LOGIN
Home » Shteti modern është i themeluar mbi parimin e mosmbajtjes përgjegjësi për asgjë

Shteti modern është i themeluar mbi parimin e mosmbajtjes përgjegjësi për asgjë

by Kukes Post
0 comment

Shteti modern, që është modeli britanik i pushtetit, është i themeluar mbi parimin apo konceptin e mosmbajtjes përgjegjësi për asgjë. I gjithë sistemi sillet rreth këtij parimi, që nga struktura e pushtetit, ndarja në pamje të parë e gjyqësorit nga ekzekutivi, parimi i shtetit ligjor, e deri tek propaganda masive shtetërore.

Për këtë arsye, shteti nuk iu garanton qytetarëve asgjë. Ata duhet t’i marrin veprimet vetë. Mirëpo, që shteti t’ua ndikojë vendimet njerëzve, operon përmes konceptit të shembullit apo modeleve.

Për shembull, shteti modern nuk iu garanton qytetarëve që nëse investojnë për të mbaruar një shkollë, për të hapur një biznes apo qoftë edhe për të emigruar në një vend tjetër ka një sukses të garantuar edhe pse qeveria ka në dorë monopolin e informacionit, por shteti nuk kërkon të mbajë përgjegjësi.

Nga ana tjetër, shteti promovon modele fallso, që nuk përfaqësojnë realitetin, kjo në mënyrë që qytetarët të bien në gropë.

Sipas shtetit, qytetarët duhet t’i marrin vendimet e tyre jo bazuar në llogaritje e informacion, por të bazuar në shembuj, si “meqë filani ka bërë këtë shkollë, atëherë ia vlen për të aplikuar për këtë degë,” apo “meqë filanit i ka ecur në këtë biznes, ia vlen të investosh në këtë industri,” ndërkohë që shteti me kujdes të madh e lejon një pjesë të njerëzve të kenë “sukses.”

Thelbi është se nën shtetin modern britanik nuk mund t’i besosh kurrë shtetit dhe as modeleve sepse nuk mund ta dish nëse këto modele përfaqësojnë realitetin apo janë raste që shteti i ka lejuar me kujdes që të shërbejnë si mashtrim për qytetarët.

Shteti modern operon përmes modeleve e shembujve, jo përmes mbajtjes së përgjegjësisë.

Sabri Lushi

Shkurt 2024

 

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post