Popullsia e Kosovës është 93% muslimanë. Kjo është një shifër, por pyejta është se sa ky numër përkthehet në natyrën e shtetit të Kosovës, në ligjet kosovare, në natyrën e kodit penal, kodit civil, në natyrën e sistemit arsimor, në kulturën kosovare, në sistemin ekonomik kosovar, dhe në fuqinë politike të këtij numri.
Jo se statistikat nuk kanë rëndësi, por ky numëmr nuk duhet të ngelen në nivelin e amballazhit, as nuk duhet të keqpërdoren për të dhënë mesazhin e gabuar, dhe as qasja jonë ndaj këtij numri nuk duhet të jetë naive. Edhe po të jenë 100% e kosovarëve muslimanë sipas statistikave, por ligjet janë 100% britanike, kodi civil është 100% britaniko-amerikan, ekonomia kontrollohet 100% nga britaniko-amerikanët dhe spiunët e tyre, nëse kodi penal është 100% i huazuar nga britaniko-amerikanët, nëse gjykatat i kontrollojnë amerikano-britanikët, nëse kultura e njerëzve është e ndikuar nga Amerika dhe Britania e Madhe, nëse mediat janë të kontrolluara nga britaniko-amerikanët, nëse arsimi është i modelit britaniko-amerikan, e nëse administrata fetare (BIK) është e kontrolluar nga Amerika, atëherë ç’rëndësi ka ky numër? Kujt i shërben? Për çfarë shërben? Për të vërtetuar se musliman do të thotë praktikim i fesë me kohë të pjesshme? Apo do të thotë se feja është një gjë ndërsa ligjet, shtetin, politikën, ekonominë, dhe arsimin nuk ka rëndësi kush i kontrollon?
Amballazhi ka rëndësinë e amballazhit dhe vetëm kaq.
Sabri Lushi