LOGIN
Home » PARTITË POLITIKE, PUSHTETI BRITANIK, DHE SIGURIMET SEKRETE BRITANIKE

PARTITË POLITIKE, PUSHTETI BRITANIK, DHE SIGURIMET SEKRETE BRITANIKE

by Kukes Post
0 comment

Ashtu si shpikja e konceptit të republikës – një nga gënjeshtrat më të mëdha të politikës moderne, partitë politikë janë shpikur nga Perandoria Britanike. Pra, republika dhe partitë polilitike janë pjesë e pushtetit britanik dhe i shërbejnë këtij pushteti.

Ashtu siç njihet zyrtarisht, partitë politike kanë si qëllim që të organizojnë njerëzit në mënyrë që të gjenerojnë ide. Duke pasur si objektiv politik të marri pushtetin përmes zgjedhjeve, ato duhet të bindin opinionin publik se idetë e tyre janë më të mira se të një partie tjetër. Gjatë kohës që janë në opozitë, ato kritikojnë pushtetin përmes ideve, dhe i gjithë ky proçes është një mekanizëm që duhet ta bëjë pushtetin të jetë më i drejtë dhe më pak arrogant.

Në realitet dhe defakto, qëllimi i partive politike është krejt tjetër. Perandoria Britanike nuk i ka shpikur ato për këtë arsye. Nëse ka një gjë që pushteti modern urren dhe lufton më shumë tek njerëzit janë idetë; jo vetëm idetë politike, por çdo lloj ideje, idetë shkencore, idetë ekonomike, idetë për biznes, idetë e ndërtimit të një shtëpie, idetë që kanë të bëjnë me të kuptuarit e padrejtësisë politike, idetë fetare, idetë ushtarake, dhe idetë që të ndihmojnë për t’u mbrojtur nga pushteti.

Kujdes: idetë janë gjëja që pushteti britanik urren më shumë se çdo gjë tjetër. Sipas pushtetit sekularist britanik, njerëzit janë skllevër, kështu që ata nuk duhet të lihen të mendojnë e të gjenerojnë ide. Gjenerimi i ideve është e drejtë ekskuzive e pushtetit britanik.

Partitë politik pikërisht në pamje të parë sillen si organizata që gjenerojnë ide, por ato defakto janë formuar për të bërë të kundërtën: për të kontrolluar idetë. Njerëzit nuk mund të kontrollohen tek e tek. Duke iu bashkuar një ideje politike, është më kollaj për pushtetin për t’ia ndikuar idetë dikujt. Përmes partive politike, është shumë lehtë për pushtetin që t’i kontrollojë.

Partitë politike nuk janë formuar për të gjeneruar ide. Ato janë formuar ekzaktësisht për të kundërtën, për të përhapur idetë e pushtetit britanik dhe për të kontrolluar njerëzit. Normalisht, duke hyrë në parti, njerëzve iu jepet përshtypja sikur bëjnë pjesë në një organizatë ideshë, pa e kuptuar në fakt se kanë përfunduar në një qorrsokak.

Për t’iu dhënë njerëzve një stimul për t’u bërë pjesë e këtyre organizatave, sigurisht që sistemi politik ua jep të drejtën atyre për t’iu gjetur njerëz punë në mënyrë informale. Pra, partitë politike sigurisht që punosojnë disa njerëz apo promovojnë të tjerë për të dhënë përshtypjen sikur ato kanë pushtet ekonomik.

Shkurt, partitë politike janë organizata të shpikur nga Perandoria Britanike, janë formuar dhe vazhdojnë të formohen edhe sot nga sigurimet sekrete britanike dhe nga CIA. Çdo kryetar partie është anëtar i sigurimeve sekrete, apo spiun britnanik. Ky fakt është më shumë se aksiomatik. Çdo kush që kupton pak nga politike, e di një gjë të tillë.

Gjithashtu, partitë politike në vetvete janë demonstrim dhe manifestim i pushtetit dhe pushtimit britanik botërore. Duke filluar nga Partia Komuniste Kineze, që është partia më e madhe në botë, tek partitë politike amerikane, e deri tek partitë më të parëndësishme nëpër vende të botës, që të gjitha janë formuara nga sigurimet sekrete të mbretit anglez, dhe çdo kryetar partie është në vetvete spiun britanik dhe person i miratuar nga sigurimet sekrete britanike.

Në të njejtën kohë, është shumë me vend të theksohet fakti se partitë politike janë shumë të ngjashme me organizatat terroriste në mënyrën se kush i formon, se si formohen, si financohen, si operojnë, dhe për vetë faktin se që të dyja i shërbejnë pushtetit britanik.

Nëse keni dyshim në këtë që iu them, është shumë lehtë për ta vërtetuar. Tento të formosh një parti politike të pavarur, sipas një ideje tuajën personale, të pa rekomanduar nga dikush, të pa këshilluar nga sigurimet sekrete, dhe do ta shohësh se ç’janë partitë politike dhe se monopol i kujt janë ato.

Nuk ka dyshim se çlirimi nga pushteti barbar e terrorist britanik fillon me refuzimin e partive politike, me denoncimin e tyre si organizata terroriste, dhe si celula spiunazhi të pushtetit britanik. Çdo anëtar partie duhet konsideruar potencialisht si spiun dhe terrorist britanik, që paguhet apo i ofrohen favore me qëllim që t’i shërbejë dhe të mbrojë pushtetin britanik.

Sabri Lushi

Nëntor 2023

 

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post