LOGIN
Home » LIGJET SEKULARISTE TË PADREJTA DHE INFERIORITETI I NJË SISTEMI QESHARAK

LIGJET SEKULARISTE TË PADREJTA DHE INFERIORITETI I NJË SISTEMI QESHARAK

by Kukes Post
0 comment

Ndryshe nga feja islame, sistemi sekularist nuk është sistem konsistent (i qëndrueshëm), transparent, i qartë, i zhveshur nga interesat politike, afatgjatë, që merr në konsideratë faktet shkencore dhe natyrën njerëzore, dhe që kërkon të përmbushë objektiva të drejta e të qarta.

Përkundrazi, objektivat e ligjeve sekulariste janë kontrolli dhe vetëm kontrolli i qytetarëtve, nga njëra anë, dhe mbrojtja e sistemit polilik, nga ana tjetër. Është shumë qesharak fakti se si arrijnë t’i mashrojnë qytetarët kur flasin për liri kur pushteti kontrollon gjithçka: tokën, bizneset, paranë, arsimin, burimet natyrore, dhe madje edhe ligjet a familjes, pa u futur pastaj në pjesën administrative të sistemit dhe në korrupsionin e sistemit gjyqësor.

Ndryshe nga feja islame, sekularistët flasin për liri ndërkohë që e kanë zhveshur individin nga çdo pavarësi apo liri, qoftë liri ekonomike, qoftë liri ideologjike, e qoftë liri politike. Në fakt, ky sistem inferior na kujton Amerikën e cila hedh bomba natë e ditë mbi njerëz të pafajshëm dhe pastaj del presidenti amerikan e na thotë, “po e bëjmë në emër të lirisë.” Patjetër, e kemi parë lirinë amerikane se si po lulëzon në Irak, Afganistan, Jemen, Somali, Libi, Liban, Siri etj – vende të cilat i ka shkatërruar makina vrasëse e ushtrisë amerikane.

Çdo gjë që bëjnë sekularistët e bëjnë në emër të lirisë, që do të thotë në fakt shtypje, tallje, kontroll, vrasje, mohim të drejtash, nënçmim i njeriut, monopol ekonomik, cëngrim i lirisë ideologjike e fetare, dhe shkatërrim i dinjitetit të qytetarit. Për perandorinë sekulariste britanike dhe për qeverinë amerikane, njeriu është skllav dhe duhet të trajtohet si i tillë.

Edhe pse njeriu ka jetuar në planetin tokë me mijëra vjet, sekularistët nuk e kanë zbuluar akoma se ç’është martesa, se ç’është gjinia, e drejta e pronësisë, e drejta e biznesit, pronësia e tokës, leja për të ndërtuar një shtëpi, dhe formën e qeverisjes. Barbarët akoma me këto tema merren sepse e kanë pushtetin dhe interesi i tyre është se si ta konsolidojnë atë.

Nuk paska pasur sistem më qesharak, më tallës, më shtypës, më shkatërrues, më barbar, më të dëmshëm, më inferior, dhe më djallëzor se sistemi politik sekularist britanik. Ky qenka sistemi i gënjeshtrës, i mashtrimit, i spiunizmit, i propagandës, i magjisë, i hipnotizimit masiv, dhe sistemi më anti-natyral për jetën e njeriut.

Ky sistem inferior dhe barbar është promovuar dhe vazhdon të promovohet nga Monarkia Britanike dhe nga Qeveria Amerikane – republika e parë e historisë njerëzore që e ktheu mashtrimin në sistem politik.

Është një lutje, që e transmeton Tirmidhiu, që bëhet kur shikon dikë që e ka kapluar fatkeqësia: “falenderuar qoftë Allahu i Cili më ka ruajtur nga ajo çfarë të ka sprovuar, dhe më ka favorizuar mua mbi shumë të tjerë.”

Kur shikojmë injorancën e sekularizmit dhe se sa qesharak e inferior është ky sistem, sa shkatërrues për njeriun dhe shtypës, mendoj se është momenti i duhur për ta bërë këtë lutje.

Amerika është entiteti politik më armik i të drejtave të njeriut, ndoshta në të gjithë historinë njerëzore pavarësisht se e ka kthyer në art fshehjen e krimeve dhe të pabesisë.

Sabri Lushi

Shkurt 2024

 

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post