Home » PËRSE DIJETARËT E REFUZOJNË HAMASIN

PËRSE DIJETARËT E REFUZOJNË HAMASIN

by Kukes Post
0 comment

PËRSE DIJETARËT E REFUZOJNË HAMASIN

Pavarësisht ndjesive e emocioneve që iu shkaktojnë muslimanëve imazhet e viktimave në Gaza, kjo nuk duhet të jetë pengesë për të kuptuar thelbin e problemit të muslimanëve apo të organizatave të tilla si Hamasi.

Kudo ku diskutohet në mediat perëndimore për brutalitetin e Gazës, e shkaktuar nga brutaliteti i ushtarëve amerikano-izraelitë ndaj muslimanëve, vazhdimisht bëhet një pyetje nga gazetarët, “a i dënoni veprimet e Hamasit?” Të githë hezitojnë ta refuzojnë të flasin të vërtetën për Hamasin, bëjnë sikur kjo organizatë përfaqëson Islamin dhe nuk e hedhin poshtë.

Hamasi është organizatë apo parti politike, e ngritur mbi baza sekulariste, që madje ka marrë pjesë edhe në zgjedhjet politike në Palestinë, dhe si e tillë ajo nuk mund të jetë formuar pa ndihmën e shërbimeve sekrete britanike dhe atë të CIA-s. Kjo e vërtetë pranohet edhe zyrtarisht nga zyrtarë të armikut.

Nuk ka parti politike në rang botëror që të mos jetë formuar nga Perandoria Britanike e që aktualisht të mos miratohet nga shërbimet sekrete britanike dhe CIA.

Në të njejtën kohë, nuk ka organizatë terroriste, si ISIS, al-Kaida etj. që të mos jetë formuar nga shërbimet sekrete britanike dhe CIA pavarësisht çfarë thuhet në media. Nëse një musliman nuk kupton kaq gjë, kjo ndodh sepse armiku kontrollon opinionin publik, mediat, shkollat, dhe rrjetin e propagandistëve apo agjentëve të pafund.

Nëse dikushi mund të thotë, “po kush je ti që po e thua këtë? Përse dijetarët nuk e thonë këtë?”

Dijetarët pikërisht këtë thonë. Kur dijetarët e nderuar të fesë islame thonë që ISIS, al-Kaida, Hamas e çdo parti politike nuk ka lidhje me fenë islame dhe nuk është ngritur në përputhje me ligjet e fesë islame është mëse e mjaftueshme. Kjo është gjuha që flasin ata. Ata nuk do të thonë se është CIA mbrapa sepse nuk janë analistë politikë, dhe realisht nuk ka rëndësi për ta për aq kohë sa mjafton fakti që nuk janë ngritur në përputhje me ligjet e islamit.

A ka përtej të vërtetës përveç se kotësi?!

Aktualisht nuk ka asnjë dijetar i mirëpranuar që të afirmoj legjitimitetin e Hamasit, ISIS, al-Kaida apo të ndonjë partie politike.

Nëse dijetarët nuk e mbështesin Hamasin, përse muslimanët duhet të hezitojnë ta refuzojnë e të distancohen prej kësaj organizate?

Të gjithë ata muslimanë që akoma nuk e kuptojnë se çfarë do të thotë të formosh një organizatë politike nën pushtimin amerikano-britanik, do t’ju rekomandoja që mund ta bëni një eksperiment. Mundohuni të formoni një parti politike apo një organizatë të tillë sekulariste të pavarur – vetëm hedhni idenë në letër, dhe do ta shikoni reagimin e CIA-s, që alarmi do të ngrihet menjëherë.

Edhe po ta bëni çdo gjë brenda ligjit e brenda rregullave, prap do të përballeni me reagimin e menjëhershëm të CIA-s pavarësisht propagandës zyrtare se lejohet çdo organizim politik paqësor. Këto janë përralla për publikun.

Në Tiranë, Ankara, Kairo, Khartum, Islamabad, Astana, Prishtinë, Athinë, Shkup, Damask, Bagdad etj. nuk të lejon armiku të formosh një organizatë të thjeshtë politike, një shkollë të pavarur, një shtëpi botuese të pavarur, një media të pavarur, e si qenka e mundur që Hamasi arriti të formohej në vatren e luftës, aty ku e gjithë vëmendja e armikut është e fokusuar?

Muslimanët nuk mund të çlirohen duke përdorur armët e armikut – parti politike, organizata terroriste, apo gjëra të tilla. Muslimanët çlirohen duke kuptuar realitetin ku jetojnë, duke identifikuar së pari armikun e tyre – Ameriknë dhe Britaninë e Madhe, duke identifikuar tradhtarët e brendshëm, duke identifkuar arsyet që çuan në rënien e Perandorisë Osmane, duke kuptuar se si funksionon lufta e armikut, se si armiku përdor mediat, se cilat janë qëllimet e armikut, duke studiuar strategjinë e armikut.

Lufta e armikut sot – e Amerikës dhe Britanisë së Madhe, nuk është në rang makro. Lufta e tyre është në rang individual. Lufta e tyre është për të bllokuar çdo dijetar, çdo musliman që flet të vërtetën.

Lufta nuk është emocione, as ndjenja e as zhurmë. Lufta është dituri, strategji, të pranurit e realitetit, planifikim, dhe prap dituri.

 

Sabri Lushi

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post