Home » TYRBET DHE TEQETË E SHTETIT MODERN DHE BAZAT E POLITIKËS SEKULARISTE

TYRBET DHE TEQETË E SHTETIT MODERN DHE BAZAT E POLITIKËS SEKULARISTE

by Kukes Post
0 comments

Nëse qëllimi përfudimtar i djallit është largimi i njerëzve nga Zoti, qëllimi i shtetit modern është kontrolli i tyre. Në këtë aspekt, qëllimet e tyre herë përputhen, herë komplementojnë njëri tjetrin, e herë e përdorin njëri tjetrën për të arritur qëllimin e tyre, që gjithsesi ngelet largimi i njerëzve nga Allahu – Zoti i vërtetë që e ka lejuar këtë si sprove, jo si manifestim dobësie apo pamundësie.

Bazat e moralit të djallit janë mashtrimi, gënjeshtra, hipnotizimi, premtimi i gënjeshtërt, shantazhi, frika, konfuzioni, cytja, imazhi, reklama, magjia, shfrytëzimi i injorancës, kontrolli i mendjes dhe manipulimi i saj, naivitetit etj.

Nëse tyrbet apo teqetë në aspektin klasik administroheshin nga sharlatanë, që visheshin e silleshin në një mënyrë të caktuar, që bënin sikur të ishin njerëz të veçantë, mistikë, të pashpjegueshëm, sikur kishin lidhje të drejtëpërdrejtë me Zotin, apo se posedonin fuqi mbinatyrore, dhe njëkohësisht ia referonin këtë edhe një vendi apo objeti – teqja, pra, sikur vendi apo i vdekuri në varr shërbente për t’ua mbushur boshllëkun në shpjegimin logjik që njerëzit mund të kërkonin për fuqinë mbinatyrore e pretendueshme, shteti modern funksionon mbi të njejtat parime, por sharlatanët e tij nuk vishen si teveqelë dhe jo domosdoshëmrisht teqetë e tij ndërtohen mbi varre.

Kuptohet, shteti modern dhe teqeja, që të dyja kanë për objektiv final largimin e njerëzve nga Zotit, shfrytëzimin e tyre financiarisht, dhe kontrollin e tyre. Gjithsesi, nga njëra anë, shteti sillet si pragmatist, pra që ka për qëllim final kontrollin politik, por që e përdor konceptin teqe si mjet, ndërsa, nga ana tjetër, teqetë sillen sikur qëllimi i tyre final është largimi i njerëzve nga Zoti, por që e përdorin shfrytëzimin financiar si mjet. Të jetë si të jetë puna, herë përdoret largimi i njerëzve nga Zoti si mjet për t’i shfrytëzuar ata financiarisht e për t’i kontrolluar ata, e herë përdoret kjo e dyta si mjet që eventualisht t’i largojnë njerëzit nga Zoti. Nga çdo prizëm të t’i qasesh kësaj teme çon tek i njejti përfundim, në fakt, largimin e njeriut nga Zoti, që në vetvete është shtypja e tij.

Teqetë e shtetit modern janë ndërtesa grandioze, të bukura, ku administrohen me ceremonira e protokolle që nuk janë më pak konfruzuese e më pak të komplikuara se mashtrimet e tyrbeve të teveqelëve e sharlatanëve të mesjetës.

E gjithë struktura e shtetit modern është ngritur mbi mashtrimin dhe manipulimin e mendjeve të njerëzve: mënyra se si bëhen ligjet, se si zgjidhen zyrtarët, se si funksionon sistemi gjyqësor, se si arrestohen politikanët e hetohen në mënyrë teatrale, ceremonirat politike e shtetërore, ndërtimi i busteve dhe vendosja portreteve të politikanëve dhe ‘heronjëve’ kombëtarë, shfrytëzimi i shërbimeve sekrete për përhapjen e legjendave, mënyra se si ekonomia funksionin dhe mashtrimet me shifrat buxhetore, ndërtimi i infrastrukturës grandioze e bombastike – që më shumë përqëndrohet tek imazhi se sa funksionaliteti, siç janë ndërtimi i tuneleve e urave gjigande, uniformat e politikanëve, xhaketat e tyre firmato, apo çantat e shtrenjta të grave politikane, fjalori që zgjedhin për të komunikuar me turmat, apo imazhet e tyre që ua hedhin turmave, të gjitha këto janë pjesë e mashtrimit, hipnotizimit të masave, të shfrytëzimit të tyre financiar, të mbajtjes së tyre nën tutelën e kontrollit politik, dhe mbi të gjitha, e gjithë kjo makineri mashtruese është burimi kryesor i të keqës dhe largimit nga Zoti.

