Shpesh dëgjojmë nëpër media, apo qoftë edhe nga diskutime informale mes njerëzish, rreth forcës ushtarake të shteteve. “Amerika është më e forta sepse ka këto lloj avionësh, Kina ka avancuar sepse po prodhon një anije ushtarake, Rusia ka kaq bomba, apo se NATO është aleanca më e fuqishme ushtarake në botë,” janë disa shembujt që flasin për fuqinë ushtarake të armikut.
E vërteta e madhe është se fuqia e armikut nuk qëndron aspak tek numri i bombave atomike që ka nën posedim, tek numri i avionëve, anijeve luftarake, apo qoftë edhe tek numri i ushtarëve. Forca më e madhe e armikut qëndron tek propaganda.
Propaganda është arma më e sofistikuar dhe më e rrezikshme e botës. Ajo prek mendjet e njerëzve dhe tendon të ndikojë mendësinë e tyre. Propaganda arrin të ndryshojë realitetin, ta përmbys atë, dhe ta bëjë përceptimin e tij tek njerëzit pozitiv apo negativ.
Të mos harrojmë faktin se propaganda është gjithashtu arma më e fortë e Djallit. Iblisi, armiku i përbetuar i njeriut, forcën më të madhe e ka tek gënjeshtra dhe propaganda. Ai nuk ka fuqi fizike apo ushtarake – nëse mund të përdoret kjo shprehje për të, mbi njeriun. Maksimumi që mund t’i bëj Birit të Ademit është t’i pëshpërisë atij, t’i fusë dyshime, ta bëjë të hezitojë, të frikësohet, të humbë shpresën, e eventualisht ta mundë atë psikologjikisht. Ushtria e Iblisit është ushtria e propaganduesëve.
Ishte pikërisht propaganda ajo që Perandoria Britanike përdori kundër Perandorisë Franceze. Edhe pse Franca ishte ndër vendet më të zhvilluara të Evropës në shekullin e 18-të, qendra e zhvillimit ekonomik e kulturor, dhe simbolizonte modernizimin e kontinentit – pallati i Versajës ishte manifestimi më i madh i grandiozitetit të imazhit kulturor francez, gjithësesi monarkia franceze u rrëzua përmes propagandës. Populli ndryshoi opinionin rreth pushtetit të saj pikërisht përmes shkrimeve e botimeve propagandiste.
Mbretit Luis XVI nuk iu pre koka në gijotinë si pasojë e humbjes së luftës ushtarake. Vërtetë kishte francezë që morën armët kundër tij, por ishte propaganda ajo që nxiti që shumë qytetarë ta identifikojnë të keqën e madhe tek figura e dy personave: mbreti Luis XVI dhe Maria Antoinette. Pra, ishte propaganda që dënoi me vdekje monarkun francez, që i dha fund Perandorisë Franceze, e cila përfundoi rrjedhimisht nën pushtimin britanik.
Në të njejtën mënyrë, nuk ishte fuqia ushtarake që i dha epërsi Perandorisë Britanike mbi Perandorinë Osmane, por ishte përdorimi me efikasitet i propagandës që ia prishi imazhin kalifatit të fundit islam, që bëri që të shtohet tradhtia përbrenda. Shumë fise arabe e shumë muslimanë ranë pre e propagandës britanike dhe iu bashkuan luftës guerile kundër perandorisë së tyre.
Në momentin kur Perandoria Osmane e humbi luftën dhe Stambolli u pushtua nga trupat angleze në nëntor të vitit 1918, në fakt muslimanët e kishin humbur luftën e propagandës përpara betejës me armë. Për shembull, për shkak të masave ushtarake që Abdul Hamidi II ndërmori kundër armenëve në dekadën e fundit të shekullit të 19-të, të cilët po përdoreshin nga perëndimi, që ndoshta rezultoi në shumë të vrarë – sipas shifra zyrtare rreth 300 mijë, figura e tij i nxi nga gazetat e SHBA-së dhe ato evropiane, të cilat e quanin atë “Sultani i Kuq,” apo “Sulltani Gjakatar,” pa përmendur pastaj fushatat e pafundme mediatike dhe përhapjes së propagandës në popull kundër kalifatit musliman si “i sëmuri i Evropës.”
Edhe në ditët e sotme, arma më e fuqishme që Amerika dhe Evropa përdorin kundër muslimanëve nuk janë bombat, avionët luftarakë, apo burgjet e tmerrshme të menaxhuara nga banditët e CIA-s, por propaganda. Ishte pikërisht propaganda ajo që bëri që sulmi i 11 shtatorit të vitit 2001 i kryer nga vetë qeveria amerikane t’i atribuohej muslimanëve, që u pasua me vrasjen, arrestimin, e persekutimin e mijërave e milionave muslimanëve të pafajshëm anembanë botës.
Armiqtë amerikanë dhe ata britanikë nuk e kanë forcën më të madhe tek epërsia ushtarake, por tek përdorimi i propagandës. E gjithë Perandoria Britanike është ngritur mbi gënjeshtra e propagandë. Ata janë mjeshtra të gënjeshtrës dhe të pazëvendësueshëm në artin e përdorimit të propagandës, aq më tepër që qytetërimi i tyre sekularist nuk kufizohet nga asnjë normë morale.
Në kohën tonë aktuale, propaganda është baza e politikës dhe themeli i pushtetit britanik. Kaq shumë përdoret propaganda nga pushteti botëror britaniko-amerikan sa gati e ka bërë të pamundur t’i bindësh njerëzit për disa të vërteta të thjeshta e logjike.
Propaganda është magji e magjia është gënjeshtër. Ky është në fakt pushteti britanik botëror. Kjo është fuqia e Amerikës. Ata gënjejnë ditë e natë, mashtrojnë dhe vetëm mashtrojnë, dhe shfrytëzojnë të tjerët përmes këtij mashtrimi. Civilizimi i tyre është i zhveshur nga çdo lloj vlere njerëzore. Qytetërimi britaniko-amerikan është vetëm fasadë dhe imazh e asgjë tjetër. Djalli nuk ka pasur aleatë apo pasues më të devotshëm se proklamuesit e qytetërimit britaniko-amerikan, qytetërim që ka institucionalizaur gënjeshtën dhe e ka adoptuar propagandën se makinerinë kryesore të pushtetit.
Rezistenca muslimane kundër barbarizmit dhe pushtimit britaniko-amerikan duhet që të përqëndrohet në rrafshin e demaskimit të propagandës së armikut, që ka depërtuar në rrënjët e umetit islam. Ne të gjithë papërjashtim jemi target i propagandës së armikut, kështu që jemi në të njejtin kamp kundër gënjeshtarëve e propaganduesëve, që po na kërcënojnë jetët e familjet tona, të ardhmen dhe mirëqenien tonë.
Sabri Lushi
Janar 2024