A JANË PARTITË POLITIKE TË NGJASHME ME ORGANIZATAT TERRORISTE?!
Edhe pse pyetja mund të përmbajë një dozë ironie, ekziston një ngjashmëri e madhe dhe e habitshme mes organizatave terroriste dhe partive politike.
Të dyja, organizatat terroriste dhe partitë politike, janë shpikur si mekanizma politikë nga Perandoria Britanike, që janë përdorur dhe përdoren nga sekularizmi britanik për të mbajtur pushtetit global. Janë mekanizma të përsosur për të fshehur përgjegjësitë politike ndërkohë që janë shumë funksionalë.
Të dyja, organizatat terroriste dhe partitë politike, kontrollohen nga CIA. Nuk ka organizatë terroriste në botë dhe as parti politike, duke përfshirë edhe Partinë Komuniste Popullore Kineze, që të mos kontrollohen nga spiunët e CIA.
Të dyja, organizatat terroriste dhe partitë politike, operojnë në mënyrë sekrete. Kurrë nuk merret vesh se si u formuan, nga erdhi kryetari – nëse ka qenë agjent i CIA-s apo jo, ku është shkolluar, dhe gjithmonë kryetari shfaqet rastësisht, sikur nuk ka pasur asnjë plan paraprak të CIA-s për ta vendosur në atë pozicion. E njëjta gjë është edhe për organizatat terroriste. Pra, ekziston një ndarje e qartë mes kryetarit dhe anëtarëve të thjeshtë në të dyja rastet.
Të dyja, organizatat terroriste dhe partitë politike, shpesh herë janë organizata fallso dhe fantazëm, ashtu siç e vëmë re ekzistencën e shumë partive politike apo organizatave terroriste në Lindje të Mesme.
Të dyja, organizatat terroriste dhe partitë politike, kur i intereson Qeverisë Amerikane dhe Britanisë së Madhe, mbijnë si kërpudha, dhe shpesh herë me të njëjtin emër.
Të dyja, organizatat terroriste dhe partitë politike, kanë mbulim mediatik special nga Qeveria Amerikane dhe Britania e Madhe.
Të dyja, organizatat terroriste dhe partitë politike, i kanë shërbyer pafund Perandorisë Britanike për ta përhapur pushtetin dhe për të mos mbajtur përgjegjësi për krimet e tmerrshme. Për shembull, Partia Fashiste Italiane dhe Partia Naziste e Hitlerit i kanë bërë nderin më të madh Perandorisë terroriste Britanike, duke shkaktuar një luftë botërore shkatërruese, një luftë që nxori të fituar vetëm Qeverinë Amerikane dhe Britaninë e Madhe, ashtu sikurse se këto dy parti kanë eleminuar dhe vrarë gjithë pronarët e vjetër dhe elitën që mund te shfaqnin rezistencë ndaj pushtetit barbar britanik – elitë që në atë kohë e quanin mafia.
Të dyja, organizatat terroriste dhe partitë politike, nuk mund t’i formoj populli i thjeshtë. Janë ndërmarrje politike të vështira, kërkohet para – të cilat i kontrollon Britania e Madhe dhe Qeveria Amerikane, kërkohet akses tek populli – të cilën e kontrollon Britania e Madhe dhe Qeveria Amerikane, kërkohet ndihma e shërbimeve sekrete – të cilat i kontrollon CIA dhe Britania e Madhe, dhe po ashtu kërkohet një logjistikë e madhe administrativo-politike – që është monopol i Britanisë së Madhe dhe Qeverisë Amerikane në rang botëror.
Të dyja, organizatat terroriste dhe partitë politike, kanë për qëllim për të terrorizuar popullin, për t’i mashtruar ata, për t’i mbajtur të ngërthyer, të trembur, për t’u tallur me ta, që nuk kanë ideologji reale dhe nuk kanë për qëllim marrjen e pushtetit sepse pushtetin e ka Britania e Madhe dhe Qeveria Amerikane në rang botëror.
Nëse do të habiteshe se pse ekziston një ngjashmëri mes organizatave terroriste dhe partive politike, mos u habit fare, të dyja janë shpikur nga e njëjta dorë dhe që të dyja kanë autorë të njëjtë: Qeverinë Amerikane dhe Britaninë e Madhe.
Perandoria Britanike ka ardhur në pushtet përmes luftërave dredharake të tërthorta – proxy wars, dhe përmes organizatave terroriste.
Sabri Lushi