LOGIN
Home » SEKULARIZMI POLITIK DHE RREZIKU I TIJ

SEKULARIZMI POLITIK DHE RREZIKU I TIJ

by Kukes Post
0 comment

Nëse ndarja e shkencës dhe lirisë akademike nga despotizmi i Kishës Katolike mund të ketë qenë nevojë për evropianët perëndimorë për të dalë nga errësira e mesjetës dhe injoranca që kishte pllakosur kontinentin, depërtimi i sekularizmit në politikë ka rezultuar në një dëm të madh për shoqërinë njerëzore.

Sekularizmi duhet të kishte mbajtur vendin e tij që i takon, të merrej me studime shkencore, t’i bënte oponencën intelektuale Kishës Katolike, dhe të angazhohej me përhapjen e shkencës dhe diturisë tek masat e gjëra – pikërisht atë dije që e mësonin nga myslimanët.

Sekularizmi apo laicizmi ka pasur rolin e tij intelektual për ta çliruar Europën nga paganizmi dhe padrejtësia e Kishës, të paktën në pamje të parë. Ky është fakt i pamohueshëm. Megjithatë, shndërrimi i sekularizmit në një lëvizje politike nga Perandoria Britanike, dhe madje ngritje e tij në një ideologji të ngjashme me vetë katolicizmin e degraduar e despotik ka rezultuar fatal, dhe e ardhmja e botës nën pushtetin e sekularistëve është edhe më pesimiste.

E para, sekularizmi britanik e ka kthyer botën në një diktaturë ndoshta edhe më të keqe se despotizmi i vetë Kishës Katolike. Premtimi që ka bërë sekularizmi britanik për të ofruar një sistem politik më transparent, më të drejtë, më gjithëpërfshirës, dhe më pak tiran ka rezultuar në gënjeshtër. Sekularizmi britanik mban monopolin botëror mbi pushtetin politik – nuk ka se si të bëhet me diktatorial se ç’është, ashtu sikurse mban edhe monopolin ekonomisë, bankave, sistemit arsimor, bizneset, furnizimin me ushqim etj.

E dyta, duke mbajtur pushtetin politik në mënyrë absolute, sekularizmi britanik ka ekskluzivitetin e hartimit të ligjeve, gjë që ka bërë që tirania britanike të kthehet në një kanosje të vërtetë për ekonominë dhe mirëqenien e njerëzve.

E treta, sekularizmi britanik apo pushteti i ushtruar nga kjo lëvizje e Perandorisë Britanike ka arritur nivelin më të ulet moral që mund të imagjinohej. Edhe gjërat të cilët konsideroheshin natyrore dhe thjeshtë fakt i gjithpranuar, ashtu si the ekzistenca e diellit, sot kanë filluar të vihen në diskutim nga qeveritë sekulariste, dhe as nuk mund imagjinohet se ku do na shpien me këto çmendurira imoraliteti.

E katërta, politika që prodhon sekularizmi britanik është politikë e mashtrimit, gënjeshtrës, mungesës së përgjegjësisë politike, prerjes në besë, shkatërrimit, dhe luftërave të pakuptimta dhe mashtruese. Nuk besoj se mashtrimet e sekularistëve britanikë janë më të vogla nga mashtrimet e Kishës Katolike, që kishte arritur në çmenduri të vërtetë – iu shiste njerëzve parajsën me para. Në esëncë, kështu po sillet edhe sekularistët britanikë sot.

Çdo gjë që sekularizmi ia ka kundërshtuar Kishës Katolike ka rënë në fund në të, madje sekularistët ia kanë kaluar për nga shtypja dhe mashtrimi edhe priftërinjëve katolikë.

Kështu që, sekularizmi do të kishte qenë më mirë që të mos ishte lejuar për t’u futur në politikë. Është një fushë që nuk e mbulon dot dhe nuk ka kapacitetet për ta nxjerrë me sukses.

Sekularistët duhet t’i kishin ndenjur larg politikës dhe korridoreve të pushtetit sepse ata nuk janë të aftë për ta bërë këtë punë, nuk kanë moral, nuk kanë dinjitet, dhe nuk kanë objektiva transparente politike për t’ua paraqitur njerëzve.

Sekularizmi është kthyer në një ideologji ekstremiste, dështuese, që prodhon vetëm luftëra e konflikte, që gënjen e mashtron ditë e natë, që të vetmin objektiv politik që ka është për të kontrolluar njerëzit me çdo kusht.

Kjo ideologji e gabuar, e kam fjalën për sekularizmin britanik apo laicizmin, duhet të rri larg dyerve të politikës sepse nuk prodhon vetëm se shkatërrim dhe korrupsion.

Sabri Lushi

 

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post