Ndërkohë që bota është një shtet, drejtohet nga një qeveri botërore e nga ligji ndërkombëtar britanik që kur globi ka hyrë nën kontrollin e Perandorisë Britanike mbas luftës së parë botërore, pikërisht kur Perandoria Osmane ra, në një botë në të cilën shtetet janë thjesht njësi administrative të formuara nga britanikët për arsye kontrolli dhe kufizimin e lëvizjes së njerëzve, hoxhallarët shqiptarë dhe homologët e tyre nga politika na kanë shpikur këto ditë termin “dëshmor kombi,” kështu që është e udhës për t’i thënë nja dy fjalë sa i përket konceptit të rënies dëshmor.
Para së gjithash, kombi dhe prona janë dy gjëra të ndryshme. Kombi siç e njohim ne sot konfuzohet apo ngatërrohet me konceptin tradicional të vend-lindjes e pronës. Në konceptin e shtetit modern, kombi ka më shumë sens abstrakt, kërkon në një farë mënyre të zëvendësojë fenë apo aspekte të saj, dhe njëkohësisht ai nënkupton ligjet e shtetit dhe formën e qeverisjes. Në këtë aspekt, kombi është diçka që e ka shpikur Perandoria Britanike; nuk është diçka natyrale edhe pse njerëzit e ngatërrojnë me vendlindjen apo pronën.
E thënë ndryshe, Perandoria Britanike ka zgjedhur një mënyrë për ta fshehur pushtimin e popujve duke përdorur konceptin komb. Pikërisht, britanikët e kanë përdorur me mjaft zgjuarësi konceptin e kombit – sipas përkufizimit të tyre, gjatë luftës së gjatë të pushtimit të territoreve të Perandorisë Osmane. Për ta bërë pushtimin sa më të butë, me sa më pak kosto, dhe më të qëndrueshëm, britanikët nuk thonë që “iu kemi pushtuar,” por e kanë zëvendësuar me, “po iu bëjmë komb.”
Në thelb është e njejta gjë sepse pushtim do të thotë të marrësh kontrollin politik të një vendi apo të një grupi njerëzish, t’i imponosh ligjet, t’i kontrollosh ekonominë, ushtrinë, sigurimet sekretet, arsimin dhe stilin e jetës, por kryesorja është ligji dhe ekonomia. Kur një perandori pushton një vend apo shtrin pushtetin e saj mbi të, pushteti i saj mbi të gjitha manifestohet me anë të ligjit.
Po të marrim Republikën e Kosovës apo atë të Shqipërisë, që të dyja janë formuar nga Perandoria Britanike, kufijtë janë caktuar nga britanikët, qeverinë dhe formën e qeverisjes e kanë caktuar britanikët, ligjet janë të importuara nga britanikët, modeli ekonomik është britanik dhe ata e kontrollojnë atë, ushtrinë e kontrollojnë britanikët, arsimin e kontrollojnë britanikët, sigurimet sekrete i kontrollojnë britanikët, por, për ta theksuar prapë, kryesorja është ligji: që e kanë në dorë britanikët.
Sa i përket flamurit, kufijëve në hartë, himnit të flamurit, e simbolikat e tjera, këto nuk janë shteti. Këto janë simbole që nuk kanë ndonjë rëndësi intrinzike apo të qenësishme. Nuk është flamuri ai që e bën shtetin, por ligji – pra çfarë ligjesh zbaton një shtet, pa përmendur më pas ushtrinë, ekonominë etj.
Kuptohet, zyrtarisht Perandoria Britanike dhe pushteti i saj botëror bën të pamundurën që pushtimi i tyre të mos perceptohet i tillë sepse kështu mbahet bota më mirë. Pra, britanikët kurrë nuk do të dalin të thonë se ligjet i bëjnë ata, se qeveritë tona i caktojnë ata, se ushtritë tona janë nën kontrollin e tyre. Protokolli i tyre i komunikimit është hermetik. Ata gjithmonë do të thonë: ligjet tuaja, kombi juaj, ushtria juaj, gjuha juaj, flamuri juaj, sepse kështu funksionon.
Për ta përbledhur, kombi është pushteti anglez i botës, dhe për ta bërë atë të mirë-perceptueshëm nga njerëzit, është një makinë e tërë propagande shtetërore që i thekson pafund këto simbole, festa kombëtare, kufinj, zgjedhje politike, por që nuk kanë ndonjë thelb sepse në realitet çdo gjë e kontrollon Perandoria Britanike paravërisht se çfarë gjuhe flasin kryeministrat tanë.
Atëherë a duhet të vdesim për komb?
Mua personalisht feja islame më ka mësuar që t’i them të bardhës të bardhë e të zezës të zëzë. Feja islame më ka mësuar të mbrojë pronën time, familjen time, fëmijët e mi, të drejtat e mia, fenë time, nderin tim, të mos bëj padrejtësi, të mos iu marr pronën të tjerëve, të kontribuoj me aq sa kam mundësi për të mirën e njerëzve, dhe mbi të gjitha, të mos gënjejmë, të mos mashtrojmë, e të mos presim askënd në besë – pikërisht ato që britanikët dhe dashnorët e kombit i konsiderojnë si strategji kryesore jetese.
Ashtu siç unë e kuptoj fenë islame, duhet ta mbroj pronën time edhe kur ajo më grabitet nga një shqiptar tjetër, apo nga qeveria shqiptare.
