Home » Përgjigje  ndaj deklaratave anti-muslimane të një historiani nga Kosova

Përgjigje  ndaj deklaratave anti-muslimane të një historiani nga Kosova

by Kukes Post
0 comments

Dëgjova një historian kosovar duke thënë se dikur ka pasur hoxhallarë që iu kanë bërë thirrje njerëzve që të mos i dërgojnë fëmijët në shkollë, dhe sipas këtij profesori, i cili hedh baltë mbi muslimanët kosovarë, këta lloj hoxhallarësh janë paguar nga Rusia, apo madje ka pasur qytetarë rus të cilët kanë mësuar shqip dhe janë trajnuar në mësimet e fesë islame dhe kanë ardhur në Kosovë duke punuar si imamë – a thua se kosovarët ishin budallenj dhe nuk i kuptonin spiunët rusë.

E para, habitem se ç’lidhje ka Rusia në këtë mes kur vetë Perandoria Ruse ka rënë në vitin 1917, kur mbreti Nikolas II i Rusisë është ekzekutuar bashkë me të gjithë anëtarët e familjes së tij, dhe vendi është marrë nën kontroll nga ushtarët komunistë britanikë. Pra, Rusia që nga ajo kohë ka pushuar së ekzistuari si perandori apo forcë imperiale dhe ka qënë nën shërbimin e Perandorisë Britanike.

E dyta, të ndalosh fëmijët nga shkollat laike është e drejtë e çdo prindi të përgjegjshëm. Çdo prind normal e i pa kontaminuar kujdeset për fëmijët e tij, shqetësohet se ku po mësojnë, kush i mësojnë, çfarë mësimesh iu mësohen, kujdeset për moralin e fëmijëve, nëse ka agjenda shtetërore për shkatërrimin e tyre etj.

Muslimanët sigurisht që kanë pasur frikë dhe vazhdojnë të shqetësohen nga shkollat laike sepse shteti ka agjenda antifetare. Ky është fakt.

E treta, ndryshe nga ç’thotë ky mashtrues dhe propagandist shtetëror, hoxhallarët e muslimanët në përgjithësi janë dashamirësit më të mëdhenj të dijes e shkollës sepse ajeti i parë i Kuranit thotë, “Lexo me emrin e Zotit tënd!” Është pikërisht Kurani dhe nxitja e tij për dituri ai që i ka dhënë botës një civilizim kaq të madh rezultatet e së cilit ndjehen edhe sot.

Muslimanët nuk janë kundër shkollës, dijes, e marrjes së çdo diturie. Ky mashtues thotë se hoxhallarët i kanë ndaluar fëmijët nga shkolla nga nevoja për t’i përdorur ata për punë në shtëpi, duke nënkuptuar se muslimanët janë njerëz të prapambetuar e anti-kombëtarë. Nuk paska pasur djallëzi më të madhe se nacionalizmi e patriotizmi i shëmtuar britanik.

Ky mashtrues dhe shumë mashtrues si ky propagandist e gënjeshtar duhet ta dinë se arsyeja pse muslimanët kanë hezituar për t’i dërguar fëmijët në shkollë kanë qënë arsye ideologjike e fetare. Ata nuk kanë pasur besim në ato shkolla të hapura nga armiqtë britanikë, pra nga pushtuesi, nga frika se nuk ka dobi në ato lloj shkollash laike, në të cilat përveç se pak dituri që iu mësohej fëmijëve, ishin dhe vazhdojnë të jenë burim shkatërrimi i moralit dhe ideologjisë së tyre.

Ky mashtrues kosovar, i ashtuqujatur historian, duhet ta di se shumë muslimanë si puna ime, që nuk pyesin as për Britaninë e Madhe, as për Amerikën, as për Rusinë e pushtuar nga britanikët, as për Serbinë, që po të kenë mundësi që të mos i dërgonin fëmijët nëpër shkolla laike, në shkollat e degjenerimit, në shkollat e shtetit qëllimi i së cilave është shkatërrimi i fëmijëve, do ta bënin një gjë të tillë me krenarinë e përgjegjësinë më të madhe.

Fakti që hoxhallarët kosovarë kanë hezituar t’i dërgojnë fëmijët në shkollat laike, apo shkollat e djallit siç i quanin dikur, ky fakt është tregues i vlerës së tyre ndërsa ky batakçi na e paraqet si ndikim rus.

Nuk paska pasur farë më të keqe, më të ndyrë, më të pështyrë, dhe më të rrezikshme se pushteti britanik dhe spiunët e këtij pushteti djallëzor që gjenden kudo.

 

Sabri Lushi

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post