Home » NACIONALIZMI ËSHTË PAGANIZËM DHE PUSHTIM BRITANIK

NACIONALIZMI ËSHTË PAGANIZËM DHE PUSHTIM BRITANIK

by Kukes Post
0 comments

Nacionalizmi që sot promovohet kaq shumë, lartësohet e kremtohet nga politika, nuk ka të bëjë me dashurinë për tokën, pronën, për vendin ku ke lindur, për familjen apo fisin. Të gjitha këto na i ka shkatërruar pushteti britanik: ua ka marrë pronat njerëzve, ua ka shkatërruar vend-lindjen, i ka detyruar njerëzit ta braktisin vendin ku kanë lindur, e ka shkatërruar rendin fisnor e familjar sepse të gjitha këto janë domosdoshmëri të pushtimit britanik: t’i kontrollojë njerëzit përmes përçarjes, përmes cënueshmërisë ekonomike duke ua zaptuar pronat, e duke i kthyer në individë pa fis e pa lidhje të forta familjare. Pushteti britanik është pushtet komunist.

Kështu që, në realitet nacionalizëm do të thotë kremtim dhe nështrim ndaj pushtetit britanik botëror; do të thotë hutim e mashtrim; do të thotë zhvendosje e vëmendjes nga gjërat e rëndësishme, siç është prona, familja, e fisi, në fokusim në gjëra pagane mashtruese, siç është ky lloj nacionalizmi bosh: flamur, muzikë, zhgarravina në hartë pa asnjë lloj vlere, dhe ceremonira pagane – siç bënte Perandoria Romake në ditët e saj të rrënimit: bukë e cirk.

Ky lloj nacionalimi i bezdisshëm ka për qëllim të maskojë pushtetin e armikut – Amerikës dhe Monarkisë Britanike; ka për qëllim të fsheh natyrën e vërtetë të pushtetit: ligjet pagane britanike dhe skllavërimin ekonomik e ideologjik të kombeve.

Në vend që të fokusohemi tek gjërat e dobishme, tek gjërat që kanë rëndësi, siç është familja, fisi, lidhjet e forta komunitare, ligjet, gjykatat, taksat, stili i jetës, pushteti na bën që të fokusohemi tek përrallat e ceremonirat pagane që nuk kanë asnjë vlerë.

Për fat të keq, ka shumë fetarë, muslimanë e jo muslimanë, klerikë e besimtarë të zakonshëm, që e promovojnë nacionalizmin britanik pagan nën justifikimin se feja e stimulon dashurinë për vendlindjen, për familjen, për pronën e për komunitetin. Këta janë mashtrime djallëzore.

Feja e stimulon dashurinë për vendin ku ke lerë, për familjen, për lidhjet e sinqerta mes njerëzve, për pronën e për financat e pavarura, por feja nuk e stimulon pushtetin britanik, as ligjet pagane britanike, as zhgarravinat në hartë që i ka skicuar Monarkia Britanike të cilat i quan kufij, as spiunizmin shtetëror, as ceremonirat pagane shpërqëndruese nga e vërteta, dhe as flamujt e qesëndisë.

Jo!

Feja islame promovon të kundërtën e këtij lloj nacionalizmi britanik pagan. Po të hedhësh një vështrim mbi ata qe e kremtojnë këtë lloj paganizmi, janë vetëm spiunët e shtetit, agjentët e pushtetit britanik, mëkëmbësit e pushtetit amerikano-britanik, dhe servilët që shiten për një kafshatë buke.

Nuk gjen intelekualë të sinqertë, as burra me dinjitet, e as dijetarë muslimanë të bëhen pjesë e këtyre ceremonirave pagane britanike, aq më tepër që ta kremtojnë nacionalizmin pushtues britanik, por kur vjen puna tek prona, tek familja, tek mos braktisja e vendit ku ke lerë, dhe tek forcimi i lidhjeve komunitare, dijetarët janë të parët që e promovojnë.

Sabri Lushi

Nëntor 2024

 

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post