Teqetë e shtetit modern janë shkollat sekulariste, që funksionojë as më pak e as më shumë se sa mbi parimet e teveqelëve e sharlatanëve të mesjetës. Përmes një përfitimi të vogël, qëllimi final i shkollave është kontrolli i njerëzve, shfrytëzimi i kohës së tyre, shpërlarja e trurëve të tyre, manipulimi, mashtrimi, përhapja e informacionit shkencor të rremë, përhapja e propagandës shtetërore në emër të nacionalizmit apo patriotizimit, mashtrimi mbi historinë, demoralizimi i studentëve, hipnotizimi e degjenerimi i tyre, premtimet ndaj tyre se një ditë mund të bëhen njerëz të suksesshëm apo milionerët më të mëdhenj në botë, por që në vetvete shkolla nuk të garanton as punë e as të ardhme – gjithçka është një iluzion e mashtrim. Këto janë shkollat, pra, që në thelb nuk kanë dallim nga teqetë e tyrbet e mesjetës, qoftë në kontrollin e njerëzve, e qoftë edhe në largimin eventualisht të tyre nga Zoti. Shkollat dhe universitetet sekulariste janë burimi më i madh i të keqes, i degjenerimit, i antifesë dhe ateizimit.

Teqetë e shtetit modern janë mediat. Ato nuk kanë asnjë qëllim tjetër veçse t’i mashtrojnë njerëzit, të përhapin progagandën e shtetit, të përhapin degjenerim moral, t’i kontrollojnë truret e njerëzve e t’ua mbushin me xhepura, t’ua zënë atyre kohën, t’iu krijojnë në mendjet e tyre iluzione e konfizim, t’i gënjejnë ata, t’iu bëjnë shantazh, të përhapin frikë, e mbi të gjitha, t’i largojnë njerëzit nga Zoti. Mediat janë shumë më të forta e më efikase se teqetë e dervishëlerëve mesjetarë. Mediat luajnë me imazhin, përdorin figurën e zërin, dhe shfrytëzojnë çdo mjet manipulimi, ekzaktësisht si shehlerët e dervishëlerët e mesjetës.

Teqetë e shtetit modern janë bankat. Ato funksionojnë mbi të njejtat parime: gënjejnë e mashtrojnë kur të japin kredi, bëjnë premtime, kanë ndërtesa të bukura, nuk t’i sqarojnë mirë kushtet e kredisë, përdorin emocionet dhe mungesën e informacionit për t’i bindur njerëzit të marrin kredi, sillen sikur janë të pavarura nga shteti, sillen sikur tregu bankar nuk është monopol i vetëm një banke, të premtojnë zgjidhjen e halleve – ekzaktësisht si teqetë, dhe e gjitha kjo ka vetëm një qëllim: kontrollin finaciar e politik të shoqërisë përmes aplikimit të interesit bankar, që iu shkakton një barrë të papërballueshme njerëzve. Njëkohësisht, kontrolli politik e financiar kontribuon domosdoshmërisht tek largimi i njerëzve nga Zoti. Një person i cili ka marrë kredi, që pasi të hyjë në boxh zgjohet nga gjumi për ta kuptuar gabimin, nuk ka luksin për të pyetur nëse diçka bën apo nuk bën, nëse është harm apo hallall, nëse kjo punë është e mirë apo e keqe, sepse në fund të muajit duhet të paguajë një pjesë të shumës së borxhit e një pjesë të interesit të akumuluar tek banka, e cila me ndihmën e shtetit që ka mbrapa nuk të fal as edhe një qindrakë.

Institucionet e kultit, si teqetë, tyrbet, shteti, parlamenti, bankat, mediat, shkollat, gjykatat etj, funksionojnë mbi të njejtat parime që teqetë e mesjetës apo kisha katolike e Romës funksiononin.

Sot, mashtrimi e shfrytëzimi ekonomik nuk na vjen më kaq shumë nga teqetë e tyrbet e sharlatanëve e dervishëlerëve të mesjetës, por nga vetë shtetit, nga mediat, nga bankat, shkollat sekulariste, nga parlamenti e gjykatat e sharlatanëve, që sillen si shehlerët e mesjetës, që aplikojnë të njejtat parime, që mashtrojnë si ata, që aplikojnë ceremonira mashtruese e protokolle shumë të ngjashme me ato të dervishëlerëve të mesjetës.

Ne si muslimanë duhet të bëjmë një punë më të madhe për t’i sqaruar njerëzit se cilat janë kultet mashtruese, se si funksionon shteti modern me gjithë parimet e tij mashtruese, duhet t’ua sqarojmë njerëzve mashtrimet fiskale të shtetit modern, të bankave, mashtrimet e mediave, e të shkollave në mënyrë që njerëzit të ruhen nga mashtrimet e tyre.

Sabri Lushi

Prill 2024

 

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post