Home » PËRSE ANGLEZËT E COPËTUAN BALLKANIN NË VITIN 1913?

PËRSE ANGLEZËT E COPËTUAN BALLKANIN NË VITIN 1913?

by Kukes Post
0 comments

Për gjithë shqiptarët që nuk janë shumë të vetëdijshëm për historinë tonë, kur u shpall pavarësia në vitin 1912 në Vlorë – qytet i dorës së tretë për nga rëndësia politike, ai ishte vetëm akt simbolik. Anglia nuk i kishte formuar akoma shtetet moderne dhe akoma nuk dihej se ku do të viheshin kufijtë. Akti i pavarësisë, i cili nuk ekziston dhe as nuk ka pasur një të tillë, në opinion tim, nuk parashikonte asgjë për kufijtë e shtetit të ri shqiptar.

Shpallja e mëvetësisë në vitin 1912 në Vlorë nuk përfaqësonte një aspiratë politik apo perandorake të popullit shqiptar sepse ata në fakt sapo e kishin humbur shtetin apo perandorinë e tyre. Para vitin 1912, shqiptarët muslimanë kontrollonin Ballkanin; ata kontrollonin Selanikun, Janinën, Shkodrën, Shkupin, Prizrenin, dhe në vitin 1912 ata u mundën nga anglezët, e kështu e humbën pushtetin.

Pavarësia simbolike e Vlorës kishte për qëllim që t’i paraprinte hartës ballkanike që po përpilohej në Londër nga familja mbretërore britanike për përçarjen e Ballkanit.

Mëvetësia simbolike e Vlorës e vitin 1912, akti i së cilës çuditërisht ka humbur, nuk kishte për qëllim që të mbronte shqiptarët, por për t’i burgosur ata, për t’i nënçmuar ata, dhe për t’a poshtëruar politikisht popullin perandorak shqiptar.

Pavarësia e Vlorës, që ishte krejt simbolike dhe në ajër, në thelb do t’i shërbente projektit britanik për ndërtimin e një Shqipërie të vogël – ndër shtetet më të vogla të botës moderne, për të dhënë përshtypjen se shqiptarët – populli i kryevezirëve, populli që kishte kontrolluar Ballkanin, populli musliman që u kishte vënë gardhin barbarëve europianë në lindje të Europës, populli i Muhamed Ali Pashës, që kishin thyer dhe përzënë anglezët me bisht nën këmbë nga Egjipti, ishin popull i parëndësishëm.

Ajo çka anglezët kanë bërë me hartën e Ballkanit dhe me formimin e një Shqipërie të vogël, nuk ka manipulim më të turpshëm e më të ndyrë. Ata manipuluan historinë dhe të vërtetën rreth muslimanëve shqiptarë.

Madje, edhe shpikja e një heroi kombëtar, i cili kishte ndërruar fetë disa herë, që nuk dihej gjë për të, që kishte luftuar kundër Perandorisë Osmane nga shpellat e Krujës nuk është vizatuar me pakujdes nga propaganda britanike. Skënderbeu i shpellave të Krujës simbolizon një kaçak malesh dhe një popull të vogël, ndërkohë që shqiptarët ishin kontrolluesit e Ballkanit.

Pavarësisht se Skënderbeu është mitizuar sikur ka bërë bëma të mëdha, në fakt ai përfaqëson shpellën e Krujës, që nuk ka pasë fare rëndësi në kohën e Perandorisë Osmane, e cila po planifikonte të depërtonte ushtarakisht në të gjithë kontinentin e Europës. Sulltanët osmanë po mendonin se si të merrnin Vienën, Parisin, e Berlinin, a jo më të mendonin për shpellat e Krujës.

Ne pandehim se Britania e Madhe na e ka “dhuruar” Skënderbeun për mirë, por po të shohim detajet e këtij heroi kombëtar – një kaçak shpellash, do të vëmë re se në fakt britanikët janë tallur me ne, dhe na e kanë dhënë këtë hero për të na nënçmuar.

