LOGIN
Home » Ligji ndërkombëtar dhe konventa e Gjenevës janë shkruar nga Perandoria Britanike

Ligji ndërkombëtar dhe konventa e Gjenevës janë shkruar nga Perandoria Britanike

by Kukes Post
0 comment

Kam vënë re se shumë aktivistë pro palestinezë i referohen ligjit ndërkombëtar dhe konventës së Gjenevës për të fajësuar dhe dënuar veprimet barbare të Qeverisë Izraelite kundër popullsisë civile në Gaza.

E para, ligji ndërkombëtar dhe konventa e Gjenevës janë shkruar dhe përpiluar nga Perandoria Britanike pasi ka marrë pushtetin botëror, pra janë ligje që i ka vendosur i forti, jo për të limituar pushtetin e vet, por për të marrë nën llogari vendet dhe popujt e pushtuar nëse përfshihen në luftë e konflikte.

Për këtë arsye, Izraeli nuk mund të ndëshkohet nga ligjet ndëkombëtare sepse ato krime në Palestinë po ndodhin me urdhër nga i forti – Perandoria Britanike dhe Amerika.

E dyta, britanikët janë të shquar për hartimin e ligjeve abuzuese, të paqarta, që lënë vend për interpretim pafund, që mund të përdoren nga gjykatësit për të dhënë çdo lloj verdikti, që janë shkruar me një gjuhë që lënë shumë hapësirë vepruese për gjykatësit – për të marrë vendime sipas oreksit politik apo urdhërave nga bosët e tyre të Perandorisë.

Kushdo që është përballur me gjykatat e korruptuara perëndimore, si në Kanada, SHBA, Britani të Madhe, Francë etj. do të vë re se janë gjykata krejtësisht të korruptuara dhe të padrejta. Janë thjesht imazh dhe fasadë; nuk kanë asnjë sens sdrejtësie. Vendimet gjyqësore jepen mbi motivime politike sepse ligji lejon çdo lloj vendimi. Britanikët janë të shquar për ligje abuzuese, ligje të cilat aktualisht dhe për fat të keq aplikohen kudo në botë.

Për këtë arsye, Izraeli pretendon se nuk ka shkelur asnjë ligj ndërkombëtar, dhe nga mënyra se si ligji në fakt është hartuar nga britanikët, pretendimi duket bindës për publikun. Prandaj, muslimanët duhet ta refuzojnë plotësisht konceptin e ligjit ndërkombëtar, ashtu sikurse duhet ta refuzojnë t’iu besojnë gjykatave të korruptuara britanike. Është më mirë të pranosh faktin se je i pushtuar se sa t’i referohesh ligjit ndërkombëtar.

Nëse ka një aspekt i cili është thelbi i korrupsionit dhe origjina e padrejtësisë në një shtet modern të formuar nga britanikët, ato janë gjykatat. Këtë duhet ta kenë shumë parasysh muslimanët sa herë përballen me gjykatat e korruptuara britanike.

E treta, ligji ndërkombëtar – ku të gjitha shtetet të janë të barabarta përpara tij, është diçka e pamundur qoftë praktikisht e qoftë bazuar në parimet se si fuqia politike funksionon. Ky lloj ligji as nuk ekziston e as nuk mund të ekzistojë.

A vërtetë na shkon ndërmend se Amerika dhe Britania e Madhe apo shtetet që bëjnë luftë në emër të tyre do të pranojnë të ulen në bankën e të pandehurit?! Siç thashë më sipër, ligji ndërkombëtar është ligji që ka vendosur Perandoria Britanike për të kontrolluar popujt e pushtuar, veçanërisht muslimanët dhe ish-territoret e Perandorisë Osmane.

E fundit, ligji i vërtetë ndëkombëtar është ushtria dhe forca. Nëse ke forcë, ushtri, unitet, ekonomi, dhe lidërship politik të fortë, mund të vësh drejtësi. Ligji ndërkombëtar janë armët, tanket, avionët, dhe municioni. Fatkeqësisht, muslimanët nuk i kanë asnjërën nga këto sepse janë të pushtuar nga Perandoria Britanike që nga rënia e Perandorisë Osmane.

 

Sabri Lushi

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post