Besoj të gjithë ne e vëmë re se në ç’qorr sokak ka hyrë civilizimi perëndimor, më saktë, Amerika dhe Perandoria Britanike: nuk kanë çfarë t’i japin më botës, gënjeshtrat e tyre kanë mbaruar, idetë e tyre janë shterrur, premtimit të tyre materialist i është çjerrur maska, dhe ëndërra amerikane e emigracionit nuk ka rezultuar në asgjë tjetër veçse në një karrem për të peshkuar elitën potenciale nëpër botë e për ta burgosur në republikën amerikane apo në Kanada.
Mashtrimet e Amerikës e të Monarkisë Britanike kanë marrë fund.
Për këtë arsye, pushtetit të zullumit i duhet zhurmë, luftë, kaos, bomba, lajme, vdekje, funerale, humor pafund, damsa të ekzagjeruara, muzikë, drogë, kampionate sporti, terrorizëm, kriza ndërkombëtare, gjenocide, fushata zgjedhore, ndërrim kryeministrash, sionizëm, çifutizëm, e çdo gjë që i shërben shpërqendrimit të opinionit publik. E rëndësishme është që njerëzit të mos i identifikojnë krimet e qeverisë amerikane e të monarkisë britanike.
Populli nuk duhet të lihet i qetë të mendojë sepse do ta kuptonte të vërtetën e hidhur të mashtrimit amerikano-britanik.
Kështu që, kudo ku flitet për ISIS, terrorizëm, bomba në veri të Kosovën, luftë (teatrale) në Ukrainë, gjenocid në Gaza, vrasje fëmijësh muslimanë e për burgosje dijetarësh në vendet muslimane, prapa gjithçkaje qëndron Amerika dhe familja mbretërore britanike.
Ata jo vetëm që janë të vetmit që kanë kapacitete për të bërë terrorizëm, por ata janë të vetmit që gjithashtu iu intereson terrorizmi.
Për qeverinë amerikane e për familjen mbretërore britanike, terrorizmi është mekanizmi kryesor politik i kontrollit të botës – kontroll të cilin e mbajnë me gjuhë shtrigash e me despotizëm kriminal.
Amerika barbare dhe familja mbretërore terroriste britanike janë kthyer tashmë në një barrë politike për botën mbanë; janë kthyer në një kërcënim serioz për rendin dhe sigurinë e qytetarëve të botës. Kudo ku vënë këmbën këta barbarë të ndryrë, vetëm luftë prodhojnë, vetëm kaos e terrorizëm e kriza ekonomike.
Dekolonizimi i vërtetë do të filloj vetëm atëherë kur spiunët e këtyre barbarëve të shporren nga vendet tona, e bashkë me ta të shporren edhe ligjet zullumqare britanike që po e shkatërrojnë botën.
Qeveria amerikane është entiteti terrorist më i rrezikshëm që bota ka dëshmuar ndonjëherë dhe familja mbretërore britanike është ktyher tashmë në familjen më zullumqare e më të korruptuar të botës.
Këta barbarë janë përgjegjësit e vetëm të terrorizmit, të ISIS-it, të bombave, të luftërave, e të vrasjeve pafund ndërsa gjenocidi i Gazas do të ngelet si njolla e pashlyer e tiranisë amerikano-britanike, dhe personalisht e Mbretit Charles III – mbretit terrorist që po e mbyll karrierën e tij politike si turpi i botës.
Siç duket, pagani britanik Charles III është i rrethekuar në oborrin mbretëror nga njerëzit më të korruptuar e të djallëzuar, të cilët ose e mbajnë atë të izoluar nga realiteti i botës, ose i flasin vetëm gjëra që atij i pëlqen të dëgjojë. Në çdo rast, ky pagan nuk po e kupton që po bie në mënyrë të pakthyeshme në grupën e tmerrshme të ferrit për shkak të zullumit të madh që ky njeri ka kryer.
Sabri Lushi
Nëntor 2024