Kur shoh se çfarë morali prodhon sekularizmi britanik, kam filluar ta vë seriozisht në dyshim idenë se këta njerëz kanë bërë realisht shkencë ndonjëherë pavarësisht kontributit të tyre episodik. Një civilizim i tillë i bazuar në gënjeshtra, mashtrime, trillime, deformim të realitetit, interesa materialiste momenti, e pragmatizëm ekstrem nuk mund të nxjerr shkencëtarë. Mashtruesit dhe gënjeshtarët kurrë nuk mund të jenë shkencëtarë e mendimtarë.
Ose qytetërimi perëndimor është thjeshtë një zgjatim i qytetërimit islam, një çuarje më tutje të një punë që e kanë themeluar të tjerët, ose nuk e shpjegoj dot.
Civilizimi perëndimor i ngjan plotësisht kafshës që ushqehet me kërma, që vetëm përfiton nga të tjerët.
Për mendimin tim, roli i Kuranit dhe gjithë shkecave islame, përfshirë edhe parimet fetare islame, duhet të ketë qënë shumë më vendimtare në zhvillimin e shkencës se sa mund të perceptohet.
Ajo ç’ka e bën shkencën dhe zhvillimin të eci përpara janë parimet themeltare morale, që e drejtojnë njeriun në rrugën e duhur.
Civilizimi perëndimor e ka gënjeshtrën në themelin e çdo gjëje: politikë, shkencë, shkollë, industri, ekonomi, mjekësi, e deri tek marrëdhëniet e njerëzve me njëri tjetrin. Gënjeshtër mbi gënjeshtër.
Sabri Lushi