LOGIN
Home » Ligjet e shtetit janë shprehja e batakçizmit dhe zullumit të një sistemi politik shtypës britanik

Ligjet e shtetit janë shprehja e batakçizmit dhe zullumit të një sistemi politik shtypës britanik

by Kukes Post
0 comment

Ligjet e shtetit janë shprehja e batakçizmit dhe zullumit të një sistemi politik shtypës britanik që edhe pse në pamje të parë është tërhequr, ky sistem vazhdon ta kontrollojë botën, ashtu sikurse është përgjegjës për padrejtësi të mëdha.

Sekularizmi britanik duhet refuzuar dhe duhet parë me neveri, si një sistem shkatërrues i shoqërisë njerëzore. Në këtë aspekt, edhe ligjet e padrejta dhe shtypëse të shtetit sekularist duhen ekspozuar. Gjithashtu, duhet të bëhet i qartë qëllimi i tyre, që është kontrolli dhe vetëm kontrolli i njerëzve.

Për ta përsëritur, ligjet e shtetit nuk kanë asnjë qëllim tjetër veçse për t’i kontrolluar qytetarët, për t’i shtypur ata, për t’ua limituar mundësitë, për t’i penguar që të jetojnë të lirë, për të promovuar më të korruptuarit, dhe për të nxitur degradimin e shoqërisë dhe përhapjen e korrupsionit.

Ne si muslimanë kurrë nuk duhet të kemi ndonjë konsideratë për këto ligje të padrejta e shtypëse. Në të njejtën kohë, ne duhet t’i trajtojmë gjykatësit si spiunë e agjentë të rëndomtë të shtetit të korruptuar dhe shërbyes të pushtetit britanik. Gjyqtarët janë njerëz të privilegjuar dhe agjentë ndërkombëtarë të CIA-s, prandaj gjithmonë duhet t’i shohim ata si armiq.

 

Sabri Lushi

 

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post