HOXHALLARËT DHE QASJA JO E DUHUR NDAJ TË ASHTUQUAJTURIT SHPOPULLIM TË SHQIPËRISË
Përveç intelektualëve e zërave publikë shqiptarë, edhe hoxhallarët e klerikët musilmanë po reagojnë në lidhje me fenomenin tashmë të njohur si ‘shpopullim i Shqipërisë.’ Sipas statistikave zyrtare, shqiptarët janë ndër popujt me përqindje emigrimi më të lartë në botë, duke u barazuar me disa nga vendet që kanë qenë në luftë për dekada të tëra, siç është rasti i Libanit. Pra, të gjithë biem dakord se shpopullimi është një shqetësim real dhe i prekshëm.
Në radhë të parë, fakti që hoxhallarët me të drejtë e kanë ngritur këtë shqetësim nëpër minberet e xhamive, kjo tregon, për mendimin tim, se shpopullimi është i drejtuar më shumë ndaj muslimanëve. Ky fenomen nuk është i vërtetë vetëm në Shqipëri, Kosovë, Bosnje, apo Maqedoni e Veriut – aty ku jetojnë muslimanët autoktonë të Europës, por shkatërrimi i vendeve muslimane përmes luftërave amerikano-britanike, prishja e ekonomive të vendeve të tyre, embargot, e deri tek nxitja e muslimanëve që të braktisin vendet e tyre e të emigrojnë në Perëndim është një e vërtetë empirikisht e verifikueshme.
Me fjalët të tjera, shpopullimi, emigrimit, apo dislokimi i popullsisë është një strategji lufte parësisht kundër ummetit islam, por kjo nuk përjashton edhe etnicitetet apo popullsitë e feve të tjera.
Sa i përket trajtimit politik apo intelektual të kësaj lufte të heshtur demografike që ka karakter global, jo vetëm ndaj populli të caktuar, qasja ndaj saj nga pikëpamja kombëtare, patriotike, apo nacionaliste është e gabuar për mendimin tim. Kjo është pika që mendoj se hoxhallarët po artikulohen jo siç duhet pavarësisht dëshirës së tyre të mirë, dhe këtë nuk e vëmë në diskutim.
Qytetari i thjeshtë nuk është nacionalisht; qytetari i zakonshëm është pragmatist, kërkon të punojë, të mbajë familjen, të investojë për të ardhmen, dhe t’i bëjë vend vetes që të kalojë një pleqëri të rehatshme nëse Zoti i jep jetë. Ashtu siç thotë një proverb latine, ‘aty ku është mirë, është vendlindja.’
Popullit të thjeshtë nuk i intereson shumë çështja kombëtare, se po ngelen viset tona bosh, se po zëvendësohen me etnicitete të tjera, apo se po zhduket gjuha e kultura shqiptare. Këto nuk kanë asnjë kuptim për shqiptarin e zakonshëm. Madje kjo tregon se patriotizmi e nacionalizmi janë propagandë politike e strategji shtetërore që populli në fund të ditës i percepton si gjëra boshe, që nuk mund t’ua shtrosh fëmijëve në darkë në tavolinë për të ngrënë.
Ajo çfarë i intereson një babai, një nëne, apo një të riu që kërkon të ndërtojë jetën është niveli i jetesës apo jetueshmëria. Për ta, vendlindja e vërtetë është aty ku ka punë, siguri, ligje të drejta, të ardhme për fëmijët, mertesë të shëndoshë, sistem shëndetësie të mirë e të përballueshëm, ku ka moral, jetë sociale, dhe dobishmëri. Në këtë dimension operon qytetari i thjeshtë, e jo me parulla politike, siç është nacionalizmi, që sa po t’i prishet interesi vetjak e hedh në kosh të plehrave.
Ajo çfarë hoxhallarët duhet t’ua bëjnë me dije popullit të thjeshtë apo muslimanëve është e vërteta e hidhur e Perëndimit. Njerëzit duhet të sqarohen se Perëndimi nuk është ai që reklamohet në Shqipëri, duhet t’u bëhet me dije se Amerika është mashtrimi më i madh që i është shitur botës, dhe se në Britani të Madhe e Kanada nuk ka një të ardhme për fëmijët e tyre. Pikërisht, ato gjëra për të cilat shqiptari braktis vendlindjen e tij nuk do t’i gjejë në Europë e as në Amerikë, as punën, as një jetësë më të mirë, e as një të ardhme më të garantuar sepse Perëndimi është i rrënuar.
