Home » Dënimi i Fran Tucit, si pjesë e terrorizmit britanik në Shqipëri

Dënimi i Fran Tucit, si pjesë e terrorizmit britanik në Shqipëri

by Kukes Post
0 comment

Mediat shqiptare kanë njoftuar sot që ish Kryetari i Bashkisë së Fush – Arrëzit, Fran Tuci, është dënuar nga gjykatat shqiptare me një vit burg, dhe ky dënim nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Fran Tuci, gjatë kohës që drejtonte këtë bashki, ka lejuar diku në territorin e kësaj bashkie hapjen e një rruge me rreth 1.5 kilometër të gjatë. Dhe sipas autoriteteve shqiptare kjo rrugë është pa leje, pra nuk është çertifikuar nga regjimi, edhe pse rruga në vetëvete është një investim serioz, strategjik dhe një „paligjshmëri“ që në realitet do të donin të gjithë që të ndodhte kudo ku ato banojnë. E ndërsa çdo shqiptar sot qahet se s‘ka rrugë, pra si pjesë e politikave terroriste moszhvilluese amerikane për shqiptarët, sot për herë të parë dëgjojmë arrestimin e dikujt pikërisht për të kundërtën e asaj çka kërkojnë njerëzit, pra pse ka bërë rrugë.

Edhe pse personalisht nuk jam i njohur me detajet, unë në këtë histori nuk shoh të burgosur ish kryebashkiakun, unë shoh të dënuar të drejtën  e çdo shqiptari për të hapur një rrugë. Pasi siç dihet ajo që i mungon këtij realiteti janë paratë dhe mundësitë për të investuar e jo shkresurinat e regjimit, të cilat ata i quajnë leje. Por realiteti shqiptar, si pasqyrim i terrorit britanik dhe si pasqyrim i pushtimit britanik të trojeve shqiptare më 1912, ka vërtetuar që ajo që mungon janë shkresurinat e terroristëve të regjimit britanik të Tiranës, e jo paratë.

Në realitet çdo zonë pjellore dhe atraktive për investime, dhe fshati ku unë banoj në Kukës, janë të njohura dhe të vetë-shpallura nga regjimit terrorist britaniko – amerikan i Tiranës, si zona të mbrojtura. E logjikisht kjo nënkupton që në këto zona, përveç një aktiviteti primitiv ekonomik, pra punim i lehtë i tokës dhe kullotje me dele, nuk mund të ushtrohet asnjë aktivitet ekonomik serioz. Praktikisht pjesa më pjellore e Shqipërisë është nën pushtimin e dyfishtë të terroristëve britaniko – amerikanë dhe është pikërisht dënimi i Fran Tucit që përcjellën qartë tek publiku mesazhin dhe kërcënimin e qartë që shqiptarët nuk lejohen të investojnë në tokën dhe pronën e tyre, që shqiptarët nuk kanë asnjë të drejtë mbi territorin e tyre.

Dënimi i Fran Tucit është paraqitur si një paligjshmëri e një ish kryebashkiaku, por ndër rreshta lexojmë terrorin britanik, i cilë lë në hije privatin që ka kërkuar rrugë, lë në hije rregullimet dhe çështjet e ngjashme anekënd vendit. E nëse një ish kryebashkiak, i cili në çdo këndvështrim është anëtarë i shërbimeve sekrete të regjimit dhe një nyjë kryesore e terrorizmit amerikan në Shqipëri, dënohet dhe bëhet histori mediatike për një investim, i cili  në fund të fundit është diçka zhvilluese, e si mund të investojnë qytetarët e zakonshëm?

Gjithsesi përpara kemi punë dhe sfida shumë të mëdha, terrorizmi dhe pushtimi britanik në Shqipëri është shumë i komplikuar dhe ka nën kontroll çdo familje dhe çdo individ në Shqipëri.

