159
Nëse sipas darvinizmit, mbijeton më i përshtatshmi, pra ekzistojnë mekanizma natyrore selektimi, që në fund të fundit janë të drejtë, sot politika sekulariste nuk beson më tek darvinizmi klasik. Se kush duhet të jetoj, se cili duhet promovuar, dhënë pozicion politik, lënë të jetoj, të pasurohet, të mbaj punë të rëndësishmë, apo të eci në biznes, këtë e vendos politika, jo aftësitë e njerëzve, dhe është e habitshme se si e gjejmë aplikimin e këtij sistemi britanik kudo njëlloj anembanë botës.
Edhe pse qëllimi kryesor i Charles Darwin me teorinë e tij ishte që t’i çonte njerëzit drejt mohimit të Zotit, gjithësesi ajo përban në formulimin e saj racionalitet dhe e pranon se natyra vepron sipas një llogjike, ndërsa sistemi politik beson se vetëm duke promovuar llumin e shoqërisë, jo më të mirët apo më të përshtatshmit, ashtu mund të mbahet pushteti.
Kjo është dhurata më e qelbur që Perandoria Britanike i ka dhuruar botës; të paktën deri tani sepse ndoshta sytë do të na shohin gjëra që as nuk i imagjinojmë sot.
Sabri Lushi