LOGIN
Home » ANTONY BLINKEN: ROLI I TIJ POLITIK I RËNDËSISHËM DHE LIDHJET ME TERRORIZMIN

ANTONY BLINKEN: ROLI I TIJ POLITIK I RËNDËSISHËM DHE LIDHJET ME TERRORIZMIN

by Kukes Post
0 comment

Me 15 shkurt, 2024, Antony Bliken – një nga zyrtarët më të lartë të Republikës Amerikane, vizitoi kryeqytetin e Republikës së Shqipërisë. Po kush është Blinken?

Ky është sekretari i shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për nga pesha politike, posti i tij është ndër më të rëndësishmit në ekzekutivin amerikan, më saktë, hierarkia e tij politike dhe ekzekutive vjen direkt mbas postit të zëvendës presidentit. Pra, sekretari i shtetit është kreu i Departamentit Amerikan të Shtetit, që është pak a shumë ekuivalent me ministrinë e punëve të jashtme të shteteve apo republikave të tjera, por gjithësesi ky departament ka një rol më specifik për vetë faktin se SHBA-të janë rast specifik në aspektin apo rolin politik të tyre.

Departamenti i Shtetit është pjesë e degës ekzekutive të Qeverisë Amerikane, dhe madje zyra më e rëndësishme në qeveri pas Shtëpisë së Bardhë dhe zyrës së zv. Presidentit.

Zyra e departamentit të shtetit ka si funksion kryesor të këshillojë presidentin në lidhje me çështjet ndërkombëtare, me marrëdhëniet me shtetet e tjera, të negociojë në emër të SHBA-ve marrëveshje e traktate ndërkombëtare, të përfaqësojë shtetin amerikan në OKB, dhe mbi të gjitha, të adminstrojë misionet diplomatike amerikane. Por, ky është vetëm roli zyrtar i deklaruar.

Por, duke marrë parasysh rolin unik të Republikës Amerikane që Perandoria Britanike ia ka dhënë që me formimin e saj në vitin 1776, Departamenti Amerikan i Shtetit ka rol gjithashtu unik në arenën ndërkombëtare dhe që i shërben në mënyrë esenciale Perandorisë Britanike. Në fakt, për të kuptuar se pse pesha e Departamentit Amerikan të Shtetit është kaq e madhe dhe roli i saj është unik, më parë duhet të kuptojmë se cili është biznesi më i rëndësishëm i Republikës Amerikane.

CILI ËSHTË BIZNESI MË I RËNDËSISHËM I REPUBLIKËS AMERIKANE?

Ashtu siç është e ditur historikisht, Republika Amerikane është formuar në vitin 1776. Ndryshe nga ç’perceptohet gabimisht nga masat, ajo filloi të formësohet në vitin 1776, por lufta për kontrollin e banorëve evropianë të vendosur në Amerikën e Veriut nën pushtetin e republikës federale ka zgjatur për afro një dekadë pasi shumë njerëz e refuzonin këtë pushtet meqë donin të jetonin të lirë.

Formimi i Republikës Amerikane është guri i kilometrazhit më i rëndësishmi për Perandorinë Britanike aq sa nuk është gabim të thuhet se viti 1776 shënon fillimin e suksesit të madh të kësaj perandorie. Përmes një strategjie politike unike, Monarkia Britanike arriti ta konsolidojë pushtetin e saj në Amerikën e Veriut nën flamurin e lirisë dhe pavarësisë, duke iu ofruar njerëzve mirazhin e ikjes nga pushteti e për të rënë pikërisht tek pushteti i synuar i centralizuar britanik. Kjo, pra, ishte arsyeja e një lufte të gjatë për independencë sepse shumë evropianë që tashmë jetonin në kontinentin e ri e kuptonin mashtrimin e një pushteti qëndror dhe të pa preçedentë siç ishte republika amerikane.

Edhe pse e formuar duke eksperimentuar një formë të re pushteti – një pushtet abstrakt që i perket popullit në mënyrë abstrakte e të palogjikshme, e formuar për të garantuar liri dhe autonomi ndryshe nga pushtetet klasike monarkike apo perandorake, Republika Amerikane eventualisht rezultoi në një pushtet imperialist përkrah vetë Perandorisë Britanike, shkëputja nga e cila dhe aplikimi i një filozofie politike të ndryshme ishte vetë identiteti politik i kësaj republike. Me fjalë të tjera, i gjithë projekti politik i Republikë Amerikane u ekspozua si një mashtrim marramendës i Perandorisë Britanike.

