Home » HISTORIA E SHKATËRRIMIT TË FAMILJES QË NGA PUSHTIMI I 1912-TËS DHE SUPA E GATUAR E TRADHTARËVE NAIVË

HISTORIA E SHKATËRRIMIT TË FAMILJES QË NGA PUSHTIMI I 1912-TËS DHE SUPA E GATUAR E TRADHTARËVE NAIVË

by Kukes Post
0 comments

Po të ndodhte që një dijetar musliman të kishte mundësinë të jetonte që nga pushtimi britanik i 1912-tës deri në ditën e sotme, ai do të dëshmonte edhe një herë, në fakt edhe më i bindur se kurrë, se Kur’ani është libër e zbritur nga Zoti dhe se Profeti Muhammed (paqja e Allahut qoftë mbi të) është i dërguar i Tij, kjo bazuar në realitetin afirmues që do të shikonte me sytë e tij se çfarë po ndodh në vendet tona dhe se sa naivë njerëzit janë.

Shqiptarët naivë e të komunistizuar, madje edhe muslimanët e komunistizuar, ulërasin sot pro familjes, pro vlerave tradicionale shqiptare – siç i quajnë ata, thua vallë se lidhjet farefisnore, rëndësia politike e sociologjike e familjes apo fisit, vlerat njerëzore, apo edhe të vërtetat natyrore, siç është gjinia e martesa, u dashkan të ekzistojnë ashtu vetëvetiu e të merren të mirëqena.

Kur njeriu gjendet në një situatë kur e shikon se mirësitë e Zotit po i ikin një e nga një, siç është familja, gjinia, ndasia grua-burrë, kur burri të bëjë rolin e tij e kur gruaja të bëjë rolin e saj, kur vlerat shoqërore shkulen një e nga një si gozhdat që i shkulen trupit të anijes e cila është në prag të fundosjes, dhe fillon e ulërin: vlerat, familja, gjinia, kultura, ‘ishim mirë,’ e të tjera nga këto pasthirrmat e dëshpërimit, aty e shikon se këta njerëz kanë qenë të verbër e të shkujdesur nga realiteti ku kanë jetuar ata.

Familja si një mirësi e madhe e Zotit nuk po prishet sot në Republikën e Shqipërisë, por ka filluar të prishet që nga pushtimi i i madh i 1912-tës, që kur shumë shqiptarë tradhëtuan vendin e fenë e tyre dhe u ngritën kundër Perandorisë Osmane – e cila përfaqësonte fenë dhe traditën, dhe iu bashkuan Perandorisë Britanike – e cila përfaqësonte komunizmin, sekularizmin, dhe anti fenë.

Familja si një mirësi e madhe e Zotit ka filluar të prishet që kur shqiptarët u ngritën kundër fesë islame dhe iu bashkuan komunistëve. Ata vendosën të mos rezistonin. U dorëzuar për një kafshatë buke të nënçmuar apo për pak para të ofruara nga pushteti komunist britanik i asaj kohe që drejtohej nga agjenti perëndimor Evner Hoxha.

Familja shqiptare është prishur që kur shqiptarët e kanë shitur njëri tjetrin për para, dhe kanë bashkëpunuar me pushtetin, qoftë pushtetin e Zogut, të Ever Hoxhës apo me këta komunistët pasardhës të tyre në këto tre dekatat e fundit.

Familja shqiptare është prishur që kur kosovarët – bashkëshqiptarët tanë në veri – filluan të brohorasin “rroftë Amerika!” Ja, kjo është Amerika, dhe ky është perëndimi.

Familja shqiptare është prishur që kur shqiptarët filluan të brohorasin pro Bashkimit Europian dhe pro Europës Perëndimore. Po çfarë kanë pandehur këta të gjorë: se Europa jep para ashtu sepse i ka për t’i hedhur apo se Amerika është shtëpi bamirëse ndërkohë që vetë shqiptarët janë gati për ta vrarë njëri tjetrin për para?

Europa dhe Amerika nuk janë nocione vetëm gjeografike: ato janë ideologji. Të bëhemi pjesë e Bashkimit Europian do të thotë të pranosh vlerat amerikano-europiane, vlera të cilat janë kundër familjes, kundër fesë, kundër fesë islame më specifikisht, kundër ligjeve të Zotit në tokë, kundër adhurimit dhe bindjes së Zotit, kundër traditës së Profetit Muhammed (paqja qoftë mbi të), kundër jetës së begatë, kundër prosperitetit, dhe kundër çdo gjëje që ia bën njeriut jetën të mirë.

