Pavarësisht racës, kohës, apo relativisht edhe fesë, qëllimi final i çdo pushtuesi është që të mos perceptohet si i tillë. Me fjalë të tjera, të pranohet, e madje të konsiderohet si çlirues apo miku më i madh. Kështu funksionon pushteti. Ai nuk mbahet duke u perceptuar si pushtues apo shtypës sepse urrejtja e popullit shtohet deri në atë masë sa përfaqësuesit e atij lloj pushteti nuk pranohen më nga populli; madje, ata rrezikojnë të vriten kudo që janë ose duhet të largohen.
Po ta marrim rastin e Perandorisë Osmane, zyrtarisht ajo është rrëzuar e pushtuar nga Perandoria Britanike në fillim të shek 20-të – perandoria më e madhe e kohës, perandoria e revolucionit industrial. Si në çdo luftë klasike, pushtuesi ishte Perandoria Britanike ndërsa të pushtuarit ishin muslimanët osmanë, perandori e cila përfaqësonte kalifatin botëror të muslimanëve. Pra, nuk ishte pushtet i dorës së dytë.
Nuk është aspak rast i veçantë pushtimi. Si në çdo rast klasik, sfida e pushtuesit britanik pas rënies së Perandorisë Osmane ishte se si të vendoste pushtetim mbi një popullsi të madhe muslimanësh, trashëgimtarë të një civilizimi një mijë vjeçar, poseduesë të një libri të shenjtë – Kurani, një umet ku në mesin e tyre kishte dijetarë, gjeneralë lufte, elitë politike, të pasur, luftëtarë, hafizë kurani, e imamllarë të panumërt.
Pra, mbjatja e pushtetit mbi muslimanët nuk do të ishte e lehtë aspak për Perandorinë Britanike pavarësisht se ajo e kishte fituar luftën, dhe realiteti e ka vërtetuar këtë më së miri. Unë në fakt kam mendimin se në vitetet 20-të e 30-të të shekullit të kaluar urrejtja normale dhe natyrale e muslimanëve ndaj britanikëve sundimtarë duhet të ketë qënë e paimagjinueshme, deri në atë nivel sa përfaqësuesit e pushtetit britanik mund të kenë pasur frikë që të lëviznin të lirë në tokat muslimane. Çdo lider, mbret, emir, president apo kryeminister, qoftë edhe kur ishte musliman, duhet të jetë parë si tradhtar nga populli, dhe urrejta ndaj tyre mund të ketë qënë seriozisht një sfidë e madhe për pushtetin sundimtar sekularist britanik.
Jam mëse i sigurtë se britanikët duhet të kenë hasur një rezistencë dhe mos-dorëzim serioz të muslimanëve, përfshirë edhe muslimanët e Ballkanit. Në fakt, çdo burim historik, përfshirë edhe Encyclopedia Britannica, përmendin, për shembull, për shqiptarët se ata mbas vitit 1912 ishin shumë të ndarë mes atyre që akoma e donin Perandorinë Osmane dhe pjesën tjetër që mbështesnin pushtetin sekularist perëndimor. Por, kjo gjendje ka qënë kudo, në
Ballkan, Turqi, Gadishull Arabik, e deri në Indi.
Për këtë arsye, Perandoria Britanike, e rrezikuar të humbte pushtetin e saj mbi muslimanët, që ishin gjysma e botës dhe qendra e saj, ndryshoi strategji. Ajo i ndau e përçau muslimanët në dhjetra shtete bazuar në kriterin kryesor që ata të ishin sa më të copëtuar, siç ka bërë edhe në Ballkan ku shqiptarët u copëtuan nga pushtuesi britanik në pesë apo gjashtë shtete në mënyrë krejt të panevojshme nëse do të ishte kriter kombi apo gjuha.
Përveç përçarjes, që nuk ishte e mjaftueshme, Perandoria Britanike i ka trajtuar vendet muslimane në mënyrë diskriminuese me qëllim që ata të urrenin njëra tjetrën. Për shembull, fakti që Katari, Emiratet, Arabia Saudite e Kuvajti jetojnë me një standart elite ndërsa vëllezërit e tyre në Jemen, Somali, Jordani, Egjipt, Siri, Irak etj po vdesin nga uria nuk është rastësi aspak. Është diçka e dizenjuar nga pushteti britanik për të shtuar urrejtjen dhe përçarjen mes muslimanëve, ashtu siç në fakt e ka dhënë efektin.
