Home » Terrorizëm në Kukës: Parlamenti dhe antiterrori të urdhërojnë arrestimet e organizatorëve

Terrorizëm në Kukës: Parlamenti dhe antiterrori të urdhërojnë arrestimet e organizatorëve

Rrjetet sociale dhe mediat qëllimisht çaktivizuan programet që bllokojnë materialet pornografike!

by Kukes Post
0 comments

Videoja e fundit e xhiruar në tavolinën e kryebashkiakut të Kukësit nuk mbulon aspak me turp dhe nuk sulmon aspak aktorët e kontraktuar dhe të urdhëruar nga okupatori amerikan dhe ai britanik, por ajo video mbulon me gjurmë turpi e imoraliteti e damkos vetëm kuksianët e më tej gjithë shqiptarët.

Aktorët pjesëmarrës personalisht i mirëkuptoj, për pak dollarë më tepër një gjë të tillë do ta bënin shumë shqiptarë, pasi ky është realiteti ekonomik dhe moral që na ka degraduar pushtimi i terroristëve britanikë që nga 1912 – ta e deri më sot. Nuk ka asnjë turp për sa i përket bashkisë e çdo institucioni tjetër shtetëror, pasi të tilla institucione ka Republika e Shqipërisë. Turpi, sulmi dhe modeli që kanë dhënë terroristët britanikë përmes këtyre pamjeve është i ne kuksianëve, e më tej i çdo shqiptari.

Unë këtë e kam klasifikuar si një akt terrorist që okupatori amerikan dhe terroristët britanikë i bënë shoqërisë kuksiane e më tej gjithë shqiptarëve.

Rrjetet sociale dhe mediat kanë programe, të cilat bllokojnë menjëherë çdo video të tillë, por qëllimisht janë çaktivizuar filtrat dhe janë lejuar pamje të tilla që të mbushin rrjetin dhe mediat. Pa gjykuar aktorët, nëse janë të vetëdijshëm për shfaqjen, nëse janë kontraktuar, apo nëse janë urdhëruar nga qeveria shqiptare pë një shfaqje të tillë, një gjë ngelet shumë e sigurtë: rrjetet sociale kanë shkelur politikat e tyre, ligjet e shteteve ku ato veprojnë, duke lejuar pamje të tilla që të deportojnë në publik.

Deri tani regjimi terrorist amerikan i Tiranës ka mbushur mediat me lloj – lloj akuzash kundrejt “aktorëve”, akuza që janë shumë të parëndësishme, por deri tani nuk më kanë zënë sytë për asnjë moment akuzat e provueshme lehtësisht ndaj rrjeteve sociale dhe mediave të cilat qëllimisht kanë çaktivizuar programet filtruese të pamjeve të tilla.

Ndaj facebook, ndaj whatsapp, ndaj çdo rrjeti social tjetër, ndaj mediave dhe ndaj çdo gazetari që ka riprodhuar pamje të tilla duhet të ngrihet vetëm një akuzë, akuza e terrorizmit.

Përmes këtij reagimi ftoj deputetët e RSH-së që të urdhërojnë (nëse ata akoma mendojnë që ka shtet shqiptar të pavarur) arrestimin e çdo gazetari dhe bllokimin, ose gjobitjen, e çdo rrjeti social të cilët kanë lejuar pamje të tilla në faqet e tyre. Akuza ngelet e pastër dhe vetëm një: terrorizëm ndaj shqiptarëve.

Nuk ka asnjë dyshim që bazuar në interesat politike, mundësive politike dhe teknologjike vetëm dy shtete në botë janë të kualifikueshme për sulme terroriste të tilla dhe ato janë, Britania e Madhe dhe SHBA-të. Në nivel individi jemi shumë të pafuqishëm që të reagojmë, por personalisht, pra në cilësinë e një qytetari shqiptar do filloj nga puna (online) për të organizuar peticione, referendume dhe protesta për të kërkuar largimin e bazës ushtarake amerikane në Kosovë. Nuk ka rëndësi nëse kjo do të arrihet, mjafton që në nivel individi kundërshtoj me forcë dhe me çdo mjet tjetër demokratik e ligjor aktin terrorist që SHBA-të dhe Britania e Madhe bënë duke organizuar dhe lejuar pamjet filmike pornografike në rrjete sociale dhe në media.

Nderim Lushi

19, 06, 2023

Kukës

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post