Home » Ç’ËSHTË KOMBI, QË HOXHALLARËT BËJNË THIRRJE TA DUAM?!

Ç’ËSHTË KOMBI, QË HOXHALLARËT BËJNË THIRRJE TA DUAM?!

by Kukes Post
0 comment

Me datë 3 mars të vitit 1924 Perandoria Osmane ra, kalifatit islam i erdhi fundi pas disfatës së madhe që pësoi gjatë luftës së parë botërore kur të gjitha vendet evropiane nën drejtimin e Perandorisë Britanike iu vërsulën perandorisë sonë – perandorisë së shqiptarëve mes të tjerash. Edhe pse evropianët paganë ishin të bashkuar, ndoshta nuk do ta kishin rrëzuar kalifatin e fundit islam po të mos iu ishin bashkuar atyre shumë tradhtarë e khawarixhë arabë që u ngritën kundër shtetit të tyre, të njetët khawarixhë që vazhdojnë t’iu shërbejnë britanikëve e amerikanëve.

Rrëzimi i Perandorisë Osmane e futi botën në një fazë të re. Perandorisë Britanike tashmë nuk i nevojitej të sillej si një fuqi politike klasike, por i duhej të gjente strehë në mënyra më efektive për ta mbajtur pushtetin, sidomos pas luftës së dytë botëre kur bota ishte bërë një shtet i vetëm.

Rrjedhimisht, shpikja më e madhe politike e britanikëve ishte kombi, një model shumë gjenial për ta kontrollaur botën dhe për ta konsoliduar pushtetin pagan sekularist.

Kombi do të ishte elementi kyç i pushtetit britanik dhe i gjithë sistemi do të bazohej në këtë gënjeshtër.

Së pari, kombi apo vetëqeverisja do të shërbente si një mënyrë për të kamofluar pushtetin britanik. Dalëngadalë njerëzit nuk do ta përmendnin më pushtimin britanik, por do të vetëkënaqeshin me konceptin e kombit. “Iu kemi bërë komb,” është klisheja më monumentale e britanikëve gjatë shekullit të 20-të.

Së dyti, kombi do të shërbente edhe si një umbrellë ideologjike për t’i kontrolluar njerëzit, e njëkohësisht kjo do t’i detyronte ata që heqnin dorë nga feja islame. Një tjetër shprehje monumentale e britanikëve është, “kombi apo feja?” Pra, kombi – kjo shpike britanike, ka shërbyer si një mekanizëm për ta fshehur luftën kundër fesë islame. Në emër të kombit edhe Enver Hoxha – ky terrorist britanik, e ndaloi fenë.

Së treti, kombi apo koncepti i shteteve të paravura nën hyqmin e Perandorisë Britanike apo të OKB-së është gjithashtu modeli perfekt i kontrollit të njerëzve: kontrollit politik, ekonomik, dhe kulturor. Sa më shumë shtete, provinca, kufij, ndarje e nën-ndarje administrative të ketë bota, aq më mirë për pushtetin britanik sepse njerëzit janë më të cënguar e më të kufizuar. Lëvizja lirshëm e qytetarëve anembanë botës, sidomos e muslimanëve, është shumë problem i madh për pushtuesit britanikë, aq më tepër në dekadat menjëherë mbas rënies së Perandorisë Osmane. Më e çuditshmja është se britanikët ua kanë shitur njerëzve ndarjen e tyre në shteti si vlerë.

Së katërti, kombi ka shërbyer dhe vazhdon të shërbejë si një alibi politike për t’i kontrolluar e për t’i testuar njerëzit, ashtu siç dhe ka shërbyer dhe vazhdon të shërbejë si një mekanizëm për rekrutimin e të githë qytetarëve si spiunë e agjentë të shtetit. Pra, ligjet formale dhe respektimi i tyre nuk mjaftojnë për të jetuar si qytetar i lirë e me dinjitet, por duhet t’i shërbesh kombit në mënyrë sekrete që të kesh mundësi të jetosh.

Njerëzit duhet të jenë 100% të kontrolluar në mënyrë formale e sekrete dhe të gatshëm t’i përgjigjen shtetin për çdo kërkesë informale apo mision kriminal, dhe e gjitha bëhet në emër të kombit.

Me fjalë të tjera, sipas britanikëve qytetarët nuk janë të lirë. Ata nuk lindin të lirë. Dinjitetit prej qytetëri të lirë nuk është një titull që i përket çdo qytetari apo anëtari të kombit. Secili qytetar nëse kërkon të jetojë apo mbijetojë duhet të bëjë marrëveshje me shtetin në mënyrë sekrete e informale, dhe në të njejtën kohë çdo qytetar duhet të jetë i shantazhueshëm – kjo si garanci që të mos pendohet për shërbimin që i bën shtetit.

Çdo gjë që flitet publikisht si kombi, shteti ynë, flamuri e përralla të tilla janë thjesht parulla për të fshehur një realitet politik makabër që e përjetojnë qytetarët në podrumet e pushtetit.

Së pesti, kombi ka shërbyer për britanikët edhe si një alibi për të bërë masakra kulturore nëpër popuj: duke ua ndryshuar atyre gjuhën, alfabetin, duke ua ndërruar e fabrikaur historinë, duke çuar përpara agjenda të tjera pagane, dhe duke e ribërë çdo gjë nga e para – e gjitha në emër të kombit. Bota ka përjetuar dhe vazhdon të përjetojë masakra e gjenocide kulturero nga britanikët dhe ushtarët e tyre amerikanë.

