi britanik Enver Hoxha këtë popull që nuk i ka ngelur mbi kokë veç festave, siç bënte Roma e lashtë në kohë krizash – organizonte lojëra që mbante publikun të ngërthyer, në atë që njihet si “bukë dhe aheng.”

Kështu bëjnë gjithmonë regjimet pushtuese dhe të korruptuara – i mbajnë njerëzit të angazhuar me nacionalizëm, humor, muzikë, aheng, dasma gjigande – që shpesh zgjasin me javë, shtim të numrit të festave, seks, drogë, degjenerim, shthurje, lakuriqësi, dehje, trullosje, dhe alkool.

Patjetër që pjesëmarrësit në këto banalitete, siç është edhe nacionalizmi, mendojnë për momentin se po bëjnë gjënë e duhur, aq më tepër që këto gjëra promovohen fort nga qeveritë sekulariste të korruptuara.

Në fakt, Perandoria Britanike e ka kthyer konceptin “bukë dhe aheng” në një industri marramendëse me anë të së cilës po mban një botë të kontrolluar. Kjo industri djallëzore përfshin futbollin, sportet e ndryshme që janë kthyer në biznes, humorin, muzikën, filmat, lajmet etj, ashtu siç përfshin edhe festat boshe të nacionalizmit.

Sa për sqarim ndaj shërbëtorëve të shërbimeve sekrete që janë aktivë online, të jesh qytetar shqiptar është koncept ligjor, dhe nuk ka të bëjë me faktin nëse i bashkohesh turmës apo kopesë së atyre që festojnë, të cilët në fakt kanë një arsye më tepër për ta çuar një ditë dëm në jetën e tyre dëm.

Përveç paganizmit të shëmtuar që nxjerr në pah 28 nëntori, një paganizëm që mbulon problemet therëse të popullit tonë, kjo festë po ashtu nxjerr në pah edhe agjentët dhe oficerët sekretë të shtetit.

Thënë kjo, jo të gjithë ata që festojnë janë paganë apo spiunë. Ka shqiptarë të ndershëm që kanë rënë viktimë e këtij paganizmi dhe banaliteti të organizuar nga qeveria e korruptuar. Fatkeqësisht ka edhe muslimanë që janë lagur nga llumi i kësaj forme të paganizmit.

Lusim Zotin e Madh që ta spastrojë Shqipërinë nga llumi i padrejtësi, i shtypjes shtetërore, nga korrupsioni i qeverisë, nga padrejtësia e gjykatave, nga shërbimet sekrete të kësaj qeverie të korruptuar, nga injorantët e dëmshëm, dhe nga paganizmi i shëmtuar që po ia merr frymën këtij vendi.

 

Sabri Lushi

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post