Amerika sot funksionon si bazë ushtarake e Monarkisë Britanike dhe sa herë flasim për Amerikën ne nënkuptojmë mbretin britanik dhe anasjelltas. Vetë Mbretëria e Bashkuar ka zgjedhur të mbajë një profil të ulët në arenën ndërkombëtare, ndërsa pushteti i mbretit është investuar më së shumti në Republikën Artificiale Amerikane – entiteti më terrorist i krijuar ndonjëherë.
Përmenda Familjen Mbretërore Britanike, pasi ishte pikërisht kjo familje që nënshtroi Perandorinë Osmane që e drejtonin kryesisht shqiptarët; ishte Britania e Madhe dhe Amerika që pushtuan Egjiptin e drejtuar nga shqiptarët e Muhamad Ali Pashës; ishte pikërisht familja mbretërore britanike që më 1912 formoi shtetin e copëtuar shqiptar; ishte kjo familje që krijoi Principatën Greke dhe Principatën Serbe që do të shërbenin si baza britanike për luftën e vazhdueshme ndaj faktorit shqiptar (e cila vazhdon dhe sot); ishte pikërisht kjo familje që mbështeti terroristin Ahmet Zogu; ishte kjo familje që sponsorizoi Enver Hoxhën dhe terrorin komunist në Shqipëri; është Amerika dhe Monarkia Britanike që mbështesin terrorin dhe izolimin ekonomik ndaj shqiptarëve këto 34 vitet e fundit.
Shqipëria ka kaluar mjaft peripeci dhe përmes fushatave terroriste amerikane për të arritur sot në një ditë ku pret Sekretarin Amerikan të Shtetit, Blinken – përfaqësues zyrtar i terrorit dhe shtypjes amerikane në Shqipëri, i cili zbarkon në Tiranë në mënyrën më pagane dhe pritet të derdhi në mes të Tiranës një avion me terrorizëm dhe plot me tallje e gënjeshtra.
Amerika ka llafe, shumë llafe dhe pjesën tjetër e mbushën me komunizëm, ndalim të fesë, sistem arsimor shtypës, papunësi, firma piramidale, ligj problematik tokash, ndërtime pa leje, vrasje, destabilizime si 97-ta, shumë media që emetojnë kaos dhe dizinformim, lojra fati, rrëmuja pafund në parlament, gënjeshtër pas gënjeshtre, eksod masiv të shqiptarëve dhe në fund na del një terrorist si Blinken që me pafytyrësinë më të madhe flet për aleancë strategjike, integrim të Shqipërisë në BE dhe luftën kundër terrorizmit imagjinar dhe ekstremizmit imagjinar.
Në prespektivën time çdo gjë është normale, fati i shqiptarëve është fati i një populli të marrë me barut dhe me grykë të pushkës, dhe është krejt normale që okupatori të shpiki armiq imagjinarë dhe të paraqesi veten e tij si hero dhe si mikun e madh strategjik të shqiptarëve. Dhe kur mendon që Amerika ka se 110 vite që i vret dhe i pushkaton sistematikisht intelektualët shqiptarë, kur mendon që gjithçka që ka të bëjë me historinë e kanë shkruajtur dhe fallsifikuar terroristët amerikanë, kupton që është shumë normale që t‘i thërrasësh derrit, dajë e rrjedhimisht të quash një armik të shqiptarëve dhe një sponsorizues të terrorizmit, si Amerika, aleat strategjik.
Me të tilla komente nuk është se do të bëhet më mirë, por mjafton si një pikënisje për të rregulluar prespektivën tonë me okupatorin amerikan dhe sot mesazhi im për Blinken është modest dhe tepër i qartë: shqiptarëve ju ka ardhur në majë të hundës me gënjeshtrat dhe përrallat amerikane dhe mjaft me terror dhe terrorizëm amerikan në Shqipëri.
Nderim Lushi – Kukës
Peticion: Dëbimi i ambasadës britanike dhe amerikane nga Shqipëria