LOGIN
Home » Sabotim apo thjesht terrorizëm amerikan i zakonshëm?

Sabotim apo thjesht terrorizëm amerikan i zakonshëm?

by Kukes Post
0 comment

Mëngjesi i datës 15 shkurt më gjeti pa internet në Grykë-Çajë të Kukësit. Në telefon më kishte ardhur një sms që shpjegonte që numri nuk ishte më aktiv dhe duhej të merrja kompaninë One për sqarime. Por personalisht njoh shumë mirë se si funksionon terrorizmi amerikan dhe përgjigjet i kisha pa kontaktuar One.

Unë kam dy oferta pa limit, njëra është HomeNet me 500 GB në muaj dhe tjetra, unlimited 50 me rreth 1500 GB në muaj, praktikisht pa limit (në dy numra të ndryshëm dhe të dy ishin çaktivizuar). Në sms-të që po postoj qartësisht ofertat duhet të paguhen deri më dt. 18 shkurt, por shkëputja e internetit ka ardhur me dt. 15 shkurt, edhe pse nuk e ka sqaruar arsyen, nënkuptohej që shkëputja ka ardhur nga mospagimi. Por në sms-të që po postoj shpjegohet qartësisht që afati është 18 shkurt dhe kjo hedhën poshtë tezën e mospagimit.

Interneti është rikthyer sapo kam bërë pagesën me kartë bankare, duke keqinformuar që gjithçka kishte të bënte me mospagimin dhe me asgjë tjetër, edhe pse kjo nuk vërtetohej nga sms-të dhe nga kushtet e përdorimit të One. Nëse njeh se si funksionon terrorizmi amerikan, i cili, njëlloj si djalli fshihet në detaje, atëherë nuk duhet të humbasësh shumë kohë që të kuptosh arsyet e shkëputjes së internetit.

Data 15 shkurt solli në Tiranë terroristin dhe mashtruesin amerikan, Blinken, dhe ky terrorist i vetëshpallur hero nga Ambasada Amerikane perceptohet si hero vetëm nëse shuhet çdo zë i lirë dhe pushkatohet çdo intelektual. Dihet që unë personalisht jam një kritik i Amerikës dhe prezencës së saj terroriste në Shqipëri, dhe të lidhësh shkëputjen e internetit me vizitën e Blinken në Shqipëri është a-ja e njohjes së terrorit dhe terrorizmit amerikan. Amerika është armike e fjalës së lirë dhe shkëputja e internetit është diçka e zakonshme për çdo vend që vizitohet nga zyrtarët e lartë të shtetit amerikan.

Amerikanët sulmojnë, por gjithmonë sulmet e tyre duan që të perceptohen si shpëtim dhe heroizëm, kështu që kanë lejuar rikthimin e internetit, por nuk ia kanë dalë dot që të pengojnë reagimet e mia në lidhje me vizitën e Blinken.

Nëse njeh thelbin e terrorizmit amerikan, atëherë njeh përgjigjet e shumë fenomeneve dhe të shumë ngjarjeve që ndodhin përreth.

Nderim Lushi – Kukës

 

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post