Home » A DUHET TA AKUZOJMË SHTETIN PËR MBRAPSHTIRA E KRIME?

A DUHET TA AKUZOJMË SHTETIN PËR MBRAPSHTIRA E KRIME?

by Kukes Post
0 comment

Për t’iu përgjigjur kësaj pyetje, më parë duhet të kuptojmë se ç’është shteti modern dhe se si funksionon ai.

Republika, si manifestimi politik kryesor i botës moderne, është një model politik britanik që në thelbin e saj eviton përgjegjësitë politike. Për këtë arsye, pushteti nuk i atribuohet individëve, një familje të caktuar, një personi, një fisi, një elite politike, por entiteve abstrakte. Që këtu fillon mashtrimi i madh i republikës apo modelit britanik të pushtetit.

Në shtetin modern, pushteti i ‘përket’ zyrave, institucioneve, kushtetutës, popullit, karrigeve, këshillit të ministrave, sallave të sistemit të drejtësisë, por jo individëve sepse është sistem i mungesës së përgjegjësisë – është sistem mashtrues.

Si i tillë, duke mos u identifikuar pushteti me individë konkrektë, ai bëhet shumë problematik; madje kthehet në një monster, në një përbindësh që nuk njeh asnjë kufi sepse në fakt gjatë gjithë kohës mbrapa këtij pushteti mashtrues e në pamje institucional ka persona, ka individë, eksiston një elitë politike që drejton, por ata krejt magjishëm i bindin njerëzit se nuk e kanë në dorë poshtetin.

Duke qenë i papërgjegjshëm, i zurpuar nga individë konkrektë, por të maskuar pas institucioneve e elementëve abstrakt, pushteti modern vepron si mafia. Pushteti i vërtetë nuk është pushteti i institucioneve, por pushteti informal i elitës politike. Shteti apo pushteti – që janë në fakt e njejta gjë, kontrollon çdo gjë: ekonominë, gjykatat, policinë, mediat, prokurorinë, arsimin, bankat etj., dhe e bën këtë përmes një kombinimim hipnotizues të formales me informalen dhe të emrave konkret me institucionet abstrakte.

Aktiviteti më i madh i pushtetit apo shtetit – sepse janë e njejta gjë, është aktiviteti informal, duke kontrolluar njerëzit në mënyrë jo zyrtare, duke rekrutuar spiunë, duke bërë krime, duke përçarë njerëzit, duke çuar përpara politika djallëzore, duke luftuar qytetarët e thjeshtë, duke mbledhur informacion e duke e procesuar atë, duke mashtuar, duke përhapur gënjeshtra, duke prishur reputacion njerëzish e duke orkestruar korrupsionin.

Edhe ato pak gjëra të mira që i bën shteti modern janë në vetvete nënprodukt tangjent i aktivitetit të tij djallëzor dhe qëllimeve politike të liga.

Maska më e madhe e pushtetit modern është institucionalizmi që fsheh aktivitetin kriminal të shtetit dhe kostumet firmato të politikanëve mashtrues.

Shteti modern, sipas modelit britanik pushtues, është shtet spiunizmi, shtet i mungesës së përgjegjësisë, shteti i krimeve çnjerëzore, shteti shkatërrues, shtet që i lufton njerëzit në mënyrë të fshehtë, shtet që e bazon krejt fuqinë e tij tek mashtrimet dhe aktivitetit informal, shteti i cili i frikësohet transaprencës dhe marrjes së përgjegjësive, shteti i cili i ka duart e lara në gjak dhe prap arrin t’i fsheh krimet e tij, shtet i cili i përdor të gjitha burimet financiare për t’i kontrolluar njerëzit politikisht.

Shteti modern është entitet politik i pabesë, që i përdor njerëzit thjesht për një pragmatizëm politik, dhe pasi mbaron punë me ta, i hedh në kosh të mbeturinave, dhe mirë ua bën ç’është e vërteta.

Shteti modern nuk është asgjë tjetër veçse një organizatë kriminale, që, për fat të keq, ka shumë pushtet, dhe që nuk mban asnjë përgjegjësi.

Për shkak të veçorive të tij, të mënyrës se si funksionon, se si i përdor qytetarët si spiunë e agjentë kundër njëri tjetrit, për shkak të aktivitetit të tij kriminal, duke nxitur probleme e vrasje, madje duke iu premtuar kriminelëve edhe mbrojtje ligjore, ky shtet duhet akuzuar për shumë e shumë mbrapshtira, vjedhje parashë, shkatërrime e krime.

Këtij lloj shteti britanik, që është ndoshta modeli më i korruptuar i pushtetit, sidomos për shkak të mos mbajtjes së përgjegjësisë, i duhet drejtuar gishti për shumëçka. Për çdo krim që ndodh, për çdo problem që mund të përballesh, duke përfshirë edhe probleme ekonomike, pyetja e parë që duhet ngrituar është:

“A ka dorë shteti?”

PO CILI ËSHTË SHTETI ATËHERË?

Shteti është çdo person që ka një pozicion politik si presidenti, kryeministri, ministrat, kryetarët e partive politike, gjykatësit, politicia, akademikët, profesorët, gazetarët, e deri tek spiunët e rëndomtë siç janë deputetët apo agjentë të tjera nga populli që përfitojnë nga ky shtet në mënyrë jo të drejtë. Të gjithë këta janë pjesë e shtetit. Kanë emra konkretë. Nuk janë abstrakt.

E vetmja mënyrë për ta bërë shtetin pak më të përgjegjshëm dhe për t’u mbrojtur nga kjo organizatë britanike e korruptuar është akuza ndaj tij dhe t’i drejtosh gishtin për mbrapshtirat që bën. Shteti modern është entitet terrorist i kontrolluar nga barbarët britanikë, sidomos në vendet e ish-Perandorisë Osmane, kështu që vetëm përmes fjalës së lirë, përmes akuzave publike ndaj mbrapshtirave të këtyre regjimeve britanike ne mund të mbrohemi disi nga ky përbindësh i pabesë që quhet shtet.

Sabri Lushi

May 2024

 

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post