Britanikët janë mjeshtra të propagandës. Ata çdo gjë e vizatojnë me kujdes, dhe çdo detaj për ta ka rëndësi. Rrjedhimisht, Skënderbeu nuk është zgjedhur rastësisht si heroi kombëtar i mikro shtetit shqiptar, që kishte luftuar nga shpellat e pavlera të Krujës sepse këto detaje do të përputheshin me planin e anglezëve kundër popullit perandorak musliman shqiptar, plan i cili kishte për qëllim për t’i projektuar shqiptarët si të parëndësishëm, sepse kjo ishte mënyra më e mirë politike për ta zhbërë historinë e lavdishme tonën brenda Perandorisë Osmane.

Nga popull shumicë në Ballkan, nga popull perandorak, që kishin mundur ushtarakisht anglezët ne Egjipt, nga popull që drejtonte Egjiptin, Sudanin, dhe Shamin, Skënderbeu – hero i shpikur nga britanikët, na jep përshtypjen se shqiptarët banonin rreth shpellave të Krujës.

 

PËRSE ATËHERË ANGLEZËT E COPËTUAN BALLKANIN?

Edhe pse Greqia dhe Serbia ishin baza ushtarake të familjes mbretërore britanike, pasi që të dyja ishin formuar si principata nga anglezët, Perandorisë Britanike nuk i interesonte të formonte një shtet të vetëm ballkanik edhe nëse mbret mund të ishte një serb, grek, bullgar, apo madje edhe anglez.

Po të formohej një shtet i vetëm Ballkanin me një sipërfaqe prej 470.000 km2, ku të gjithë muslimanët ballkanik të ishin nën atë shtet, që nga Sllovenia deri në Greqi, nga Serbia e deri në Stamboll, problemi është se shqiptarët apo muslimanët do të ngeleshin shumicë brenda një shteti të vetëm edhe nëse ata nuk do ta kishin pushtetin.

Kështu që, Britania e Madhe nuk mund ta lejonte formimin e një shteti të vetëm Ballkanin sepse kjo do të çonte në bashkimin e muslimanëve. Qëllimi i anglezëve nuk ishte për të sjellur paqe në Ballkan, por për të vrarë muslimanët, për të mos i lënë ata të bashkoheshin e të prosperonin sepse ata ishin shumicë.

Çdo logjikë njerëzore thotë që më mirë të mos shpallej pavarësia e Shqipërisë apo të mos formohej një shtet i quajtur “Principata Shqiptare” në vitin 1912, por do të ishte shumë më mirë që shqiptarët të përfundonin në kontrollin e principatës greke apo serbe që të gjithë sepse ashtu ata do të mbeteshin më të bashkuar mes vete, dhe shumë vrasje e gjenocide mund të eleminoheshin.

Kjo tregon se familja mbretërore britanike e ka vizatuar hartën ballkanike me shumë kujdes, që u bë zyrtare gjatë Konferencës së Londrës në vitin 1913. Tipari më dallues i kësaj harte për Ballkanin ishte copëtimi i tij në më shumë se dhjetë shtete, ku shqiptarët muslimanë ngeleshin në minoritete e të copëtuar.

Konkluzioni është se anglezët i dërrmuan shqiptarët muslimanë në vitin 1913, duke i copëtuar e shkavitur në shumë shtete, e më pas, gjatë luftës së parë botërore, ata u vranë e u përzunë nga vendi i tyre.

Shkurt: anglezët nuk mund ta lejonin një shtet të vetëm ballkanik, edhe nëse do të ishte nën sundimin e një mbreti serb, bullgar apo greke, sepse dashje pa dashje muslimanët do të ngeleshin të bashkuar nën atë shtet të vetëm, dhe ata ishin shumicë në Ballakan.

Përkundër asaj që pretendohet, britanikët nuk i ndihmuan shqiptarët në vitin 1913. Edhe formimi i pricipatës shqiptare – një mikro shtet, ishte pjesë e projektit copëtues, e jo shpëtues për shqiptarët muslimanë.

Sabri Lushi

 

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post