Home » SHEHLERËT MODERNË, TEUHIDI (MONOTEIZMI), EKONOMIA, DHE SHTETI

SHEHLERËT MODERNË, TEUHIDI (MONOTEIZMI), EKONOMIA, DHE SHTETI

by Kukes Post
0 comment

Të gjithë muslimanët bien dakord se e vërteta më e madhe e fesë islame është teuhidi, apo besimi në Zotin një në mënyrë të qartë, pa interpretime të stërmundimshme. Mesazhi i Kur’anit është mëse i thjeshtë, diçka që kuptohet nga secili që e lexon atë, mandje edhe nga ata që lexojnë përkthimin e tij në një gjuhë tjetër.

“A po i kufizon zotat në Një?! Vërtetë kjo është gjë e habitshme.” – Sād, 5.

Kur’ani tregon se ky ishte refuzimi i mosbesimtarëve ndaj Profetit Muhammed (paqja qoftë mbi të), sepse ai thërriste në Zotin Një. Pra, ky është thelbi i mesazhit të Kur’anit.

Nga ana tjetër, feja islame e konsideron politeizmin – besimin në shumë zota në çdo lloj forme që mund të manifestohet, si mëkatin apo padrejtësinë më të madhe. Politeizmi, apo siç njihet me termin ‘shirk,’ dhe monoteizmi nuk mund të bashkohen; janë dy gjëra reciprokisht përjashtuese.

Komplikimi i çështjes qëndon mës pas tek fakti se cili është përkufizimi i shirkut, cilat janë format e tij, manifestimet e tij, se çfarë mënyrë ka gjetur të përhapet në shoqëri etj.

Edhe në këtë aspekt, Kur’ani është i qartë. Nëse njeriu ia përkushton apo dedikon diçka nga format e adhurimit, e çfarëdo lloji qoftë ai, dikujt tjetër përveç Allahut, ka bërë shirk; me fjalë të tjera, e ka barazuar Zotin me zotat e rremë. Nëse një njeri bën shirk, do të thotë se ai në realitet nuk e njeh Allahun, nuk e kupton se kush është Ai, nuk e njeh fuqinë e Tij, dhe si i tillë, ai nuk është besimtar në Të. Vetë shirku është indikacion i mjaftueshëm se ai nuk e njeh Allahun pavarësisht arsyeve apo justifikimeve.

Lufta mes të vërtetës dhe të pavërtetës, teuhidit dhe shirkut, besimit në Zotin Një dhe besimit në shumë zota është vetë jeta dhe sprova që Allahu ka sprovuar njerëzimin. Njerëzit janë përballë dy zgjedhjeve: mes besimit në Zotin dhe besimit në shumë zota të rremë – mes monteizmit dhe shirkut. Kjo është zgjedhja dhe kjo është sprova.

Nga ana tjetër, kjo nuk është një luftë teorike. Shirku nuk është një koncept teorik, një e vërtetë e rëndomtë, apo një temë që iu përket studiusve të fesë apo qarqeve teologjike. Shirkut i është dhënë pushtet, ose më saktë, pasuesit e zotave të rremë kanë pushtet, kanë fuqi ekonomike, kanë fuqi politike, kanë shtete, dhe po ashtu kanë ushtri.

Lufta mes fesë së vërtetë dhe feve të rreme, mes shirkut dhe teuhidit, mes të vërtetës dhe të parvërtetës, apo mes besimtarëve të Krijuesit dhe besimtarëve të zotave të rremë nuk është vetëm luftë debatesh, argumentimesh teorike, diskutimesh nëpër studio televizive, botim librash, apo artikulimesh të thata nëpër qarqe akademikësh.

Lufta mes teuhidit dhe shirkut është gjithashtu luftë ekonomike, ushtarake, politike, mediatike, dhe luftë kontrolli burimesh natyore.

Edhe pse jetojmë në një botë sekulariste, ku gjoja feja është e ndarë nga politika apo shteti – gënjeshtra dhe mashtrimi më i madh modern, prezenca e vetëdijës së luftës mes shirkut dhe monoteizmit është shumë më e madhe se ç’mund të mendohet.

SHEHLERËT MODERNË

Një prej formave të shirkut që ka qënë përhapur në botën islame, dhe që vazhdon të jetë ndoshta problematike akoma, është adhurimi i varreve dhe i besimit të sharlatanëve të ndryshëm se ata bëjnë mirë. Këta sharlatanë, të njohur me terma të ndryshëm si shehlerë, ‘njerëz të mirë,’ ‘evlija’ etj. në përgjithësi përdorin varret si mënyrën e përhapjes së shirkut të tyre.

Kështu që, industria e teqeve, tyrbeve, apo ‘varreve të mira’ me anë të përhapjes së shirkut të tyre ka qënë kthyer në një industri e madhe fitimi parash, kontrolli ekonomik, kontrolli politik të njerëzve, mbledhje informacioni, frikësim të njerëve, përhapje degjenerimi, dhe në shumë raste kanë shërbyer edhe si një mënyrë informale e mbledhjes së taksave. Pra, kjo industri është e mirëkontrolluar nga shteti.

Ideja është se shirku nuk është peshk pa ujë. Shirku është i lidhur me ekonominë, paranë, fuqinë politike, mbrojtjen e shtetit, dhe madje edhe me shërbimet sekrete. Shirku nuk përhapet thjesht nga sharlatanë apo mashtrues të rëndomtë. Pikërisht, ky është problemi më i madh i shirkut apo zotave të rremë, dhe kjo e bën sprovën më të vështirë.

