LOGIN
Home » NË LIDHJE ME BASHKËPUNIMIN SEKRET TË MUSLIMANIT ME SHTETIN SEKULARIST

NË LIDHJE ME BASHKËPUNIMIN SEKRET TË MUSLIMANIT ME SHTETIN SEKULARIST

by Kukes Post
0 comment

Para së gjithash, sekularizmi nuk është një formë qeverisje që nuk ka ideologji ose fe, pra asnjanëse. Është e vërtetë që sekularizmi apo laicizmi i refuzon të gjitha fetë tradicionale, si fenë islame, krishtërimin, judaizmin etj., por kjo nuk do të thotë që vetë nuk është një ideologji apo e ngjashme me fenë. Nuk ka qeverisje pa baza ideologjike. Kjo është diçka aksiomatike.

Nga pikëpamja e fesë islame, sekularizmi është një ideologji pagane, që futet në bashkësinë e gjërë të politeizmit dhe mohimit të Allahut. Kjo nuk do të thotë që çdo sekularist apo çdo person që bashkëpunon me laikët është mosbesimtar, por si ideologji në vetvete sekularizmi është sekt pagan, që beson në largimin e Zotit nga jeta politike, publike, e shoqërore. Sekularistët, po ashtu, ia mohojnë Zotit të drejtën e Sovranit dhe të drejtën e Ligjvënësit, pavarësisht paketimit të bukur që iu bëjnë ideve të tyre.

Strategjikisht, pushteti sekularist paraqitet sikur është asnjanës, që as nuk e ka mendjen se çfarë feje praktikojnë qytetarët, e mbi të gjitha kërkojnë të na mbushin mendjen se pushteti e feja janë dy gjëra krejt të ndryshme dhe nuk kanë lidhje më njera tjetrën. Ky pretendim është gënjeshtër, mashtrim i qartë, dhe thjesht strategji për të mbajtur muslimanët nën kontroll.

Feja isalme është fe universale. Nuk ekziston asnjë aspekt i jetës së njeriut që feja të mos e mbulojë. Allahu e ka dërguar Kuranin dhe Profetin e Tij (ﷺ) si udhëzim për njerëzit, kudo, sido e çfarëdo qofshin ata, në jetën civile, ushtarake, shtetërore, shoqërore, fëmijë, të rritur, burra, gra, mbretër, skllevër, në zyrë, në shtëpi, në punë, në pushime, në dasma, në funerale, se si funksionon ekonomia, si bëhet lufta, e si funksionon shteti. Pra, nuk ka asnjë boshllëk në jetën e një besimtari që mund ta lë për sekularizmin. Pra, nëse sekularizmi ky diku, do të thotë që është shmangur feja.

Nga ana tjetër, sekularizmi kërkon të mbulojë çdo aspekt të jetës së njeriut; në një farë mënyre, kërkon ta zëvendësojë fenë në çdo aspekt përveç se ndyshe nga feja islame, kjo ideologji gënjen e mashtron. Kurrë nuk e artikulon faktin se ka ardhur për ta zëvendësuar fenë, apo se është një fe e re. Nuk ua bën të qartë njerëzve sepse ashtu është më kollaj për ta për ta kuptuar qëllimin e tij. Edhe kur haptas e sposton fenë nga jeta e njeriut, qoftë edhe në praktikimin personal, sekularizmi paraqitet sikur janë fetarët ata që po e spostojnë atë.

Shkurt, sekularizmi është një fe pagane ashtu siç ka pasur plot fe e sekte pagane më përpara, madje është ndër idologjitë më të pamoralshme, më mashtruese e më të rrezikshme sepse është i ngjashëm me kultet sektare, që kanë në themel gënjeshtrën, që nuk besojnë në ndonjë parim moral.