Personalisht jam tërhequr për të jetuar në vendlindjen time, në Grykë – Çajë të Kukësit dhe merrem minimalisht me bujqësi të avazhtë dhe me punim të tokës me mjete tradicionale, pra pa angazhuar asnjë mjet bujqësor të rëndë. Kjo tregon që i gjithë investimi dhe gjithë paratë që kanë të bëjnë me këtë punë nuk i kalon të 1000 euro në vit, pra diçka tepër jo fitimprurëse, por jetike për një njeri si unë, i cili sot është në një konflikt të hapur me qeverinë amerikane dhe terroriste të Tiranës, dhe në përballje të hapur me celulën terroriste amerikane në Tiranë, ambasadën amerikane. Dhe sigurisht që e gjithë „lufta“ karshi meje sot zhhvillohet tek ky investim 1000 eurësh dhe cënimet ndaj kësaj përpjekje ekonomike kanë qenë të vazhdueshme dhe, sipas meje, kanë qenë të dirigjuara nga shteti shqiptar si pjesë e asaj që unë e quaj terror britanik dhe terrorizëm amerikan.  Është pikërisht kjo jetë që bëjë në fshat që më jep mundësinë të njoh dhe problematikën e Fran Tucit dhe gjithçka tjetër që lidhet me mbijetesën e shqiptarëve në këto zona të Shqipërisë.

Siç e thashë, e ardhmja do të jetë shumë interesante, pasi realisht, ku unë banoj  dhe në përgjithësi fshati shqiptar përballet me shkelje ligjore të paevitueshme, pasi terroristët britanikë dhe paganët britanikë të Tiranës, si fillim kanë korruptuar dhe degjeneruar çdo rezistencë sociale, e më pas kanë mirë organizuar çdo ligj e çdo burokraci tjetër që e bëjnë aktivitetin ekonomik në fshatin shqiptar të pamundur. Në teori dhe unë kam nevojë të hapi kilometra të tëra rruge, edhe pse nuk kam asnjë mundësi ekonomike, por jam i vetëdijshëm që diçka e tillë, pra një përpjekje ekonomike minimale, do të zgjonte nga pozicioni i tij, jo vetëm celulat terroriste amerikane në Tiranë, por vetë okupatorin zyrtar të trojeve shqiptare, vetë Mbretin Britanik.

Personalisht, në cënimin e fundit që kam pasur ndaj pronës sime, në një komunikim që kam pasur me segmente formale të shtetit shqiptar, i kam njohur këto cënime, pra zyrtarisht, si sulme terroriste amerikane. Prandaj ftoj çdo shqiptar që të njohin si sulme terroriste amerikane, çdo burokraci që hasin, çdo luftë ekonomike që u bëhet, e çdo konflikt që hasin me segmentet e shtetit shqiptar.

Nëse shteti shqiptar u vonon lejen e hapjes së një rruge më shumë se 24 orë, atëherë kjo kulifikohet për terrorizëm amerikan; nëse shteti shqiptar ju arreston dhe dënon për investim „të paligjshëm“, atëherë quajeni terrorizëm amerikan; nëse nuk ju pajisin me leje ndërtimi të banesës suaj brenda 24 orëve, atëherë quajeni pa frikë terrorizëm amerikan; nëse toka bujqësore vazhdon të mos pajiset me çertifikatë pronësie, quajeni sulm terrorist amerikan; nëse aktiviteti juaj ekonomik pengohet nga zonat e mbrojtura, atëherë quajeni pa frikë sulm dhe terrorizëm amerikan; e nëse zyrtarët e shtetit shqiptar gjoja dënohen për investime të paligjshme, dijeni që kjo është një strategji e terrorizmit amerikan në Shqipëri, është një strategji dhe pjesë e terrorit britanik ndaj shqiptarëve.

Në konkluzion, sot regjimi amerikan dhe terrorist i Tiranës nuk ka dënuar Fran Tucin, por ka dënuar të drejtën e çdo shqiptari për të investuar në tokën e tyre!

Nderim Lushi

Shkinak, Kukës

10 tetor, 2023

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post