Europa dhe Amerika janë nocione politike. Qeveritë moderne kanë vetëm një objektiv: t’i kontrollojnë njerëzit politikisht, dhe janë të gatshëm të gjejnë strehim tek çdo mënyrë apo strategji që çon ujë tek ky qëllim, që është kontrolli politik, duke përfshirë shkatërrimin e familjes.

Bashkimi Europian është thjesht luftë kundër moralit, kundër fesë islame, kundër familjes, dhe kundër zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik sepse realizohet kontrolli dhe nënshtrimi i njerëzve më lehtë. BE do të thotë kontroll politik, shtypje, dhe skllavërim ekonomik, por në mënyrë shumë graduale.

Në konkluzin, familja nuk mbahet se dua unë apo se duan shqiptarët. Ato të ashtuquajtura vlera tradicionale, gjini, martesë, apo zhvillim i qëndrueshëm ekonomik nuk ekzistojnë vetëvetiu, por ato do të vazhdojnë të ekzistojnë vetëm nëse njerëzit do t’i kthehen fesë islame dhe besimit në Zot.

Allahu nuk i ka dërguar të dërguarit e Tij se ka nevojë që njerëzit ta adhurojnë apo t’i binden Atij. Aspak! Allahu nuk ka nevojë për askënd. Ai është krijues dhe i vetëmjaftueshëm. Madje, Ai nuk ka nevjë as për falenderimin e lavdrimin e njerëzve. Njeriu nuk është asgjë tjetër veçse një pikë uji në oqean, qenie shumë e dobët, dhe që është krijuar nga sperma – diçka me erë të keqe. Kështu e përkujton Kur’ani njeriun me origjinën e tij për t’ia treguar vendin që ka.

Allahu i ka dërguar të dërguarit dhe i ka zbritur librat – i fundit i tyre Kur’ani, si instruksione, mësime, e ligje të domosdoshme për të jetuar jetën në tokë. Nëse njerëzit do të kishin aftësi për të jetuar vetë pa instruksione hyjnore, nëse do të kishin aftësi vetë për ta organizuar shoqërinë, martesën, dispozicionet e martesës e të divorcit, trashëgimisë, obligimet e të drejtat e farefisit ndaj njëri tjetrit, madje edhe për të kuptuar rolet gjinore të burrit e të gruas, atëherë nuk do të kishte nevojë as për profetë, as për libra të shenjtë, e as për fe.

Me sytë tanë po e vëmë re se ku shkon shoqëria kur i largohet fesë, se ku arrin shoqëria kur zbaton ligjet britanike, apo ligjet e Bashkimit Europian. Me sytë tanë po shikojmë se sa të verbër janë njerëzit kur nuk kanë dritë hyjnore. Me sytë e tanë po vështrojmë naivët që ulërasin si të ngritur nga gjumi i harresës.

Ajo çfarë po ndodh sot në Shqipëri është vetëm fillimi i makabrave e tmerreve shoqërore që do të dëshmojmë në të ardhmen e afërt. Do të shikojmë në Shqipëri një kopje të keqe të Europës e të Amerikës së shkatërruar përveçse nëse shqiptarët do të zgjohen nga gjumi e t’i kthehen fesë islame; e theksoj: fesë islame si e vetmja fe legjitimisht hyjnore. Fetë apo ideologjitë e tjera janë shtojca të politikës së kalbur.

Sot shqiptarët, shumë prej tyre tradhtarë e hipokritë dhe pasardhës të tradhtarëve të atyre që bashkëpunuan me armiqtë britanikë përpara një shekulli, po shijojnë supën që e kanë gatuar me duart e tyre apo me duart e paraardhësve të tyre. Këtë supë kanë filluar të shikojnë edhe shqiptarët kosovarë që vazhdojnë ta mbajnë bustin e një përdhunuesi seksual në mes të Prishtinës.

Falenderuar qoftë Zoti i Madh që nuk i bën padrejtësi askujt. Përkundrazi, Ai vonon dhe iu jep njerëzve mundësi të zgjohen nga gjumi i harresës.

Sabri Lushi

Nëntor 2025

You may also like