Të njëjtën strategji ka ndjekur pushtuesi britanik edhe në Ballkan. Gjatë periudhës së Perandorisë Osmane shqiptarët ishin njëlloj, qytetarë të barabartë dhe vëllezër në fe. Mbas pushtimit britanik, shqiptarët e Republikës së Shqipërisë trajtoheshin si të burgosur, aq sa në vitin 1991 atyre iu kishte ngelur edhe 6 ditë bukë – referuar thënies së famshme të kryeministrit të asaj kohe. Shqipëria ishte katandisur në skëterrë ekonomike gjatë periudhës së komunizmit ndërsa shqiptarët e Kosovës bënin një jetë shumë më të mirë ekonomike dhe trajtoheshin shumë më mirë nga pushteti komunist jugosllav. Kjo nuk do të thotë se kosovarët ishin më të mençur se ata të Shqipërisë, por kjo është bërë qëllimisht nga britanikët për të shtuar përçarjen, urrejtjen dhe pabarazinë mes muslimanëve edhe pse në Ballkan në përgjithësi nuk ka arrituar t’ia dalë mbanë, por thjesht po shpjegoj qëllimin e armikut.
Një strategji tjetër që armiku britanik ka ndjekur për konsolidimin e pushtetit të tij mbi muslimanët është shpikja e armiqësive të reja. Serbia e Greqia u caktuan armiqtë e shqiptarëve ballkanikë, formimi i regjimit të Iranit, vënie në pushtet e Sadam Husejnit, Gadafit, Hafiz el-Esedit, Sadatit dhe e shumë nacionalistëve të tjerë, kryesisht më origjinë fetare nga sekte minoritare, siç është rasti i Sirisë, ka pasur për qëllim shtimin e urrejtjes e armiqësisë mes shteteve muslimane kështu që ata ta harrojnë armikun e vërtetë – pushtetin amerikano-britanik.
Me të njejtën logjikë është formuar edhe shteti i Izraelit, të paktën sipas mendimit tim. Shteti i Izraelit nuk është formuar nga Amerika dhe Britania e Madhe nga dashuria që ata kanë për hebrenjtë, apo se këtyre të fundit iu rrezikohej jeta apo se nuk po gjenin një tokë më të përshtatshme për të ndërtuar shtëpi për ta. Shteti i Izraelit nuk ka fare lidhje me një nevojën e hebrenjve për të pasur një shtet të tyre sepse në një botë të pushtuar nga Perandoria Britanike nuk flitet më për shtete fetare apo për shtete të tyre apo këtyre. Bota është globale dhe në fakt funksionon si një shtet. Kjo është qesharake.
Shteti i Izraelit është formuar në vitin 1948 për një qëllim të vetëm: që muslimanëve t’iu ofrohej një armik i pavlerë në vetvete, por të zhurmshëm me qëllim që ata ta harronin pushtuesin britanik, të cilit po i rrezikohej seriozisht pushteti në tokat muslimane pasi muslimanët nuk po e pranonin sundimin e këtij armiku dhe nuk mund ta pranonin. Kur themi që muslimanët nuk po pranonin pushtuesin britanik, nuk bëhet fjalë për gjeneralët apo governatorët anglisht folës të Britanisë së Madhe, por bëhet fjalë për liderat muslimanë që qartazi akuzoheshin si tradhtarë e agjentë britanikë. Pra, refuzimi i muslimanëve ishte një çështje serioze për pushtetin britanik, i cili nuk mund të vazhdonte t’i mbante ata nën kontroll ndërkohë që ata etiketoheshin si armiqë.
Qëllimi i Izraelit është të bëj zhurmë sa më shumë. T’iu tërheqë vëmendjen sa më shumë muslimanëve. Të vrasë muslimanë sa herë nevojitet për të bërë zhurmë. Qëllimi i Izraelit nuk është që të shërbejë si një strehë për hebrenjtë. Një pjesë e madhe e banorëve izraelitë ndoshta as nuk kanë lidhje me mësimet e Biblës. Ata janë laikë e të pafe përveç një pjesë të vogël që iu bëhet mbulim mediatik më shumë se duhet. Në fakt, shumë hebrenj të vërtetë në fenë e tyre kanë refuzuar të shkojnë të jetojnë në Izrael sepse nuk e quajnë shtet të tyre. Ata e kanë kuptuar lojën dhe qëllimin e amerikanëve dhe britanikëve.
