Të gjithë e mbajmë mend historinë e një kosovari të pasur, emrin e të cilit do ta evitoja ta përmendja, i cili para ca vitesh formoi një parti politike, bashkëpunoi me muslimanët, u zgjodh president, shumë shpejt u largua nga posti i presidentit, dhe pasi u tall me muslimanët, i përshëndeti duke ngritur gishtin e mesit.
Kështu i mashtron Amerika e pabesë muslimanët. Kjo është natyra e pushtetit amerikan: tallje, pabesi, mashtrim përmes spiunëve, nënçmim, poshtërim, shtypje, dhe skllavërim.
I njejti person, i cili hiqet si më i pasuri i Kosovës, por nuk është asgjë tjetër veçse një spiun dhe aktor i pushtetit amerikano-britanik, deklaroi para ca ditësh në një intervistë rreth jetës së tij se ai ka mes të tjerash edhe dy vajza të lindura jashtë lidhjes martesore; e shprehu një gjë të tillë në mënyrë të qëllimtë, duke qeshur, dhe me plot krenari – se ai ka dy vajza nga lidhje jashtë martesore.
Nuk është në natyrën e muslimanit dhe as prej moralit islam të merremi me jetën private të askujt, dhe për këtë arsye nuk po e përmend ermin e personit në fjalë, por pjesa që përbën interes publik është glorifikimi i gabuar i lindjes së fëmijëve nga marrëdhëniet jashtë-martesore, gjë që ka të bëjë me vetë konceptin e familjes si shtylla themelore e shoqërisë.
Nuk ka dyshim se ky person publik – ish president, duke marrë në konsideratë audiencës që ai ka, nuk e ka bërë një deklaratë të tillë në mënyrë të rastësishme, por krejt qëllimisht për të çuar përpara agjendën amerikane të shkatërrimit të familjes në Kosovë si pjesë e agjendës globale të shkatërrimit të familjes e të skllavërimit të njeriut.
Lindja e fëmijëve brenda lidhjes martesore është mekanizmi hyjnor dhe natyral për ndërtimin e një shoqërie të shëndoshë, për ruajtjen e të drejtave të fëmijëve, për sigurimin e reputacionit më të mirë të fëmijëve, për prezervimin dhe çimentimin e konceptit të familjes si një entitet ekonomik, politik, e komunitar, dhe për shëndetin psikologjik optimal të pasardhësve tanë.
Në fenë islame, fëmijët duhet të lindin vetëm nga shtratit të martesës. Çdo fëmijë i lindur jashtë lidhjeve martesore nuk trashëgon. Thënë kjo, fëmija nuk ka faj. Ai ose ajo është pjesë e shoqërisë, por fakti që ka lindur jashtë lidhjeve martesore automatikisht e bën të humbasë disa të drejta, jo si mekanizëm për ta penalizuar fëmijën, por si stimul për forcimin e familjes dhe për ta dekurajuar në mënyrë të pakompromis çdo element që e shkatërron familjen.
Një shoqëri e padisiplinuar dhe kaotike, ku njerëzit bëjnë marrëdhënie seksuale si kafshët – me kë të takojë rastësia dhe kur të ta dojë qejfi, ku fëmijët lindin si rezultat i aksidenteve seksuale, ku njerëzit nuk respektojnë asnjë protokol natyror të rritjes në mënyrë të shëndetshme të fëmijëve, kjo i intereson vetëm atyre që duan ta shkatërrojnë shoqërinë, që duan ta nënçmojnë njeriun, dhe që duan ta skllavërojnë shoqërinë njerëzore.
Njerëzit e lirë kanë familjes, kanë dinjitet, dhe fëmijet iu përkasin prindërve të tyre ndërsa babai është kujdestari. Nga ana tjetër, skllevërit nuk i kanë këto të drejta në mënyrë të plotë. Fëmijet e skllevërve lindin skllevër dhe jeta e tyre është t’i shërbejnë skllavopronarit. Këtë kërkon të arrijë Amerika: skllavërim.
Pushteti amerikano-britanik kërkon të mbajë pushtet absolut e tiranik në botë, kështu që një shoqëri e shpartalluar, me familje të rrënuar, me fëmijë të lindur jashtë lidhjes martesore, një shoqëri e tillë është më kollaj për t’u kontrolluar. Amerika do kontroll. Amerika do skllevër. Amerika është makina shkatërruese që e konsideron njeriun thjesht një vegël në industrinë e saj kapitaliste.
Kosovarët duhet të reagojnë ashpër kundër këtij halabaku imoral i cili glorifikon në publik faktin se ai ka dy vajza të lindura jashtë kurorës së martesës, duke kërkuar të shërbejë si shembul për ndryshimin e standardit të familjes.
Për fat të keq, lufta amerikane kundër muslimanëve kosovarë, kundër shkatërrimit të familjes, dhe kundër fesë islame është më e ashpër se kurrë. Amerika terroriste nuk ka hyrë në Kosovë nga dashuria për kosovarët, por për ta shkatërruar atë, për ta kthyer në një vend pagan e ndërsa muslimanët kosovarë për t’i skllavëruar.
Sabri Lushi
Dhjetor 2024