Home » LUFTA NUK ËSHTË EMOCION

LUFTA NUK ËSHTË EMOCION

by Kukes Post
0 comment

LUFTA NUK ËSHTË EMOCION

Nëse ka një fjalë për ta përshkruar të ashtuquaturën Pranverë Arabë, do të ishte fjala emocione. Kudo që flitej për kaosin e Pranverës Arabe, për protestat e Tunizisë, për “revolucionin” e Sheshit Tahrir në Kairo, për kryengritjen kaotike e shkatërruese të Libisë, e mës pas për luftën civile të Sirisë, ndjellej vetëm emocione.

Nëse flitej në media apo në xhami, nga politikanë të rëndësishëm apo nga gazetarë, nga teologë apo nga imamë, ishte vetëm një gjë që i bashkonte të gjithë këta: ndjenjat dhe emocionet.

Presidenti Obama mbante konferenca për shtyp dy apo tre herë në ditë duke përhapur kaos e emocione, por asgjë të qartë nuk përçonte tek publiku. Fjalët e tij ishin fjalët e një mashtruesi e një të pabesi tipik sekularist.

Imamllarët qanin e bërtisnin nëpër xhamia, por vetëm kaq; nuk përçonin dituri apo instruksione të qarta tek muslimanët.

Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite bashkë me Sekretaren e Shtetit Hillary Clinton bënin e dije se po armatosnin opozitën siriane, por nuk merrej vesh se cila opozitë sepse CIA kishte formuar tanimë disa opozita.

Nga Kairo, bëhej thirrje për xhihad, kur gjoja më shumë se tetëqind dijetarë kishin rënë dakord se në Siri ka luftë legjitime, por nuk merrej vesh se cilin kishin caktuar gjeneral të këtij xhihadi.

Sulltani i Turqisë, nga ana tjetër, e kishte shtruar infrastrukturën për të dërguar bijë nënash në Siri për të luftuar, për të çliruar Sirinë nga Kasapi i Lindjes së Mesme, por e gjitha kjo rezultoi në një kurth ekzekutimi i mijëra muslimanësh nga Perëndimi.

Edhe kryeministri i Shqipërisë gërthiste nga Parlamenti Shqiptar në vitin 2013 për krimet e Kasapit të Ballkanit. Se çfarë lidhje kishte lufta e Sirisë me mandatin e tij si kryeministër në atë kohë, askush nuk ishte në gjendje të jepte një përgjigje.

Emocione gjithandej, gërthitje, qarje e vajtime, propagandë e aktrime, por nuk dëgjohej asnjë hap konkret, asnjë fjalë e mençur, e asnjë instruksion, por vetëm kaos, zhurmë, ndjenja dhe propagandë.

Rezultati ishte i parashikueshëm. Vdiqën me qindra e mijëra muslimanë në Siri, Egjipt, Tunizi, e Libi, mes tyre gra e fëmijë, e me mijëra djem nënash u dërguan në Siri me ndihmën e sigurimeve sekrete te shteteve evropiane, Amerikës dhe Mbretërisë së Bashkuar, dhe u ekzekutuan në kurthin e madh të Sirisë.

Në Siri, kasapi ë i madh nuk ishte Asadi, por CIA më skuadrën e saj të ekzekutimit.

Asgjë nuk ndryshoi. Beshar el-Asad nuk u largua. Egjipti nuk shpëtoi nga diktatura, por u zëvendësua me një diktaturë edhe më të ashpër. Libia nuk u bë më mirë, por u shkatërruar.

Për më tepër, pushteti tradhëtar amerikano-britanik dhe agjentët e tyre nëpër botë kaluan me urgjencë një ligj nëpër parlamentet sekulariste duke e konsideruar krim pjesëmarrjen në konflikte të huaja, konkretisht atë sirian pasi me dorën e tyre kishin dërguar me mijëra muslimanë për të luftuar kundër rregjimit të Asadit.

Pasi Amerika, Britania e Madhe dhe qeveritë e tyre spiune nëpër botë i prenë në besë muslimanët në Siri, pasi ishin ata që dërguan me avionë me mijëra djem të rinjë për të luftuar kundër rregjimit të Asadit, pasi ishin ata që i ekzekutuan me mijëra djem të rinjë që ishin mashtruar nga perëndimorët, më në fund burgosën me mijëra të tjerë me një ligj prapaveprues.

Ky është perëndimi mashtrues. Këta janë hoxhallarët e emocioneve. Këta janë liderat e muslimanëve – agjentë të pabesë që mashtrojnë muslimanët.

Pas dhjetë vjetësh kaosi në Lindje të Mesme, asgjë nuk ka ndryshuar për mirë sepse lufta nuk bëhet me emocione, me gënjeshtra, me tradhtarë, me ndjenja, me lotë, me këngë nacionaliste, më gazetarë, apo me imazhe shokuese.

Pas gjithë asaj që ndodhi në dekadën e fundit në Lindje të Mesme, sot ne vëmë re të njejtën strategji të armikut: ndjellje emocionesh.

Lufta është strategji, llogari, qetësi, dhe plane. Armiku e di shumë mirë se umeti islam nuk çlirohet me emocione e me tradhtarë. Gaza nuk çlirohet me emocione e me tradhtarë, me spiunë e me mendjelehtë. Armiku e di këtë shumë mirë, por armiku kërkon të përhapë kaos në umetin islam, ashtur sikurse armiku kërkon të arrijë një qëllim: burgos sa më shumë burra muslimanë duke i tërhequr tek loja e emocioneve.

Muslimanët po vriten kudo, në Gaza, në Siri, në Jemen, në Indi, në Kinë e në Libi. Dijetarët po arrestohen kudo, në Arabinë Saudite, në Egjipt, e shpesh edhe në perëndim, por kjo nuk është arsye për emocione.

Me çfarë ta çlirojmë Gazën, me gurë? Më gërthitje? Me protesta të organizuara nga agjentët e armikut? Si t’i çlirojmë dijetarët nga burgjet e Arabisë Saudite, me protesta? Ndoshta po, por me protesta para dyerëve të Ambasadës Amerikane.

Muslimanët sot akoma nuk kanë rënë dakord se cili është armiku. Muslimanët sot nuk kanë një lider. Muslimanët sot nuk kanë një ushtri. Nuk kanë një shtet të tyre. Nuk kanë një qeveri që t’i mbroj ata, që të flasi me besueshmëri për gjendjen.

Lufta nuk është qarkullim imazhesh prekëse online, as qarje, as emocione, por strategji, qetësi, plane, dhe llogaritje, e mbi të gjitha duke kuptuar realitetin e duke njohur mirë armikun: Qeverinë Amerikane dhe Britaninë e Madhe.

 

Sabri Lushi

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post