Kështu që, roli dhe përgjegjësia e Republikës Amerikane nuk është thjesht t’iu garantojë apo plotësojë qytetarëve amerikanë nevojat politike, ekonomike, sigurinë dhe ushqimin përmes një pusheti liberal, siç ishte proklamuar gjatë luftës për pavarësi, por roli i saj është t’i shërbejë pushtetit të Perandorisë Britanike e të luftojë në emër të Monarkisë Britanike.

Roli imperialist ndërkombëtar i Republikës Amerikane nxjerr në hap pikërisht mashtrimin e madh të elitës amerikane të cilët e formuan këtë entitet politik në vitin 1776 jo për t’iu dhënë amerikanëve më shumë liri, më pak taksa, jetë më autonome nga pushteti, apo për të jetuar nën një shtet jo ekspansionist – siç është rasti i perandorive.

Republika Amerikane rezultoi në një vegël të Perandorisë Britanike, për t’u angazhuar me luftëra dhe për të bërë punët e pista të Monarkisë Britanike, dhe historia e ka vërtetuar këtë më së miri, sidomos në shekullin e 20-të e deri në ditët tona. Përmes një mashtrimi grandioz, Perandoria Britanike e ka formuar Amerikën për një funksion të vetëm: për të luftuar.

Ky pra është biznesi më i rëndësishëm i Republikës Amerikane: lufta. Ky shtet i formuar nga emigrantë, nga njerëz që kanë ikur nga qytetërimi i vjetër, të cilët e kanë braktisur identitetin e tyre të vjetër, nga njerëz pa tabutë e domosdoshme për pengimin e njeriut nga veprimet e padrejta, nga njerëz që shpesh nuk kanë identitet tribal për t’i ndaluar nga veprimet e papërgjegjshme politike, Amerika i ka dhuruar Perandorisë Britanike habitatin më optimal për të rekrutuar luftëtarë legjionarë, tregun më të mirë për të rekrutuar mercenarë për të bërë luftë në emër të Monarkisë Britanike, dhe modelin më të mirë për të bërë luftëra nën flamurin e një identiteti tjetër politik, e kështu për ta mbajtur Perandorinë Britanike të pastër nga përgjegjësitë e saj.

Amerika ngjan me një filial të një kompanie të madhe, siç është Perandoria Britanike, por që operon nën një emër tjetër. Në fakt, modelin e formimit të Republikës Amerikane, që është filial politik i Perandorisë Britanike, këta të fundit e kanë përdorur edhe në biznes.

Amerika nuk ka identitet. Amerika nuk është shtet i pavarur. Amerika gjithmonë ka qënë nën kontrollin e britanikëve dhe kanë luftuar në emër të Perandorisë Britanike. Aspekti imperial apo ekspansionist i Republikës Amerikane dhe “aleanca” e saj me Perandorinë Britanike nuk janë rastësi, por thelbi i formimit të kësaj republike në vitin 1776.

Roli i Amerikës është të bëjë luftëra, të dëmtojë kombet e tjera, të shtyp këdo që ngre kokën politikisht anembanë botës kundër pushtetit despotik britanik, të kontrollojë kombet politikisht në emër dhe me mandatin e Monarkisë Britanike, të kontrollojë ekonominë botërore në emër të Mbretit Britanik, të shtypë çdo kryengritje të mundshme kundër pushtetit qëndror botëror britanik, të kontrollojë e shfrytëzojë burimet natyrore të të gjithë botës në emër të Perandorisë Britanike.

Shumë politikanë, analistë apo intelektualë e quajnë Amerikën si polici i botës, dhe ky epitet nuk është i rastësishëm. Ky është në fakt roli i Republikës Amerikane: t’i shërbejë Perandorisë Britanike përmes shërbimeve ushtarake e policore.

