Po të mos besonim në Zot, se Ai e ka nën kontroll gjithçka, se në çdo gjë që lejon Ai të ndodhë ka urtësi në të, dhe se natyra e jetës së kësaj bote është e përkohshme pavarësisht asaj që bëjnë tiranët apo arrogantët e pushtetit, do të thoja se gjendja është shumë dëshpëruese duke marrë paraysh se çfarë kontrolli global ka vendosur pushteti tiranik amerikano-britanik i Monarkisë Britanike.
Nuk ka rëndësi nëse jeton në Kanada, Kinë, Rusi, SHBA, Shqipëri, Egjipt apo Turqi apo në çdo shtet tjetër, kudo pak a shumë sistemi është i njejtë: një qeveri e korruptuar që kontrollon thuajse çdo gjë në mënyrë absolute: ekonominë, bizneset, politikë-bërjen, të drejtën për të bërë ligje kur të dojë e si të dojë, të drejtën për t’i ndryshuar rregullat e lojës në mënyrë krejt arbitrare, dhe kontrollin individ pas individi përmes shërbimeve sekrete apo organizatave simotra, siç janë partitë politike apo grupet ideologjike e fetare. Pushteti britanik është pushtet me ambalazh institucional të bukur, por që verpon si mafia në prapaskenë.
Bota ka rënë në një qorrsokak të tillë sepse ka gabuar në mënyrë fatale me pushtetin komunist britanik. Ndoshta në fillim paganët britanikë janë paraqitur si shpresë-dhënës e premtues të një sistemi ekonomik më të drejtë. Madje, edhe muslimanët kanë rënë në këtë grackë fatale, për të mos thënë se muslimanët kanë fajin kryesor të lejimit të Perandorisë Britanike të avancojë deri në atë shkallë sa ta fus botën nën kontroll të tmerrshëm, dhe ky faj shkon qoftë për vetë Perandorinë Osmane e qoftë për muslimanët e papërgjegjshëm që u bashkuan me paganët britanikë kunder perandorisë së tyre, siç ndodhi fatkeqësisht në fillim të shek. 20-të.
Nëse shteti lejohet të kontrollojë ekonominë, tokën, prodhimet bujqësore, bizneset, ligjet e biznesit, taksat, gjykatat, të drejtën për të bërë ligje, punëdhënien, të drejtën për të printuar para, bankat, kredidhënien me interes, atëherë shteti është lejuar të kontrollojë mbijetesën e njerëzve, e për rrjedhojë kontrollon ideologjinë, fenë, dhe besimin e tyre.
Britanikët me shumë dinakëri e mashtrim arritën të instalojnë një sistem politik të tmerrshëm. Diku përmes luftës, diku përmes propagandës mediatike, diku përmes stimulimeve mashtruese ekonomike, diku përmes përdorimit të shërbimeve sekrete, e diku përmes ligjeve absurde, pushteti britanik botëror i ka bërë njerëzit që të heqin dorë nga ekonomia e pavarur, nga jeta larg duarëve të shtetit apo qeverisë, nga pavarësia ekonomike ndaj shtetit, nga jeta e fshatit, e nga jeta familjare e fortë tradicionale, e të përfundojë nën thundrën ekonomike të shtetit tiranik – i cili kontrollon gjithçka.
Aty ku njerëzit janë treguar të mençur dhe skeptik ndaj heqjes dorë nga ekonomika e pavarur, siç është rasti i vendeve muslimane në tërësinë e tyre, Amerika dhe Britania e Madhe kanë futur tanket dhe avionët e tyre të mallkuar duke i detyruar njerëzit të largohen nga vendi i tyre e të përfundojnë në Perëndim – aty ku kontrolli shtetëtor është absolut.
Kjo ka ndodhur, për shembull, me Pakistanin, Irakun, Sirinë, Somalinë, Afganistanin, Indinë, Libinë, dhe kjo ka ndodhur edhe me muslimanët e Ballkanit ku okupatori komunist amerikano-britanik ka përdorur luftën dhe propagandën për t’i përzënë njerëzit nga shtëpitë e tyre.
Shkurt, pushteti faraonik amerikano-britanik kërkon të mbajë kontroll absolut mbi njerëzit, dhe ky kontroll arrihet vetëm përmes shkatërrimit të ekonomisë së pavarur, përmes shkatërrimit të ekonomisë së fshatit, dhe përmes shkatërrimit të familjes tradicionale. Njerëzit duhet të jenë thjesht individë pa asnjë fuqi ekonomike e politike përballë shtetit. Çdo njeri duhet të varet nga shteti, të ushqehet nga shteti, të ketë nevojën e shtetit, dhe ta dijë se pa shtetin ngelet tek katër-rrugët.