Për ta mbyllur, koncepti i kombit është shpikje britanike për të mbuluar një mijë e një të zeza, për të mbuluar krime, agjenda politike, shkatërrim kulturash, ndryshim historie e gjuhe, dhe për t’i testuar qytetarët – për t’i kthyer ata në skllevër, në spiunë e agjentë, e në njerëz padinjitet.

Të kesh lindur tek një vend i caktuar, në Shqipëri, për shembull, nuk mjafton të jesh anëtar i merituar i atij kombi, edhe nëse i respekton ligjet dhe paguan taksat. Në fakt, nëse i respekton ligjet, shikohesh si problematik nga sistemit – sepse kërkon të anashkalosh “kombin.”

Duhet të bësh diçka për kombin – t’i shkelësh ligjet, t’ia shtrishë dorën shtetit apo partisë, t’i ulësh brekët nëse lypset nevoja, duhet të pranosh të shantazhohesh, duhet t’i pranosh dhuratat e peshqeshet e sigurimit të shtetit sepse kështu iu hyn në punë atyre, duhet të mos mbash opinione të pavarura, por duhet të konsultohesh me sigurimet sekrete të kombit, duhet të mos ndërmarrësh sipërmarrje ekonomike të pavarura, por duhet të bashkëpunosh me shtetin apo kombin – në mënyrë sekrete, kuptohet.

Të duash kombin do të thotë të jesh spiun, të jesh i pamoralshëm, të jesh i shtantazhueshëm, të besosh përrallat e qeverisë, të mos ngresh pyetje, të mos vësh asgjë në dyshim në ato që thotë shteti, nëse përballesh me gjykatat e shtetit, nuk duhet të mbrohesh, por t’i bindesh shtetit e partisë, duhet të bësh korrupsion, duhet të gjesh vetëm mënyra korruptive për të jetuar, duhet t’ia shtrish dorën partisë apo shtetit, dhe të kesh besim tek shteti, madje duhet të jesh i gatshëm t’ia japësh partisë çdo gjë.

Të duash kombin do të thotë të duash shtetin më shumë se vetja, më shumë se prona jote, më shumë se familja jote, dhe duhet t’i bindesh shtetit në çdo gjë. Nuk duhet t’ia kesh me hile shtetit. Lidhja shtet-individ duhet të jetë më e fortë se çdo lidhje tjetër. Po të jetë e mundur njeriu duhet t’i thotë shtetit zot, por për ata që nuk ua lejon feja, duhet të gjejnë mënyra të tjera që ta shprehin respekin ndaj kombit.

Shkurt: kombi është të pranosh pushtimin britanik.

Kombi nuk është e drejta për të jetuar me dinjitet në vendin tënd. Komb nuk do të thotë se ti mund të zgjedhësh të ecësh përpara me ndershmëri. Komb nuk do të thotë që ti të kesh liri fjale, të shkruash, të botosh libra, të kesh liri zgjedhje, dhe të trajtohesh i barabartë. Komb nuk do të thotë që në territorin e tokën tënde je i lirë për të jetuar sepse pengohesh nga ligjet – ligjet britanike.

Nëse kërkon t’i repsektosh ligjet, diçka që normalisht kështu i bie që ta bëjnë të gjithë, jetesa është e pamundur sepse ligjet janë me mijëra dhe çdo gjë është e kontrolluar.

Cila është zgjidhja?

Kthehu tek kombi. Rroftë kombi. Gjej mënyra të tjera për të jetuar: jep ryshfet, bëhu spiun, shkel ligjin që të përfundosh si një qytetar i shantazhueshëm – më keq se skllav, dhe e gjitha kjo bëhet në emër të kombit. Madje, ka edhe mënyra të tjera: tregohu gatshëm të luftosh kundër qytetarëve të tjerë në emër të shtetit e të sigurimeve sekrete sepse vetëm kështu mund të përfitosh diçka. Kjo lloj industrie – industria e tradhtisë, është shumë e zhvilluar në shtetet moderne.

Ky është kombi që britanikët promovojnë. Ky është kombi që hoxhallarët e shtetit na bëjnë thirrje ta duam e ta respektojmë. Kjo është përralla britanike që na e servirin si lugë bosh.

Britanikëve nuk iu zë faj. Ata janë pushtues, dhe si të tillë ata do të gjejnë çdo mënyrë për ta mbajtuar pushtetin e tyre. Ajo ç’ka na vret në shpirt është pabesia e hoxhallarëve dhe paturpësia e tyre. Në vend që ata të jenë në ballë të rezistencës idologjike, ata kanë përfunduar në shërbëtorë rregjimesh. Në vend që ata të jenë të parët ta sqarojnë këtë përrallë britanike, ata kanë përfunduar në ushtarë rregjimesh zullumqare, për të mos thënë se ka prej tyre që janë agjentë të veshur me petkun e hoxhës.

Lusim Zotin e Madh që kjo përrallë britanike, ky model pushtimi, që ia kanë vënë emrin komb, të bëhet qartë tek njerëzit e të marrë fund. Lusim Zotin e Madh që t’i udhëzojë hoxhallarët tanë e t’ua hapi sytë për ta parë se kujt po i shërbejnë. Amin.

Zoti i ruajt hoxhallarët tanë dhe gjithë muslimanët, dhe Allahu na çliroftë nga pushtuesit britanikë e nga ligjet e tyre të padrejta e zullumqare.

Sabri Lushi

Prill 2024

 

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post