Ashtu siç unë e kuptoj fenë islame, unë duhet t’i mbroj fëmijët nga çdo kush që m’i cënon ata, qofshin ata ushtarë serbë, ushtarë amerikanë, gjakytës shqiptarë, gjykatës kanadezë, mësues, keqbërës të ndryshëm – pavarësisht se çfarë gjuhe flasin.
Nëse prona ime, e drejta ime për të praktikuar fenë islame, nëse përgjegjësia ime për të edukuar fëmijët e mi pengohet, unë duhet të mbroj të drejtën time qoftë edhe kundër gjykatave, kundër shtetit, kundër ushtrisë, kundër policisë, kundër keqbërësve të thjeshtë shqiptarë, e nëse vdes në këtë proçes, unë shpresoj të jem dëshmor tek Allahu, jo tek njerëzit apo tek shteti – të cilin nuk e kam formuar unë dhe as që pyet për mua, dhe as që më intereson ky lloj dëshmorllëku.
Nëse fëmija im tentohet të grabitet nga policia kanadeze apo ajo shqiptare, nëse fëmija im tentohet të goditet nga gjykatat kanadeze apo ato shqiptare, nëse të drejtat e mia më cënohen nga qeveria kanadeze apo nga ajo shqiptare, nëse pronat e mia më cënohen nga qeveria shqiptare, nëse unë diskriminohem në punë, keqtrajtohem, nëse komshia im më cënon të drejtat e mia dhe më lëndon, madje edhe nëse familja ime apo farefisi im më cënojnë e më lëndojnë, atëherë për mua këta janë armiqtë e mi – quaji si të duash, serb,ë grekë, çifutë, amerikanë, shqiptarë, ilirë, pellazgë, por ata ngelen armiq.
Mbi të gjitha: nëse e drejta ime për të mbijetuar e jetuar me dinjitet më cënohet nga qeveria shqiptare, nga shteti shqiptar, apo nga gjykatat e tyre: për mua ata janë armiqtë më të mëdhenj, dhe nëse vdes duke luftuar kundër këtyre armiqëve, unë shpresoj tek Allahut të konsiderohem dëshmor, dëshmor jo në emër të kufijëve britanikë, jo në emër të përrallave britanike, jo në emër të ligjeve të padrejta e diskriminuese sekulare, por duke mbrojtur të drejtat e mia nga një qeveri e caktuar nga Perandoria Britanike.
Të drejta tona për të jetuar nuk po cënohen nga Serbia, por nga qeveritë tona, nga qeveritë dhe gjykatat e korruptuara.
Unë personalisht nuk vdes në emër të përrallave britanike apo të zhgarravinave të cilat i ka bërë në hartë Britania e Madhe. Republikën e Kosovës nuk e kanë formuar kosovarët, por Amerika me Britaninë e Madhe me qëllimin e vetëm: për të shtypur muslimanët shqiptarë në tokë të tyre.
Nëse një qytetar shqiptar shkon tek një zyrë qeveritare në Shqipëri për të aplikuar për një leje ndërtimi, apo për të hapur një biznes, apo për të kërkuar punë – për të përfituar nga burimet natyrore të shtetit shqiptar, ku është shtetas, dhe të thotë: “unë jam qytetar shqiptar dhe e dua kombin, kështu që dua këtë apo atë, kuptohet sipas ligjit.”
Përgjigja është e thjeshtë: në fillim i nxjerrin gishtin e mesit, dhe pastaj i thonë, “do të largohesh vetë nga zyra apo të thërras policinë?”
Ky është kombi, pra, përralla britanike, dhe kjo përrallë është kudo njëlloj, përfshirë edhe shtetin e korruptuar kanadez.
Kombi është për budallenjtë, për skllevërit, për ata të cilët janë në listë për t’u shtypur e luftuar – muslimanët. Për elitën botëre dhe spiunët e tyre nuk ka kombe e kufijë, nuk ka shtete e pengesa.
Perandoria Britanike ka formuar ca burgje në hartë dhe i ka quajtur kombe, dhe na i hedh ne si kocka, njëlloj ashtu siç i hidhen qenërve endacakë – kjo është tallja britanike, porse këtë tallje e bëjnë më lënduese fjalët e hoxhallarëve, që duhet t’i heqin rrobat e imamllëkut dhe të kthehen në propagandues shteti me kohë të plotë.
Për shqiptarët, kosovarët, grekët, serbët, apo për amerikanët e thjeshtë kërcënimi më i madh janë vetë qeveritë.
Në konkluzion, nëse nuk je i gatshëm për të vdekur, në fakt ke vdekur sepse nuk do të jesh në gjendje për të bërë asgjë.
Po, duhet të jemi të gatshëm për të rënë dëshmorë, dëshmorë për të mbrojtuar të drejtën e praktikimit të fesë, dëshmorë duke mbrojtur nderin tonë, duke mbrojtur të drejtën për të jetuar në vendin tonë me dinjitet, për të mbrojtur fëmijët tanë, për t’i mbrojtur nga cilido armik: shqiptar, serb, gjykatës, politikan, polic, mësues, gazetar, analist politik, agjent i sigurimeve sekrete apo çfarëdo qoftë.
Secili ka përgjegjësi për jetën e tij dhe është i lirë të marri vendimet vetë, por unë nuk jam i gatshëm ta çoj jetën dëm për përrallat britanike, siç është kombi, që nuk është asgjë tjetër veçse një formë pushtimi.
Shtator, 2023