ROLI I GRUAS NËN SISTEMIN POLITIK BOTËROR AMERIKANO-BRITANIK
Fjala rreth së cilës sillet i gjithë sistemi politik sekularist amerikano-britanik është kontrolli. Edhe pse kjo nuk është një gjë e gabuar, sepse kontrolli është i paevitueshëm në jetën e kësaj bote burimet natyrore të së cilës janë të kufizuara, problemi qëndron tek qasja që amerikano-britanikët kanë ndaj këtij koncepti.
Nëse feja islame e trajton kontrollin si domosdoshmëri e organizimit të jetës sociale e politike të shoqërisë njerëzore për t’i shërbyer një qëllimi shumë madhor, siç është të jetuarit të jetës sipas udhëzimit hyjnor, që përputhet plotësisht me natyrshmërinë e njeriut, e njëkohësisht për ta përgaditur atë për jetën e përhershme në Parajsë burimet e së cilës janë pakufi, sekularizmi amerikano-britanik e konsideron kontrollin e njeriut si qëllim në vetvete.
Për të qenë objektiv, amerikano-britanikët kanë arritur të ngrenë sistemin politik më efikas e më të sofistikuar për kontrollin e njeriut. Nuk besoj se në historinë e njerëzimit ka ekzistuar ndonjë sistem politik kaq i mirë-organizuar e kaq tiranik sa i përket kontrollit.
Kontrolli politik është thelbi i komunizmit amerikano-britanik. Ai është themeli mbi të cilin është ngritur shteti modern sipas modelit amerikano-britanik. Kontrolli politik ka qenë dhe vazhdon të jetë motivi i zbulimeve shkencore, i zhvillimeve shoqërore e teknologjike, i ndryshimit rrënjësor të sistemit ekonomik, i ndryshimeve kulturore, dhe i reformimit të vazhdueshëm të sistemit ligjor anembanë botës. E gjitha për ta konsoliduar e sofistikuar kontrollin politik të shoqërisë njerëzore.
Sa i përket gruas dhe rolit të saj në prizmin e sekularistëve amerikano-britanikë, nuk ka dyshim se është investuar politikisht pafund për ta transfrormuar atë dhe rolin e saj plotësisht në mënyrë që t’i shërbejë në maksimum kontrollit politik.
Amerikano-britanikët kanë menaxhuar si asnjëherë më parë ta nxjerrin gruan nga pushteti natyror i familjes, dhe ta vendosin atë nën pushtetin e shetit sekularist amerikano-britanik. Babai e bashkëshorti nuk janë më kujdestarët e saj, por shteti, që në vetvete është pushteti global amerikano-britanik. Gruaja është subjekt i shtetit, e kontrolluar nga shteti, që varet nga shteti, që i shërben shtetit, e që pushtetin apo kujdestarinë parësore mbi të e ka shteti.
Gruaja tipike moderne, ashtu siç amerikano-britanikët e kanë projektuar në laboratorët e tyre të industrisë së kontrollit të njeriut, është një shërbëtore e shtetit. Ajo duhet të edukohet nga shteti, të mbrohet nga shteti, të mbështetet financiarisht direkt dhe në mënyrë independente nga shteti, e për rrjedhojë, ajo duhet t’i bindet shtetit në mënyrë formale e informale. Bashkëshorti dhe babai i vërtetë i gruas moderne është shteti sa i përket kujdestarisë së saj.
Objektivi final i shtetit modern sipas modelit amerikano-britanik, çdo grua duhet të kontrollohet nga shteti, ashtu sikurse çdo grua duhet të jetë spiune apo agjente e shtetit sepse vetëm kështu maksimizohet kontrolli i shoqërisë. Me fjalë të tjera, shteti ka akses informal, apo sekret, ndaj çdo gruaje, sidomos nëse kërkohet një gjë e tillë për arsye politike.
Kjo është një nga shumë arsyet se pse shoqëria moderne po shkatërrohet. Perëndimi në vetvete është shpartalluar nga pikëpamja sociale. Gruaja perëndimore e ka humbur çdo aftësi për të luajtur rolin e saj natyral: për të formuar familje, për të lindur fëmijë, e për t’i edukuar ato.
Shkatërrimi dhe transformimi i gruas në shërbëtore e spiune shteti është themeli i shkatërrimit të familjes apo i martesës. Sipas ligjeve amerikano-britanike, që në të vërtetë janë ligje mesjetare nga pikëpamja e tiranisë politike, martesa mes një burri e një gruaje është thjesht një mekanizëm kontrolli dhe një mjet shumë i volitshëm për goditjen politike në mënyrë të parikuperushme të mijëra e miliona burrave energjia dhe talenti i së cilëve do të ishte pengesa kryesore për zbrapsjen e tiranisë politike amerikano-britanike globale.
Fatkeqësisht, amerikano-britanikët jo vetëm që nuk po zbrapsen nga përhapja e shkatërrimit në Perëndim, por ata po këmbëngulin që këto ligje e politika anti-njerëzore t’i përhapin me të njejtin intensitet në vendet muslimane, apo qoftë edhe në vende me origjinë muslimane siç është Shqipëria.
Kështu që është detyra jonë qytetare që t’i ekspozojmë politikat e mbrapshta amerikano-britanike, dhe t’i denoncojmë publikisht ligjet anti-njerëzore amerikano britanike, ligjet e shkatërrimit të njeriut, dhe ligjet e shkatërrimit të familjes.
Shteti modern kontrollon gjithçka: tokën, ekonominë, bankat, arsimin, ligjet, gjykatat, policinë, ushtrinë, akademitë e shkencave, mediat, tregjet, furnizimin ushqimor, punëdhënien, taksat, licensat e bizneseve, transportin, printimin (emetimin) e parasë, mediat, shtëpitë botuese, institucionet fetare, por mbi të gjitha, shteti modern kontrollin njeriun. Edhe pse që të dy, burri e gruaja, janë të kontrolluar nga shteti modern, kontrolli i gruas në mënyrë të drejtëpërdrejtë nga shteti, duke e anashkaluar babain apo bashkëshortin, është shkelja më flagrante nga pikëpamja politike e shtetit modern sipas modelit amerikano-britanik.
Nën Qeverinë Botërore Amerikano-Britanike shumë gjëra nuk mund t’i ndryshojmë; ato janë jashtë kapacitetit tonë individual, por kemi në dorë t’i edukojmë njerëzit e t’i bëjmë ata me dije rreth nivelit të kontrollit politik që na është diktuar nga amerikano-britanikët, kontroll i cili po e shkatërron njerëzimin.
Ashtu sikurse një djalë i ri i cili planifikon të ndërtojë familjen e tij duhet të ketë dituri rreth detyrave të tij si kujdestar i familjes, rreth cilësive të një gruaje të përshtatshme, po ashtu ai duhet të ketë njohuri edhe për rolin e gruas në shtetin modern, për ligjet anti-familje që na janë imponuar, dhe për politikat globale amerikano-britanike për shkatërrimin e familjes.
Vetëdija dhe dituria janë armët më të mira për t’u mbrojtur nga tirania e shtetit modern. Jetojnë në kohën e kontrollit të madh. Jetojmë nën sistemi global amerikano-britanik i cili ka arritur nivelin më të lartë të kontrollit politik që shoqëria njerëzore ka dëshmuar, kështu që kërkohet vitëdije e lartë dhe dituri fetare për t’i shpëtuar zullumit shtetërore apo qoftë edhe për ta mitiguar atë.
Sabri Lushi
Qershor 2026
Discover more from Kukes Post
Subscribe to get the latest posts sent to your email.