Konflikti palestinezo-izraelit ka mbi tetë dekada që ka filluar dhe do të vazhdoj kështu sepse për këtë arsye është formuar ai shtet. Madje, unë jam mëse i sigurtë se edhe vetë qeveritë e shteteve muslimane sot, të cilat janë nën kontrollin e pushtetit amerikano-britanik, nuk kanë interes për ta zgjidhur çështjen e Palestinës sepse ky konflikt shërben si mburojë edhe për pushtetin e tyre.
Ka mbi tetë dekada që çdo gjë thuhet, çdo gjë bëhet, çdo gjë transmetohet në media, por vetëm për ta zgjidhur këtë konflikt nuk bëhet asgjë, jo se izraelitët janë njerëz budallenjë, jo se palestinezët nuk kanë logjikë, jo se komuniteti ndërkombëtar nuk është racional. Asnjëra nga këto nuk është e vërtetë. E vërteta është se Izraeli është formuar nga pushteti amerikano-britanik si mburojë e pushtimit të tyre, që muslimanët të mos fokusohen tek pushtuesi britanik.
Strategjia e britanikëve ka funksionuar për bukuri. Ka mbi tetë dekada që konflikti palestinez, dhe pse është i vërtete, pra që vriten njerëz, që shkatërrohen vendbanime, e që Kudsi nënçmohet, ka marrë gjithë vëmendjen e muslimanëve dhe është harruar armiku i vërtetë, është harruar armiku që rrëzoi Perandorinë Osmane, është harruar armiku që copëtoi muslimanët, është harruar armiku që ka vrarë e ka prerë muslimanët, dhe mbi të gjitha është harruar armiku që ka vënë në pushtet liderat muslimanë – agjentët e tyre, armiku që kontrollon ekonominë, arsimin, ushtrinë, financat dhe politikën e muslimanëve.
Sot muslimanët shajnë e urrejnë Izraelin – një shtet të pavlerë që shërben thjesht si fasadë për armikun. Sot muslimanët luten kundër Izraelit, botojnë shkrime kundër Izraelit, botojnë libra kundër Izraelit, bëjnë emisione televizive kundër Izraelit, mallkojnë Izraelin, dhe janë gati të derdhin vrerë kundër Izraelit, dhe kanë harruar armikun kryesor, atë që ka formuar shtetin e Izraelit, atë që kontrollon sot Izraelin dhe atë që ka rrëzuar Perandorinë Osmane.
Muslimanët ngatërrojnë ajetet kuranore që flasin për Beni Israilët, për gabimet e tyre, për devijimin teologjik të tyre, për korrupsionin e tyre, ashtu siç Kurani ka ekspozuar gabimet e të krishterëve dhe paganëve në përgjithësi me qëllim që muslimanët të marrin mësim e të mos i përsërisin të njejtat gabime. Historia ka treguar se marrëdhëniet e muslimanëve me hebrenjtë ka qënë me e mirë se me të krishterët. Ata kanë jetuar nën mbrojtjen e muslimanëve në Bagdad, Damask, Kairo, Jemen, Marok, Spanjë, dhe po ashtu edhe nën pushtetin e Perandorisë Osmane.
Muslimanët e parë nuk kanë gjetur në Kuran inspirim për urretjen ndaj çifutëve. As nuk thonin “bijtë e majmunëve e të derrave” siç thonë sot shumë imamllarë. Çifutët janë popull mosbesimtar, ashtu siç janë të krishterët, për historikisht marrëdhënia me ta ka qënë tepër e mirë.
Shteti i Izraelit nuk reflekton aspak historinë sepse atë shtet nuk e kanë formuar çifutët. Po ta formonin realisht çifutët me qëllim për të jetuar në Lindje të Mesme, ata do të silleshin mirë sepse ata nuk janë budallenj. Mirëpo, atë shtet e ka formuar Britania e Madhe me Amerikën me qëllim për të bërë sa më shumë zhurmë, për t’i acaruar e për t’i provokuar muslimanët përtej çdo logjike njerëzore sepse vetëm kështu ata do ta harrojnë armikun e vërtete, dhe e kanë harruar.