Në këtë aspekt, ‘shehlerët’ kanë avancuar, nëse mund t’i quajmë kështu. Ata nuk janë më thjesht ca sharlatanë injorantë, që ndërtojnë tyrbe apo teqe si dikur dhe t’iu thonë njerëzve, “hajdeni se ky varr iu bën mirë.”

Sharlatanë apo shehlerët modernë kanë avancuar. Ata mund të jenë njerëz të veshur me kostume firmato, që mbajnë poste politike e akademike, që lëvizin me makina të shtrenjta, që flasin bukur e me oratori, e që mund të kenë pasues të shumtë në rrjetet sociale.

Shehlerët modernë mund të punojnë si ministra, deputetë, gjyqtarë, profesorë, gazetarë, shkencëtarë, akademikë, njerëz që botojnë libra, që mund të jenë diplomuar nga universitetet më të mira në botë, që mbajnë tituj shkencorë e akademikë, që flasin në emër të shkencës, diturisë, politikës, gjeopolitikës, ligjit, të drejtës ndërkombëtare, hapësirës qiellore, dhe zhvillimeve moderne, por që janë shehlerë kaluar shehlerëve, sharlatanë kaluar sharlatanëve, mashtrues kaluar mashtruesëve, dhe përhapës të shirkut ekzaktësisht si shehlerët e mesjetës.

Në fakt, i gjithë sistemi modern politik sekularist është një lloj shehlerizmi i kamofluar, që e bazon pushtetin në të njejtin parim që një tyrbe klasike e bazon. Çdo gjë bazohet tek magjia, mashtrimi,dhe hipnotizimi i masave, dhe kuptohet, paraja përdoret si lubrifikim i këtij mashtrimi.

RREZIKIMI I TEUHIDIT NGA SHEHLERËT MODERNË

Shirku merr forma të ndryshe. Ai avancon me avancimin apo evolimin e jetës. Nëse adhurimi i varreve ka qënë problem historik dhe manifestimi më i madh i formave të shirkut, kjo nuk do të thotë se mosbesimtarët nuk i update-ojnë apo përmirësojnë teqet, tyrbet e kishat e tyre. Pasuesit e shirkut mund të jenë budallenj në aspektin se kanë braktisur Zotin, por kjo nuk do të thotë se atyre nuk iu punon truri për të gjetur forma të reja e moderne për të mashtruar njerëzit.

Kështu që, kjo është sfida e vërtetë e besimtarëve në Zotin Një. Lufta nuk ka ngelur tek teqetë e tek tyrbet, siç mbajnë flamurin disa vende muslimane, ndërkohë që janë miqtë më të mëdhenj të armiqve të muslimanëve, dhe shpesh aplikojnë në politikat e tyre parimet e teqeve.

Flamuri i teuhidit nuk fillon e mbaron tek lufta ndaj teqeve e tyrbeve, edhe pse kjo është luftë fisnike dhe e drejtë, dhe ka dhënë kontribut të madh në të kaluarën në konsolidimin e teuhidit.

Armiqtë më të mëdhenj të muslimanëve sot nuk e kanë shumë problem nëse lufta bëhet me teqet e tyrbet e së kaluarës sepse gjërat kanë avancuar, format e mashtrimit janë të tjera. Ajo lloj luftë ndoshta nuk është më relevante.

“Teqet” dhe “tyrbet” e armiqve, të cilat mashtrojnë në rang botëror, të cilat zhvatin paratë e muslimanëve, kontrollojnë muslimanët, i frikësojnë ata, të cilat kanë ushtri, bëjnë ligje, kontrollojnë gjykatat, kanë bankat në dorë, kanë media, kanë ekonominë në dorë, këto lloj teqesh e tyrbesh janë problemi, dhe luftën ndaj tyre nuk e toleron armiku.

Flamuri i teuhidit duhet të fokusohet në identifikimin e tyrbeve e teqeve moderne të armiqve perëndimorë dhe ekspozimi i mashtrimit të tyre. Ata të cilët dje patën ngritur flamurin e luftës kundër tyrbeve, luftë që i interesonte dhe Perandorisë Britanike – teqes më të madhe të botës, për të rrëzuar kalifatin islam, po e përdhosin këtë flamur duke bashkëpunuar dhe duke ua shpërlarë fytyrën sharlatanëve e teqexhinjëve më të mëdhenj të botës.

Sot vetë shteti është teqe, dhe vetë ekonomia funksionon mbi parimin e teqeve. Sfida e besimtarëve kundër tyrbeve e teqeve apo të çdo lloj zoti të rremë është gjithëprëfshirëse dhe nuk përjashton asnjë zot të rremë e mashtrues, qoftë edhe ata zota që bëjnë ligje, që vjedhin, që kontrollojnë ekonominë, që mbledhin taksa, që shesin armë, që kanë ushtri, e që iu premtojnë njerëzve ‘parajsën’ e gënjeshtërt.

Konflikti teuhid – shirk është më i ashpër se kurrë dhe më i komplikuar se kurrë, sidomos duke marrë parasysh se fuqia politike aktualisht është në anën e besimtarëve të shirkut dhe zotave të rremë, dhe e gjitha kjo si sfidë e sprovë për besimtarët në Zotin një.

Sabri Lushi

Prill, 2024

 

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post