Në një shtet sekularist, siç është Shqipëria, gjendja politike është shumë e thjeshtë. Feja apo ideologjia zyrtare e shtetit është sekularizmi, që për saktësi, është ideologji e Perandorisë Britanike. Kjo është ideologji mosbesimi. Në këtë rast, muslimanët ndodhen në situatën kur ata jetojnë nën pushtetin e paganizmit sado që sekularistët të mundohen të thonë se ata janë ideologjikisht neutralë, se ky lloj pushteti është për të gjithë dhe i përfaqëson të gjithë. Kjo është thjesht strategji e tyre, por në realitet nuk ka pushtet për të gjithë.

Në këtë situatë, kur muslimanët autoktonë shqiptarë, që kanë qënë shumicë dërrmuese në vendin e tyre, janë vrarë nga armiqtë evropianë, me në krye Perandorinë Britanike, një pjesë e tyre janë përzënë nga vendi i tyre me forcë, janë masakruar e pushtuar me armë, dhe në krye të tyre u është vënë një qeveri sekulariste pushtuese, e emëruar nga Perandoria Britanike, duke shpallur sekularizmin si fe zyrtare të shtetit shqiptar.

Atëherë lind një pyetje shumë e rëndësishme: si duhet të sillen muslimanët me këtë lloj shteti apo pushteti sekularist, që është pushtet politeizmi?

Që besimtarët në Zot të jetojnë nën pushtetin e paganëve apo të mosbesimtarëve, kjo nuk është gjë e re në histori. Sigurisht që muslimanët gjithmonë duhet të luftojnë të kenë shtetin e tyre, ku islami të jetë feja e shtetit dhe lideri të jetë musliman sepse vetëm kështu ata mund të mbijetojnë. Ideologjia pa pushtet është e destinuar të zhduket.

Në këtë ese, nuk kërkoj të jap mendimin se si muslimanët duhet të sillen, si duhet të bashkëpunojnë me shtetin, sa larg duhet të shkojë bashkëpunimi, çfarë punësh mund të bëjnë në shtet, a duhet të bashkëpunojnë në mënyre sekrete me një shtet sekularist, a mund të punojnë si agjentë sekretë e spiunë të shtetit. Gjykimi për këto gjëra iu përket vetëm dijetarëve. Ata janë ekspertët e fesë islame, dhe Allahu na ka urdhëruar që të pyesim dijetarët.

Qëllimi im është thjesht të ngre shqetësimin, të qartësoj situatën që sekularistët kërkojnë ta bëjnë kaotike që muslimanët të hutohen, që të ngre ca pyetje dhe të rrisë vetëdijen e muslimanëve. Qëllimi im është të qartësojë faktin se sekularizmi është fe; është një ideologji pagane e djallëzore. Pushteti sekularist nuk është pushteti i mungesës së ideologjisë. Nuk është pushtet për të gjithë, ndërsa fenë islame e ka targetin kryesor për ta zhdukur. Një qeveri sekulariste është një qeveri pagane dhe mohuese e Zotit.

Muslimanët duhet të jenë të vetëdijshëm se nën çfarë pushteti jetojmë. Duhet të jenë të vetëdijshëm që jetojnë nën një pushtet pagan e armiqësor, kështu që është naivitet i madh t’i besosh këtij pushteti, të sillesh i relaksuar, e mbi të gjitha, ta injorosh elefantin në dhomë – luftën e hapur të sekularistëve për zhdukjen e fesë islame, për persekutimin e muslimanëve, për shkatërrimin e familjes, dhe për kontrollin total të ekonomisë e të njerëzve.

Është marrëzi të besosh se pushteti sekularist është pushtet që i përfaqëson të gjithë. A nuk vërejmë vazhdimisht se çfarë pushteti është sekularizmi, se si gënjejnë, si mashtrojnë, se çfarë ideologjie mashtruese është sekularizmi, që nuk ka fare transparencë, se çfarë njerëzish të pabesë janë sekularistët? Si mundet që ne muslimanët t’i besojmë pushtetit sekularist e të bashkëpunojmë me të, një pushtet mashtrues, që ka mohuar Allahun dhe që lufta e këtij pushteti kunder fesë së Zotit është e hapur.