Nëse lind pyetja se a kanë faj qytetarët izraelitë që kanë zgjedhur të përdoren nga britanikët e amerikanët, dhe për këtë shërbim që po iu bëjnë atyre, ata relativisht shpërblehen, përgjigja është e thjeshtë: po, çdo hebre që përfiton me pa të drejtë dhe ka pranuar të përdoret nga pushteti amerikano-britanik në shkëmbim të një përfitimi është fajtor dhe për këtë ata sigurisht që do të paguajnë një çmim, siç edhe po e paguajnë duke jetuar me frikë në Izrael. Gjithësesi, kjo nuk do të thotë që ne të fokusohemi tek ca individë të pavlerë e të harrojmë armikun e vërtetë.
Unë do të shkoja edhe më tej. Nuk janë vetëm çifutët ata që kanë vendosur për t’i shërbyer armikut në dëm të muslimanëve, por ka edhe muslimanë. Ky është fakt. Ka plot muslimanë tradhtarë, mendjelehtë e hipokritë që i shërbejnë armikut padrejtësisht, dhe dëmi i tyre mund të jetë edhe më i madh se i çifutëve izraelitë, por kjo nuk do të thotë se të harrojmë armikun kryesor.
Për ta mbyllur, Izraeli është formuar nga pushteti amerikano-britanik në vitin 1948 si strategji që t’i mbajë muslimanët të angazhuar me një armik të pavlerë e të harrojnë armikun e tyre real – Perandorinë Britanike, e cila rrëzoi Perandorinë Osmane dhe pushtoi muslimanët, por që pushteti i saj mund të rrezikohej për aq kohe sa muslimantë vazhdonin ta identifikonin si armik. Izraeli është shtet i pavlerë. Ka një popullsi prej 9 milionë banorësht, që pjesa më e madhe e tyre janë sekularistë, që nuk kanë lidhje me judaizmin si fe.
Po ashtu, Izraeli sot nuk është shtet imperial. Nuk është Izraeli që bën ligjet tona, që vendos kryeminstrat tonë, që kontrollon tokat tona, që miraton politikat tona, që bën politikat ndërkombëtare, që vendos për tregjet ndërkombëtare, që vendos se kur do të bëhet luftë dhe kundër kujt. Nuk është Izraeli që kontrollon Pentagonin dhe ushtrinë amerikane. Nuk është Izraeli që kontrollon Kanadanë, Australinë, Kinën, Evropën, Turqinë, Arabinë Saudite, Iranin, Indinë e Afrikën, por Amerika me Britaninë e Madhe. Nuk është Izraeli që burgos dijetarët muslimanë në Arabinë Saudite e në vende të tjera, por pushteti amerikano-britanik me agjentët e tyre muslimanë.
Që një musliman të fokusohet e t’i kushtoj kaq vëmendje një mini shteti në Lindje të Mesme, siç është Izraeli, megjithë krimet që po ndodhin atje, është marrëzi dhe injorancë e thellë, për të mos thënë më shumë. Aq sa ka bërë krime Izraeli, ka bërë edhe Enver Hoxha, Mustafa Kemali, ushtria amerikane së fundmi në Irak. Krimet nuk janë gjë e re.
Lufta është strategji, jo emocione, që na i imponon armiku. Sa më shumë ta mallkojnë Izraelin muslimanët, sa më shumë të luten kundër tij, sa më shumë të vjellin vrer, sa më shumë mbulim mediatik t’i bëjnë atij, aq më të ndezuar do e mbajnë Amerika e Britania e Madhe atë konflikt sepse pikërisht këtë duan ata, dhe fatkeqëisht këtë duan edhe liderat e muslimanëve – agjentët e CIA-s.
Armiku ynë është Amerika. Armiku ynë është Britania e Madhe me monarkinë britanike. Ata na kanë pushtuar. Ata e kanë rrëzuar Perandorinë Britanike. Pastaj, të gjithë ata që kanë bashkëpunuar me armikun, tradhtarët muslimanë apo hebrenj janë pjesë e armikut, por të mos i ngatërrojmë me armikun.
Palestina dhe i gjithë umeti islam çlirohet duke identifikaur së pari armikun e vërtetë.
Sabri Lushi