LOGIN
Home » Problemi i umetit islam sot

Problemi i umetit islam sot

by Kukes Post
0 comment

Problemi i umetit islam sot është se ai çalon nga koka, jo nga masat. Habitem kur dëgjoj disa të ashtuquajtur dijetarë se çfarë mashtrimi publik bëjnë në lidhje me gjendjen e umetit, duke mos e përmendur kurrë faktin se muslimanët janë të pushtuar nga britanikët dhe amerikanët.

Dijetarët e umetit – ata që janë çertifikur jo nga dituria, por nga qeveritë spiune të Mbretërisë Britanike dhe Qeverisë Amerikane, flasin për çdo gjë, dhe madje kanë edhe guximin shpeshherë të akuzojnë edhe muslimanët e thjeshtë, por ata kurrë nuk e drejtojnë gishtin drejt armiqve më të mëdhenjë të umetit: ndaj qeverisë amerikane terroriste dhe mbretërisë britanike barbare.

A nuk e kuptojnë këta lloj dijetarësh të çertifikuar nga politika e kurruptuar se çdo ditë e më shumë po e shkatërrojnë reputacionin e tyre, se çdo ditë e më shumë po e humbasin audiencën e tyre reale, se çdo e më shumë muslimanët po humbasin resepkt për ta?

A nuk e kuptojnë këta dijetarë se çdo ditë e më shumë po bëhen të pabesueshëm për qëndrimet e tyre të dyshimta?

Servilosja ndaj pushtetit, ndaj Qeverisë Amerikane dhe Mbretërisë Britanike – dy entitetet më të korruptuara në botë, dhe servilosja ndaj spiunëve e agjentëve të këtyre barbarëve perëndimorë nuk është rruga e profetëve dhe e as burrave fisnikë.

Kur udhëheqësit politikë, dijetarët dhe paria e një populli kthehen në mashtrues publikë, në gënjeshtarë, në shpifës, në njerëz që e kanë humbur kontaktin me realitetin, në njerëz që blihen me para – pra kanë një çmim, atëherë ai popull është në buzë të katastrofës.

Kjo është gjendja e umetit islam sot: një umet i drejtuar nga spiunë e agjentë amerikanë dhe nga vegla të monarkisë britanike, nga dijetarë që blihen me para, që flasin sipas oreksit të politikës, nga pasanikë që janë bërë të tillë jo si rezultat i punës së tyre të ndershme, por si rezultat i sahanlipërijes dhe shërbimit të pandershëm që ata i ofrojnë politikës.

Gjithësesi, umeti islam gjithmonë do të ketë një grup dijetarësh që do të jenë në të drejtën, dhe ndër cilësitë më identifikuese të këtij grupi dijetarësh është se ata nuk i frikësohen kritikës së kritikuesit. Ata nuk janë servilë të pushtetit duke mos e thënë të vërtetën.

Dijetarët e vërtetë nuk kanë frikë nga thënia e të vërtetës, as nga kërcënimi i tiranëve të politikës. Dijetarët e vërtetë janë njerëzit më të qëndrueshëm në të vërtetën – ata nuk janë servilë të dyerëve të spiunëve qeveritarë.

Seriozisht është për të ardhur keq kur e shikon gjendjen e umetit dhe të dijetarëve servilë dhe mashtrues.

 

Sabri Lushi

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post