Si e vetmja rrugë për të mbijetuar nën sekularizëm, sigurisht që muslimanët duhet të paguajnë taksat, të respektojnë ligjet e vendit, të mos vjedhin, të mos mashtrojnë, të mos japin ryshfet, të mos dëmtojnë pronën publike, dhe mbi të gjitha, duhet ta dinë që pushteti sekularist është i pranishëm në luftën kundër tyre sado kaotik të duket ai. Për shembull, duke ditur se nën çfarë pushteti jetojmë, si mundet që një musliman të bëjë korrupsion? A mendon se mund ta mashtroj shtetin? Ky shtet i lejon qytetarët të bëjnë korrupsion si strategji që më vonë t’ua përdori atë kundër tyre. Strategjikisht, muslimani duhet të tregohet shumë i mençur. Ai duhet të ruhet shumë nga shteti sekularist.

NJË PYETJE TJETËR E NATYRSHME: A MUNDET QË MUSLIMANI TË BASHKËPUNOJË NË MËNYRË SEKRETE ME SHTETIN SEKULARIST, SIDOMOS KUNDËR MUSLIMANËVE TË TJERË?

Përsëri, nuk kërkoj të jap opinion fetar sepse kjo gjë i përket vetëm dijetarëve të fesë islame, por është mirë që muslimanët të janë të vetëdijshëm, se çfarë Kurani flet rreth kësaj çështje, pikërisht në lidhje me bashkëpunimin sekret me pushtetin mosbesimtar, në këtë rast, sekularist.

Allahu thotë në Kuran në suren el-Mumtehineh:

“O ju të cilët keni besuar! Mos i merrni armiqtë e Mi dhe armiqtë tuaj për aleatë, duke treguar dashuri për ta, përderisa ata kanë mohuar të vërtetën që iu ka ardhur juve e ata kanë përzënë me forcë Profetin dhe juve nga vendi juaj pikërisht se ju besoni Allahun Zotij tuaj, nëse ju keni emigruar për të luftuar për hirin tim dhe për kënaqësinë time. [Nuk mund t’i merrni ata për miq] duke iu treguar mosbesimtarëve sekretet e besimtarëve kur Unë e di atë që ju e bëni fshehtas e atë që e bëni haptas. Ai i cili e bën këtë, vërtetë ai e ka humbur rrugën e drejtë.” El-Mumtehinah, 1.

Siç e kanë shpjeguar dijetarët e tefsirit dhe siç është transmetuar në hadithe të sakta, arsyeja e zbritjes së këtij ajeti kuranor është Hatib bin Ebi Balta`ah, i cili ishte një prej shokëve të Profetit Muhammed (ﷺ), që kishte emigruar nga Mekka nga Medine dhe që kishte marrë pjesë në betejën e Bedrit, pra ishte një sahabi i rëndësishëm.

Hatib bin Ebi Balta`ah nuk ishte i fisit kurejshit. Ai kishte bërë hixhret duke lënë mbrapa familjen e tij nën sundimin e armiqve të muslimanëve, pra të kurejshitëve.

Mbas prishjes së marrëveshjes së Hudejbijes nga ana e kurejshitëve, Profetit Muhammed (ﷺ) vendos të sulmojë Mekken, por qëllimi ishte që kurejshitët të sulmoheshin në mënyrë të papritur me qëllim që të evitohej derdhja e gjakut duke pasur parasysh shenjtërinë e Mekkes. Profeti Muhammed (ﷺ) iu bën thirrje banorëve muslimanë të Medines që të përgaditen për luftë – për sulmin e Mekkes.

Hatib bin Ebi Balta`ah në mënyrë sekrete dërgon një letër, për tek armiqtë. Letra përmbante lajmin e përgaditjes së Profetit Muhammed (ﷺ) për sulmin ndaj kurejshitëve, sulm që kërkohej të mbahej sekret. Engjëlli Xhibril zbret dhe e bën me dije Profetin Muhammed (ﷺ) për letrën që e kishte dërguar Hatib bin Ebi Balta`ah. Menjëherë i Dërguari i Allahut (ﷺ) dërgon Aliun (Allahu qoftë i kënaqur me të) me disa të tjerë dhe e kapin gruan, së cilës Hatib bin Ebi Balta‘ah ia kishte besuar letrën.

