Për mendimin tim, sot njerëzit kanë nevojë të ndërgjegjësohen rreth kontratave të punës dhe për pasojat e përfitimeve të padrejta që marrin nga shteti.
Diçka që vihet re jo vetëm në vende si Shqipëria, ku qeveria është e padrejtë dhe despotike, por edhe në vendet perëndimore si Kanadaja, është se çdo kush që ka një punë, që përfiton diçka nga shteti, përveç përmbushjes së kushteve të kontratës, shteti iu kërkon punonjësve që të bëjnë edhe punë të tjera informale, jo domosdoshmërisht të paguara, mirëpo që janë shumë problematike për shoqërinë.
Punonjësve iu kërkohet që të bëjnë propagandën e shtetit sa herë që ky i fundit ka nevojë, që të flasin informalisht në emër të shtetit, të mbrojnë shtetin, të veprojnë si spiunë të shtetit, të përfshihen në propagandë pro shtetit ndërkohë që kontrata e punës nuk e thotë një gjë të tillë.
Sigurisht, për ta mbuluar këtë anë të zezë, shteti kërkon ta parqes këtë aktivitet si korrupsion, sikur gjërat janë rrëmujë, sikur partitë politike po veprojnë paralelisht, sikur “çfarë të bëj, më duhet një punë,” sikur nuk është shteti mbrapa këtij aktiviteti, por gjoja njerëzit po kërkojnë ta zhvatin atë.
E vërteta është se nuk kemi të bëjmë me korrupsion, por me një model qeverisës sekularist britanik sipas së cilit ekonomia dhe politika organizohet në mënyrë të tillë që njerëzit duhet të kontrollohen në mënyrë absolute, që ta shohin shtetin si nënën e madhe – mundësisht t’i përulen, që të luajnë rolin e spiunit sa herë që shteti ua kërkon, sa herë që shteti godet e burgos dikë për arsye politike, sa herë që shteti shtyp e bën kërdinë, siç bënte terroristi anglez Enver Hoxha.
Shteti modern i ka bërë ligjet e atilla që është e pamundur të jetosh thjeshtë duke respektuar ligjet, pra njerëzit janë të detyruar të përdorin një mik apo të japin një ryshfet për të marrë një favor apo një punë, por pasojat vijnë mbrapa: duhet t’i shërbesh shtetit pakushte, qoftë edhe si spiun apo agjent kundër qytetarëve të pafajshëm.
Njerëzit duhet të veprojnë vetëm sipas kontratave të punës, dhe çdo gjë tjetër që bëjnë në emër të shtetit dhe për llogari të shtetit është imoralitet, korrupsion, spiunizëm, dhe mashtrim. Nuk ka justifikim askush që të bëhet spiun i shtetit, të përhap propagandën e shtetit, të përhap gënjeshtra shtetërore, të përhap thashetheme shtetërore, të shkatërroj figura njerëzish në emër të shtetit, apo dhe të ndërhyj tek qytetarët e tjerë për t’ia afektuar vendimet e tyre private.
Nëse shteti të kontrakton për të bërë një punë të caktaur, apo të jep një leje shtëpie apo biznesi, apo ndonjë favor tjetër, kjo nuk të jep të drejtën në shoqëri që t’i shërbesh shtetit në mënyrë sekrekte dhe abuzive. Çdo njeri që e bën një gjë të tillë, është imoral, i korruptuar, pa dinjitet, dhe spiun i rëndomtë i shteti.
Ky është pikërisht mekanizmi britanik që po mban një botë të tërë nën thundrën shtypëse. Pra, sipas modelin britanik, secili që ka një punë, që ka marrë një favor nga shteti, duhet të shtyp të tjerët, duhet të heshti kur të shohi padrejtësi, nuk duhet të solidarizohet me ata që iu bëhet padrejtësi.
Sipas fesë islame, kjo është kategorikisht e ndaluar dhe verprime të tilla feja islame i dënon ashpër.
Thotë Profeti Muhammed (paqja qoftë mbi të): “Muslimanët i përmbahen kushteve,” apo,
“Kush na mashtron neve, nuk është prej nesh.”
Çdo person që bën korrupsion, që bën rolin e spiunit të shtetit, që shteti i kërkon një favor kundër një qytetari apo madje dhe të afërmi, duhet të jetë i vetëdijshëm se kjo nuk është as më pak e e as më shumë se imoralitet.
Njeriu le të bëj korrupsion për vetën e vet, por jo në kurriz të të tjerëve. Këtë fenomen të lig personalisht e kam parë pafund në Shqipëri dhe në shtetin e korruptuar kanadez, që do të thotë se kemi të bëjmë me një model britanik për të kontrolluar shoqërinë.
Sabri Lushi