Dallimi mes fisnikërisë e pandershmërisë, mes burrërisë e mungesës së dinjitetit, mes të vërtetës e të kotës, apo qoftë edhe mes besimtarëve të Zotit e ushtrisë së djallit mund të paraqitet nga këndvështrime të ndryshme.
Burrëria e fisnikëria, morale të cilat feja islame iu ka dhënë një rëndësi të madhe në ngritjen e një shoqërie të drejtë e të shëndetshme, janë të lidhura ngushtë me mençurinë, dinjitetin, dhe brendësinë e njeriut. Me fjalë të tjera, burrëria e finsikëria – këto dy cilësi besimtarësh, burojnë nga mendja dhe nga zemra e njeriut, jo nga organet seksuale të tij.
Një shoqëri fisnike e me morale të larta e mban dinjitetin si kreditin e saj më të çmuar. Dinjiteti është kredit burrërie dhe kriter vlerësimi real për aftësinë e një shoqërie për të jetuar e për të prodhuar prosperitet. Ai nuk është as teatër, as naivitet, e as cilësi injorantësh.
Rrjedhimisht, për ta vlerësuar një shoqëri se sa e zhvilluar apo e civilizuar është, duhet parë se çfarë vlerësimi i bën trurit ajo shoqëri, se çfarë pozite i ka dhënë dinjitetit, çfarë marrëdhënie ka me zemrën e me mendjen, se ku fokusohet predikimi, propaganda e ligjërimi i udhëheqësve të asaj shoqëre.
Në këtë aspekt, degradimi total dhe kalbëzimi i pakthyeshëm i pushtetit sekularist britanik mund të diagnostikohet edhe nga aspekti i fisnikërisë, burrërisë, dhe se çfarë vlerësimi ka për mendjen ky lloj pushteti.
Për fat të keq, një pjesë e mirë e ligjërimit politik dhe e strategjive të luftës së mbajtjes së pushtetit me çdo kusht nga sekularizmi britanik është i fokusuar në brez e pushtë.
Sekularistët nuk flasin për ide, nuk i nxisin njerëzit që të gjenerojnë ide, që të fokusohet në ide. Ata nuk e vlerësojnë mendjen. Lufta e tyre nuk është luftë fisnike, që respekton një moral fisnikërie, por një luftë e një sekti politik i degraduar plotësisht.
Lufta politike e sekularistëve është e fokusuar në brez e poshtë. Lufta e sekularistëve është e fokusuar vetëm tek seksi, tek organet seksuale, tek prapanica, tek jashtëqitja, tek mbathjet, tek urina, duke përfshirë edhe detaje edhe me banale.
Nuk jam në gjendje ta them apo ta perceptoj nëse ka ekzistuar ndonjë entitet politik më i ndyrë se sekularizmi britanik më përpara në histori, por jam në gjendje ta them me plot bindje se nëse ka një rrymë politike barbare, një civilizim pagan, një llum të ndyrë ideologjik, një ushtri djalli në kuptimin më të vërtetë të fjalës, ky është sekularizmi britanik – pushteti modern që drejton botën, ideologjia politike e çdo qeveria moderne, duke filluar nga qeveria amerikane e duke mbaruar deri tek bota e gazetarisë.
Sekularistët britanikë – ndryrësirat e pushtetit, të gjithë ligjërimin politik e mbajnë të fokusuar tek seksi, jo tek truri; tek prapanica, jo tek mendja; tek jashtëqitja, jo tek zemra; tek mbathjet, jo vlerat morale.
“Filan kryetar bashkie bëri seks,” “ky u kap duke bërë seks,” “zbulohet një njeri që kishte bërë seks,” “Bill Clinton – kasapi i Ballkanit – bëri seks me sekretaren,” “Mbreti i Britanisë së Madhe – ai i cili i ka duart e lara në gjak – u divorcua,” “Filan princ u divorcua,” “U prish bota: një burrë ishte martuar me dy gra, dhe kishte bërë seks.”
Këto janë lajmet e sekularistëve. Kjo është lufta e ndyrësirave të politikës britanike dhe të organizatës terroriste të CIA-s. Kjo është lufta e të pafeve. Kjo është lufta e paganëve. Kjo është lufta e ushtrarëve të djallit, dhe këto janë simptomat e degradimit të sekularizmit britanik.
Kjo është çfarë pushteti na ofron. Pushteti i degraduar britaniko-amerikan nuk pyet për problemet e njerëzve, nuk i intereson drejtësia, dhe nuk ka për objektiv paqen. Ky pushtet i kalbur kërkon thjesht t’i mbajë njerëzit të ngërthyer me banalitet, që të mos i hapin sytë për të parë se në çfarë gremine po i shpie, prandaj lufta është e fokusuar në brez e poshtë.
Ky lloj pushteti ka degraduar plotësisht: që nga mbreti britanik e deri tek sekularistët më të thjeshtë të pushtetit. Nuk prodhojnë më ide, as nuk kanë çfarë t’i ofrojnë shoqërisë njerëzore. Ata nuk konkurojnë me ide, as me vlera apo me përdorimin e trurit; për këtë arsye, sekularistët kërkojnë ta tërheqin shoqërinë në fushën e betejës që është e fokusuar vetën në brez e poshte: tek seksi, prapanica, jashtëqitja, dhe tek brekurinat.
Zyrat e pushtetit sekularist, mediat sekulariste, dhe ambasada e SHBA e ajo britanike janë as më pak e as më shumë veçse bordello të politikës.
E çfarë mund të pritet tjetër nga paganët britaniko-amerikanë përveç se gjëra të tilla?!
Sabri Lushi
Janar 2024