Mbas kthimit të tyre, Profeti Muhammed (ﷺ) e pyet Hatib bin Ebi Balta`ah se çfarë e shtiu për ta bërë këtë veprim. Ai përgjigjet se nuk e ka bërë nga mosbesimi apo me qëllim tradhëtie, por kishte menduar t’iu bënte një nder armiqve me qëllim që të mos ja dëmtonin familjen që e kishte në Mekke. Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të) i kërkon leje Profetit Muhammed (ﷺ) për ta ekzekutuar atë si tradhtar e hipokrit, por i Dërguari i Allahut nuk e lejon një gjë të tillë pasi Hatib bin Ebi Balta`ah kishte marrë pjesë në luftën unike të Bedrit, e si rrjedhim, do të trajtohej si rast specifik, por Profeti Muhammed (ﷺ) nuk e kundërshtoi Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të) në dënimin që normalisht do të meritonte.

Për këtë arsye, Allahu zbret ajetin kuranor të sures el-Mumtehineh ku iu kërkon besimtarëtve që të mos bashkëpunojnë me mosbesimtarët në mënyrë sekrete kundër besimtarëve. Në fakt, e gjithë surja el-Mumtehineh flet rreth temës së shtetit, grupit të muslimanëve, mosbesimtarëve, armiqësia me ta, bashkëpunimi apo jo me ta në mënyrë sekrete.

Muslimani duhet të jetë i vetëdijshëm rreth këtyre dispozitave edhe kur jeton nën një qeveri sekulariste. Përpara se muslimani të bashkëpunojë në nënyrë sekrete me qeveritë sekulariste, pra me mosbesimtarët kundër besimtarëve, duhet të mendohet mirë sepse rrezikon shumë me besimin e tij. Unë personalisht nuk e marr dot me mend se çfarë justifikimi gjen një musliman që të bashkëpunojë si spiun apo agjent sekret me shtetet sekulariste kundër vëllezërve të tij muslimanë kur Kurani është i qartë në këtë çështje.

Pa u futur në gjykimin e jurisprudencës islame, pasi një gjë të tillë e bëjnë dijetarët, gjithësesi, muslimanët duhet të lexojnë e duhet të informohen mirë se çfarë do të thotë të bashkëpunosh me një shtet sekularist në mënyrë sekrete, nëse një gjë e tillë lejohet apo jo, nëse të qenurit spiun i shtetit sekularist është akt që e anullon besimin apo jo. Këto çeshtje janë thelbësisht të rëndësishme që asnjë besimtar, që beson në Allahun, në Profetin Muhammed (ﷺ), në Ditën e Gjykimin, e në Kuran, nuk duhet ta neglizhojë këtë.

Dëmi më minimal që spiunët e agjentët i bëjnë vetës së tyre është se ata bëhen të pabesueshëm dhe e humbasin besueshmërinë, pa përmendur pastaj se hipokritët herët a vonë do të demaskohet dhe kanë shenjat e tyre për t’u dalluar, e në Ditën e Gjykimit i pret dënimi i ashpër.

Muslimani kurrë nuk duhet t’i shërbejë si spiun një shteti sekularist. Ne e respektojmë shtetin, paguajmë taksat, nuk bëjmë krime dhe nuk vjedhim, madje nuk prishim marrëveshjet me shtetin, por kjo nuk na ndalon për ta konsideruar shtetin laik si armikun tonë. Me shtetin laik nuk ka bashkëpunim sekret dhe kurrë nuk mund t’i shërbehet si spiun apo agjent; kurrë! Besimtarët duhet të kenë kujdes nga ky akt shkatërrues.

Shteti sekularist është entitet gënjeshtar, mashtrues, pagan e i pabesë.

Sabri Lushi

Tetor, 2023

 

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post