Home » PËRSE PERËNDIMI REFUZON TA KTHEJË DËNIMIN ME VDEKJE PËR KRIMIN E VRASJES, PËRFSHIRË ATË ME PAGESË

PËRSE PERËNDIMI REFUZON TA KTHEJË DËNIMIN ME VDEKJE PËR KRIMIN E VRASJES, PËRFSHIRË ATË ME PAGESË

by Kukes Post
0 comments

Edhe pse të folurit rreth kësaj teme është kthyer në një klishe e bezdisshme, por të flasësh për jetën e njeriut nuk është kurrë klishe, dhe nuk është kurrë e bezdisshme, besoj.

Jo më larg se para dy ditësh, në kryeqytetin kanadez, një student nëntëmbëdhjetë veçar vret një nënë me katër fëmijët e saj dhe babain e tyre e lën të plagosur, i cili ndodhet në spital sipas mediave lokale.

Si zakonisht, media bën zhurmën, autori kapet, politikanët dalin në media me deklaratat e tyre gati duke nxjerrë lotë – lotët e hipokrizisë, dhe autoritetet ngrenë akuzën, në këtë rast, gjashtë vrasje dhe një tentativë për vrasje (plagosje).

Në pamje të parë, gjuha juridike sekulariste, në këtë rast, në Kanada, ta ngrohë zemrën kur e dëgjon: “six accouts of first degree murder and one attemted murder. The suspected is expcted to appear in the court of law the next day.” – ngrihet akuza për gjashtë vrasjet, dhe për vrasjen e mbetur në tentative ndërsa i dyshuari do të dalë para gjykatës ditën tjetër.

Këto janë gjepura dhe tallje me familjarin i cili ka humbur katër fëmijët dhe bashkëshorten e tij. Për vrasjen ka vetëm një formë dënimi: ekzekutim në një shesh publik ku ta dëshmojnë njerëzit dhe ku i akuzuari të ketë mundësi të sqarojë veten publikisht përpara se t’i pritet koka.

PËRSE PERËNDIMI I KORRUPTUAR I MBRON KRIMINELËT?

Po të marrim krimin në fjalë që ndodhi në Ottawa, ne si qytetarë kemi të drejtë të ngremë çdo lloj hipoteze, dhe hipotezat tona, të gabuara apo jo, do t’i hedhte poshtë vetëm një ligj i drejtë dhe një sistem juridik funksional.

Ne kemi të drejtë të mendojmë se ky student që futet tek një familje dhe ekzekuton gjashtë vetë të pafajshëm mund të jetë agjent shtetëror, i paguar apo i urdhëruar të kryejë një krim makabër për shumë arsye. Një arsye mund të jetë që të trondisë opinionin publik edhe pse mund të duket çmenduri ta mendoshë një gjë të tillë për shtetin.

Nëse autori do të arrestohej, të hetohej për krimin, dhe pastaj të ekzekutohej në shesh duke iu prerë koka, dhe ku do të kishte mundësi ta sqaronte veten përpara se të vritej, vetëm atëherë ne nuk kemi të drejtë të mendojmë se krimet e tij mund të jenë politike.

T’i besosh shtetit nuk është mekanizëm drejtësie. Drejtësia nuk është besim, por mekanizma të prekshme e të qarta ligjore. Njerëzit kanë të drejtë të dyshojnë për çdo gjë e të ngrenë dyshime kundër çdo kujt, përfshirë edhe shtetin. Janë vetëm mekanizmat ligjorë që vendosin drejtësinë, jo besimi.

Kush vret, duhet të vritet, dhe duhet të vritet me ekzekutim publik, jo në fshehtësi. Vrasja e vrasësit është forma e vetme për vlerësimin e jetës së njeriut, për vendosjen e paqes në tokë, për dekurajimin e krimeve, dhe po ashtu për t’i mbyllur derën vrasjeve me pagesë, ku mes atyre të përfshirë në këtë biznes të ndyrë mund të jetë dhe vetë shteti.

Kjo pajtohet me natyrën njerëzore, dhe logjikën e pastër, përbën mekanizmin më të drejtë të trajtimit të krimit të vrasjes, i mbyll derën vrasjes me pagesë, ku mes atyre që paguajnë mund të jetë dhe vetë shteti, dhe kjo është pikërisht ajo çfarë ka kodifikuar edhe Kurani.

Mirëpo, perëndimi nuk kërkon drejtësi dhe as që është i interesuar për drejtësi. Vetëm nëse ke mundësi të përballesh me gjykatat perëndimore, me ligjet e tyre, me procedurat ligjore të tyre, dhe me gjyqtarët e tyre, vetëm atëherë do të kesh mundësinë e artë ta njohësh thelbin e perëndimit.

Sistemi ligjor perëndimor, pëfshirë dhe atë kanadez, është sistem barbar, i mbushur me agjenda e kleçka që çojnë ujë vetëm tek agjendat politike, tek kontrolli politik i qytetarëve, tek mbajta e pushtetit, tek monopolizimi i ekonomisë, tek shaktërrimi i jetës së qytetarëve për arsye politike, një sistem i cili është i mbushur me detaje që kanë të bëjnë vetëm me pushtetin dhe se si pushteti e përdor ligjin kundër njerëzve, siç është vrasja me pagesë.

Të gjitha fjalët e bukura që dëgjojmë, si për shembull, rendi ligjor, të drejtat e njeriut, nuk ia marrim jetën askujt, ne besojnë tek e drejta për të jetuar etj. janë gjepura e brroçkulla që fshehin një sistem drejtësie mizor, që nuk e kupton përveç se nëse përballesh me të.

Perëndimi nuk ka djejtësi. Perëndimi është barbarizëm. Gjykatat perëndimore janë simboli i padrejtësisë dhe barbarisë njerëzore. Nuk habitemi se si këta barbarë vrasin në Palestinë me mijëra fëmije e gra dhe përsëri flasin për të drjetat e njeriut. Perëndimi është djallëzi. Perëndimi është simboli i shfrytëzimit dhe nënçmimit të njeriut.

Perëndimi nuk është Islam pa muslimanë, por djallë me djallëzinë më mizore që bota ka parë edhe pse ky perëndim barbar fasadën e ka shumë të bukur.

Falenderuar qoftë Zoti i Madh që na ka zbritur Kuranin i cili thotë, “Me të vërtetë i kemi dërguar të dërguarit tanë me evidencë të qartë, dhe kemi zbritur me ta Librin dhe Peshoren (e drejtësisë) me qëllim që njerëzit të mbajnë drejtësi. (Hadid, 25).

Sabri Lushi

Mars 2024

 

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post