Një shoqëri e tillë, ekonomia e së cilët dhe të ardhurat personale apo familjare janë plotësisht nën kontrollin e shtetit, kontrollohet shumë kollaj. Këtë ka arritur për fat të keq të bëjë pushteti botëror amerikano-britanik, dhe shoqëria njerëzore, përfshirë edhe muslimanët, kanë rënë në këtë kurth të paganëve perëndimorë, ndoshta edhe si dënim nga Allahu për shkak të mëkateve e braktisjes së fesë së drejtë islame.
Fenomenet apo rezultat fatale të kontrollit absolut ekonomik po i vëmë re të gjithë: përhapje e ateizmit, shkatërrim i moralit njerëzor, degjenerim moral, përhapje e gënjeshtrës e servilizmit, pabesisë, thikës mbas shpine, përçarje shoqërore, shkatërrim i familjes dhe kompaktësisë shoqërore, përhapje e fenomeneve të pështira si homoseksualiteti apo sjellje të tjera seksuale, prostitucioni, dhe rrobotizimi i shoqërisë.
E gjitha kjo nuk është thjesht zgjedhje personale e njerëzive, por pasojë e sistemit politik amerikano-britanik botëror, pasojë e ekzistencës së një qeverie botërore amerikano-britanike, dhe pasojë e kontrollit ekononik absolut që kanë instaluar amerikano-britanikët.
Sot ka shumë njerëz që e duan të mirën, e duan jetën e drejtë, moralin, fenë, dhe besimin në Zot, por të shtyrë nga nevojat ekonomike po heqin dorë pak e nga pak nga vlerat për të mbijetuar përballë shtetit të tmerrshëm amerikano-britanik. Mbase shumë muslimanë po e kuptojnë gabimin që kanë bërë përpara një shekulli, por është shumë vonë: amerikano-britanikët e kanë marrë pushtetin.
Paraardhësit tanë çaluan e gabuan. Ata u mashtruan nga paganët britanikë për pak qindraka dhe hoqën dorën nga rezistenca. Gjeneratat që u paguan me para nga britanikët prodhuan nje brez të dobët. Brezi i dobët lejoi një avancim fatal të paganëve amerikano-britanikë, dhe sot jemi në një situatë politike ku tirania amerikano-britanike është më e tmerrshme se kurrë.
Do të duhet një brez super i fortë muslimanësh, të kthyer tek feja e drejtë, tek praktikimi i i fesë, tek zbatimi i mësimeve fetare, tek mësimet e Kur’anit e të Dërguarit (paqja e Allahut qoftë mbi të), tek modeli dhe biografia e figurave të ndritshme të ummetit islam për t’u çliruar nga zgjedha tiranike e komuniste amerikano-britanike globale.
Përballja me këta barbarë nuk do të jetë e lehtë. Përballja me këta përbindësha të pafè nuk do të jetë një rrugë e shtruar me asfalt, por një përballje ideologjike që do të kërkojë sakrifica të mëdha.
Mos harro se kudo që të jesh, në fakt po përballesh me pushtetin global amerikano-britanik, me sistemin ekonomik të tyre, me gjykatat e tyre, me administratën shtetërore të tyre, me kompanitë e tyre, me rregullat e tyre, me zullumin e tyre, dhe me shërbimet sekrete të tyre.
Të të mos gënjejë bota e ndarë në shtete (zhgarravina në hartë), grupe, parti politike, apo në blloqe gjeopolitike. Bota është një shtet, e kontrolluar me dorë të hekurt nga pushteti pagan i Monarkisë Britanike apo nga aleanca djallëzore amerikano-britanike.
Shoqëria njerëzore ka rënë në këtë qorrsokak faraonik për shkak të gabimeve tona, ekzaktësisht siç ka ndodhur me izraelitët që ranë nën skllavërinë e pushtetit tiranik faraonik e që vuajtën në mënyrë të tmerrshme deri sa Zoti i Madh dërgoi Musain (paqja e Allahut qoftë mbi të) e i shpëtoi nga dënimi i padurueshëm e nënçmues.
Rregulli është shumë i thjeshtë: heqje dorë nga feja e Zotit do të thotë skllavëri ndaj pushtetit tiranik njerëzor. Lumi fle, por pushteti tiranik nuk fle për aq kohë sa Djalli ekziston. Mashtrimi më i madh i Djallit është t’i bindë njerëzit se ai nuk ekziston; ky është edhe mashtrimi i Perandorisë Zullumqare Britanike, apo i pushtetit tiranik amerikano-britanik: se ata nuk ekzistojnë, se Perandoria Britanike ka rënë, se bota është e ndarë në shtete, dhe se pushteti politik global është i fragmentarizuar. Jo! Ky është mashtrim i Djallit dhe mashtrim i paganëve të tij amerikano-britanikë.
Për aq kohë sa Djalli nuk fle, njeriu ka nevojë për fenë – për udhëzimin e drejtë – të Zotit që të shpëtojë nga skllavërimi nënçmues i tiranëve njerëzorë, siç është pushteti amerikano-britanik.
Sabri Lushi
Dhjetor 2024