Një biznes tjetër i Republikës Amerikane, sidomos në dekadat e fundit, është terrorizmi, që ka rezultuar si një mjet efikas për justifikimin e aktivitetit të saj ndërkombëtar, rol që në fakt bie ndesh me parimet e formimit të kësaj republike.

TERRORIZMI

Amerika e sponsorizon terrorizmin, e ushqen atë ushtarakisht dhe ideologjikisht, dhe e shfrytëzon atë për llogari të Perandorisë Britanike. Nuk ka organizatë terroriste në botë që Amerika e liston si të tillë e të mos jetë vetë ky shtet mbrapa asaj organizate. Nuk ka grup kriminal që Amerika e liston si të tillë e të mos jetë vetë ky shtet mbrapa atij grupi. Amerika ushqehet me terrorizëm, justifikon rolin e saj ndërkombëtar me terrorizëm, dhe kontrollon shtetet në emër të luftës kundër terrorizmit. Amerika mbledh taksa në emër të luftës kundër terrorizmit, dhe burgos e shkatërron jetë njerëzish në emër të një lufte kundër terrorizmit – një terrorizëm që e themelon vetë, e përhap vetë, që e ushqen vetë, që e mbështet financiarisht e ushtarakisht vetë, dhe që e shfrytëzon vetë.

Terrorizmi është monopol i Amerikës.

Nuk janë prodhimet industriale apo bujqësore biznesi kryesor i Republikës Amerikane, por terrorizmi është biznesi kryesor i saj. Ka shtete të tjera të mandatuara nga Perandoria Britanike për t’u marrë me këto lloj biznesesh civile, siç është Kina, për shembull. Amerika është e fokusuar vetëm në përhapje dhe menaxhim konfliktesh, në bërje apo nxitje krimesh, në organizimin dhe kontrollin e organizatave terroriste, në mbështetjen e diktatorëve, në kontrollin e njerëzve, në përhapjen e krizave politike e ekonomike, në falimentim biznesesh, dhe në burgosjen e intelektualëve apo të çdo kujt që potencialisht mund të ngre kokën kundër padrejtësisë despotike të pushtetit sekularist britanik.

Si sekretar i shtetit, Antony Blinken e ka për detyrë politike direkt për t’u marrë me këtë biznes, pra me terrorizmin, me luftëra, me fillim konfliktesh, me vrasje, burgosje, me vjedhe të burimeve natyrere, me fillim krizash ekonomike, me varfërimin e popujve, dhe me monitorimin politik të njerëzve anembanë botës, që realizohen përmes CIA-s.

Terrorizmi është vetë profesioni i Sekretarit Amerikan të Shtetit dhe fokusi i tij parësor ndërkombëtar. Për këtë arsye, Antony Blinken lëviz në mënyrë të pa shkëputur nga një shtet në tjetrin. Kjo është shumë ironike sepse Republika Amerikane nuk është formuar për të qenë shtet ekspansionist apo imperialist. Në pamje të parë, baballarët e kombit amerikan luftuan për të formuar një shtet pikërisht për t’i ikur imperializmit apo ekspansionizmit, por gjithçka rezultoi në një gënjeshtër galopante e historisë njerëzore.

Amerika është shteti i mashtrimit, i gënjeshtrës, i terrorizmit, i luftërave me mercenarë – që vrasin në emër të parasë dhe as që iu intereson se kujt i shërben kjo luftë, i shfrytëzimit të njerëve, i komunizmit, i një sistemi politik unik në të gjithë historinë njerëzove. Amerika përfaqëson më të keqen e civilizimit njerëzor: mashtrimin dhe prapaskenën, prandaj ky shtet është themeluar dhe funksionin mbi spiunizëm dhe marrëveshje sekrete me shtetin. Amerika nuk ka lidhje me demokracinë apo transparencën.

Shkurt, t’i thuash Antony Blinken sekretar i terrorizmit është më e saktë se t’i thuash sekretar i shtetit përveç se nëse pajtohemi me faktin se vetë Amerika është simbol i terrorizmit.

Zoti i ruajttë popujt, muslimanët, dhe njerëzit e pafajshëm nga Amerika dhe terrorizmi i saj – një terrorizëm i bërë në emër të Monarkisë Britanike.

Sabri Lushi

Shkurt 2024

 

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post