LOGIN
Home » GJYQËSORI: HALLKA MË DESPOTIKE E SHTETIT MODERN SEKULARIST TË SHPIKUR NGA BRITANIKËT

GJYQËSORI: HALLKA MË DESPOTIKE E SHTETIT MODERN SEKULARIST TË SHPIKUR NGA BRITANIKËT

by Kukes Post
0 comment

Vetë fakti që sistemi i drejtësisë sipas konceptit britanik të shtetit modern e detyron qytetarin të nënkontraktojë një avokat për shkak se për një qytetar të thejshtë është a pamundur për t’i kuptuar ligjet, procedurant, ritualet e gjykatës, rregullat apo mos rregullat, normal apo kultin e gjykatës, kjo tregon se sistemi sekularist i drejtësisë është manifestimi më i madh i despotizmit britanik.

Sistemi i drejtësisë është formuluar nga mjeshtrat e propagandës, nga ekspertët e mafias shtetërore, nga mashtrues profesionistë, të cilët zgjedhin termat më të bukur e më konfuzë, procedurat më ngatërruese, dhe kultin hipnotizues që të jep përshtypjen sikur kemi të bëjmë me një drejtësi të sofistikuar kur në fakt nuk kemi të bëjmë me asgjë tjetër veçse me një sistem mashtrues e fallxhor klasik.

Qytetari i thjeshtë nuk lejohet të përballet me gjykatat në mënyrë të drejtëpërdrejtë sepse mund të mos bie në kurthet e hipnotizimit e mashtrimit të sistemit gjyqësor.

Për shembull, nëse një qytetari të thjeshtë i është marrë prona nga shteti apo nga një kompani mafioze shtetërore, atëherë çështja është shumë e thjeshtë: qytetari kërkon të marrë pronën mbrapsht.

Gjykata nuk e shtron çështjen kaq thjesht sepse qytetari nuk duhet ta kuptojë problemin.

Përkundrazi, rruga për drejtësi është e shtruar me procedura nga më ngatërrueset, me rituale gjykate nga më hipnotizueset, ligjet janë shkruar me një gjuhë teknike dhe të mbushura me terminologji që kanë vetëm kuptimin që ua jep gjykata, dhe mbi të gjitha, i gjithë procesi është i mjergullizuar nga propaganda e madhe se, “shteti modern është shteti i rendit ligjor – rule of law,” që në thelb është përrallë britanike.

Në prapaskenë të gjitha këto janë përralla e mashtrime. Vendimet e gjykatës merren mbi parime politike e mbi urdhëra shtetërorë. Nëse shteti vendos t’i marrë pronën dikujt apo t’i mbyll biznesin, çështja ka mbaruar. Çdo gjë tjetër është teatër dhe estradë e sistemit gjyqësor për ta bindur qytetarin se prona nuk i është marrë me të padrejtë apo se biznesi është mbyllur për faj të tij.

Këtë parim shteti ndjek për çdo gjë tjetër: kur arreston njerëz për arsye politike, kur shkatërron jetë qytetarësh për arsye politike, kur mbyll biznese, kur heq njerëz nga puna, kur lufton fenë apo kur bën ndonjë padrejtësi tjetër: të gjitha bëhen në emër të ligjit – në emër të ligjeve britanike.

Prandaj, fokusimi në luftën kundër sistemit të drejtësisë, kundër gjykatava, fokusimi në ekspozimin e korrupsionit të vetë ligjeve, fokusimi në ekspozimin e procedurave mashtruese gjyqësore, fokusimi në ekspozimin e mashtrimit të madh që bën shteti sekularist përmes gjykatave është një prioritet i madh i luftës për drejtësi.

Jo vetë që nuk duhet të kemi respekt për ligjet dhe gjykatat sekulariste, por duhet ta konsiderojmë këtë sistem si shprehjen më të madhe të padrejtësisë së shtetit modern.

Gjithashtu, gjykatësit duhet të konsiderohen si mashtruesit dhe shërbëtorët më të përshtyrë të shtetit. Kurdo që shikon një gjykatës apo prokuror, potencialisht po shikon një prej njerëzve më të korruptuar dhe më të ndyrë të shoqërisë.

Mos iu besoni gjykatave!

Mos iu besoni ligjeve mashtruese sekulariste!

Mos iu besoni gjyqtarëve!

Mos iu besoni avokatëve!

Mos iu besoni procedurave ligjove të korruptuara!

Shteti modern është sistemi më mashtrues e më despotik që bota ka parë ndonjëherë. Ky lloj shteti është shpikur nga Perandoria Britanike jo për të dhënë drejtësi, por për të kontrolluar botën.

Lufta është politike me këtë sistem barbar britanik të shtetit modern. Çdo problem duhet të trajtohet më parë politikisht, edhe po të jesh në gjykatë.

Sabri Lushi

Shkurt 2024

 

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post