Home » BETEJA IDEOLOGJIKE MES MUSLIMANËVE DHE PAGANËVE PERËNDIMORË

BETEJA IDEOLOGJIKE MES MUSLIMANËVE DHE PAGANËVE PERËNDIMORË

by Kukes Post
0 comments

Për fat të keq, muslimanët që nga fillimi i shekullit të 20-të, kur ra Perandoria Osmame – kalifati i fundit islam, janë të pushtuar politikisht dhe ushtarakisht nga paganët perëndimorë. Si në çdo pushtim, armiku kontrollon politikën, ekonominë, burimet natyrore, arsimin, ushtrinë, mediat, akademitë shkencore, bankat, investimet, marrëdhëniet me shtetet e tjera, dhe po ashtu kërkon të mbajë edhe kontrollin ideologjik të popullit të pushtuar, pra të muslimanëve.

Sa për parantezë, meqënëse se një populli të pushtuar i kontrollohet gjithçka, pra nuk është i lirë të jetojë me dinjitet, atëherë ai popull është i detyruar të përdorë çdo lloj mënyre për të jetuar – të japë ryshfet, mundohet t’i kërkojë ndihmë një ‘miku’ që të gjejë një punë, bëhet spiun tek armiku në mënyrë që të përfitojë diçka, ikën si emigrant pa dokumente i detyruar nga pushtuesi, bën ndërtime pa leje sepse pushtuesi nuk i jep leje, shet nderin e vet për para, e kështu populli i pushtuar nuk jeton me dinjitet. Rrjedhimisht, morali i tij prishet, dhe kjo është agjendë e pushtuesit sepse një popull me moral të prishur kontrollohet më kollaj.

Për këtë arsye, historiani tunizian dhe dijetari i njohur musliman i shek të 14-të Ibn Khaldun, autori i “el-Mukadimeh,” ka thënë që, “një populli të pushtuar i prishet morali.”

Po të shohësh muslimanët sot, gjendja e tyre nën pushtimin britanik është plotësisht ashtu siç e ka thënë Ibn Khalduni.

Për të kaluar tek lufta jonë me paganët perëndimorë, besoj se është më e qartë se kurrë se kjo luftë nuk mund të bëhet me armë. Thuajse është e pamundur për muslimanët që t’i bëjnë rezistencë ushtarake armikut. Përderisa muslimanët janë kaq shumë të përçarë nga armiku, morali i muslimanëve është prishur – është shtuar pabesia, tradhtia, mos mbajtja e fjalës, gënjeshtra, prerja në besë, therja mbas shpine, shitja tek armiku, dhe dashuria e tepërt për materializmin, dhe përderisa umeti ynë është ndotur me spiunë e agjentë pafund – njerëz që paguhen nga qeveritë e armikut kundër vëllezërve të tyre muslimanë, atëherë është gabim fatal fokusimi tek lufta ushtarake.

Armiqtë britanikë dhe ata amerikanë duan që muslimanët të përqëndrohen në betejën ushtarake sepse aty e kanë të sigurtë fitoren. Armiku e di fuqinë ushtarake të muslimanëve. Prandaj armiku sponsorizon grupe terroriste dhe jep përshtypjen sikur ka frikë nga armët.

Megjithatë, është një luftë tjetër me anë të së cilës muslimanët mund të mbijetojnë e të bëjnë rezistencë, e ajo është lufta ideologjike – lufta e dijes, lufta e penës, lufta e përmirësimit të moralit, lufta e ndërgjegjësimit të publikut ndaj fytyrës së vërtetë të armikut, dhe lufta e bashkimit ideologjik të muslimanëve. Kjo është lufta që armiku e urren më shumë.

Në fakt, lufta ideologjike është lufta e profetëve (paqja e Allahut qoftë mbi ta), të cilët në shumicën e rasteve nuk kanë pasur ushtri e armatime, por kanë bërë luftë ideshë.

Në rrafshin e ideve, armiku është më i dobët. Përveç se muslimanët duhet ta rrisin vetëbesimin mbi ideologjinë e tyre fetare, ata duhet që t’ua bëjnë të qartë edhe pasuesëve të armikut se ideologjia e paganëve në fakt është ideologji tiranie, shtypëse, dhe denigruese për njeriun dhe dinjitetin e tij.

Muslimanët duhet të dinë me të madhe se nuk është armiku ai që i nderon ata, nuk është materializmi i armikut ai çfarë i bën ata krenarë, por feja e tyre superiore.

Muslimanët duhet të jetojnë me idenë se feja islame është fe superiore ndërsa ideologjia e armikut, në këtë rast, sekularizmi britanik, është ideologji inferiore dhe e padobishme, majde ajo është ideologji denigruese e despotike. Sa më shumë të ndërgjegjësohen muslimanët rreth superioritetit të fesë islame, aq më shumë do të avancojnë ata në luftën kundër armiqve paganë perëndimorë.

Sot më shumë se kurrë është lufta e penës dhe e ideologjisë edhe pse armiku na nxit për luftëra me armë. Paganët britanikë dhe ata amerikanë e dinë shumë mirë se ata nuk e fitojnë luftën ideologjike me muslimanët pasi ideologjia e tyre sekulariste është ideologji shtypëse, shfrytëzuese, është ideologji kundër familjes, kundër dinjitetit të njeriut, dhe kundër lirisë së vërtetë; rrjedhimisht, superioriteti i fesë islame ngadhënjen kundër inferioritetit të sekularizmit britanik nëse lufta do të zhvillohen në këtë rrafsh.

Sabri Lushi

Dhjetor 2023

 

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post