Vërtetë në Shqipëri ka vështirësira ekonomike e politike, por vendlindja të jep atë që Perëndimi nuk ta jep; në vendlindje njeriu ka reputacionin, shoqërinë, njeh kulturën, gjuhën, dhe mbi të gjitha është qytetar legjitim – ‘guri i rëndi në vendin e tij,’ thotë populli.
Këtë duhet të vënë në duke hoxhallarët bashkë me intelektualët apo zërat publikë në përgjithësi, se të braktisësh vendin tënd e të emigrosh në Perëndim është vendim i gabuar nga pikëpamja personale, qoftë nga ana ekonomike, familjare, morale, e madje edhe në aspektin e shërbimeve shëndetësore.
Kur qytetari i thjeshtë merr vendimin për ta lënë vendin e tij e për t’u larguar në Amerikë apo Europën Perëndimore, ai vendos në peshore gjërat që i interesojnë, e jo nacionalizmin apo patriotizmin. Nëse Perëndimi më garanton një jetë më të mirë, Shqipërisë t’i vihet flaka – do të argumentonte në veten e tij njeriu i zakonshëm pragmatist.
Përkundrazi, nëse atij do t’i sqarohet e vërteta se Perëndimi nuk të garanton një jetë më të mirë se Shqipëria, atëherë secili nga ne do ta mendonte një qind herë përpara se të vendoste që të merrte rrugën e emigrimit të vështirë.
Qytetari niset nga interesi personal, e jo nga ai kombëtar. Për këtë arsye, njerëzit kanë nevojë të dinë të vërtetën e emigrimit, të vërtetën e politikave djallëzore amerikano-britanike për kontrollin e botës, për faktin se bota drejtohet nga një Qeveri Globale, që, nëse ke probleme politike e ekonomike në Shqipëri, ato probleme do t’i gjesh kudo që të shkosh në botë, se qytetërimi njerëzor ka hyrë në një epokë unike kur teknologjia po e nxjerr njeriun jashtë loje, gjë që e bën punësimin shumë të vështirë.
Vendlindja, nga ana tjetër, të ofron disa gjëra që në vetvete nuk perceptohen si benefite, por që janë aty e përfiton prej tyre. Njeriu nuk e ka peshën politike askund më të rëndë se në vendin e tij. Aty ku ke lindur, ku flet gjuhën, njeh shoqërinë, ke bërë një emër, dhe ke farefisin, aty është shumë më e lehtë për ta ndërtaur të ardhmen se sa në një vend të huaj ku nuk ke asnjë peshë politike.
Nëse shpopullohet Shqipëria apo jo, ky është sllogan politik i pavlerë për qytetarin e thjeshtë që kërkon të vendosë ushqim në tavoni për fëmijët e tij në darkë, të paguajë faturat mujore, dhe të ketë një strehë. Nëse Perëndimi garanton një jetë më të mirë, patriotizmi nuk e pengon njeriun për të mos rendur pas saj.
Por, Perëndimi nuk të ofron një jetë më të mirë. Perëndimi është mashtrim, nuk të garanton të ardhme, as familje, as punë, as shërbime shëndetësore të përballueshme, e as një pleqëri dinjitoze. Perëndimi është i rrënuar, i degjeneruar, i korruptuar, ku me miliona njerëz – njerëz si puna jonë – flenë rrugëve si endacakë, sepse nuk kanë punë, nuk kanë familje, nuk kanë një shtëpi sepse atë e ka marrë banka për shkak të borxheve, që kanë përfunduar në një gjendjej të dëshpëruar, të alkolizuar, e të droguar – një tragjedi e vërtetë, që po ta dinte mirë shqiptari i thjeshtë, jo vetëm që nuk do ta linte vendin e tij, por do të bëhej optimist për ta ndërtuar të ardhmen e tij në vendilindje, sidomos në një vend si Shqipëria.
Sabri Lushi
Gusht 2026
Discover more from Kukes Post
Subscribe to get the latest posts sent to your email.