Home » MORALI I QYTETARIT MODERN APO KOMUNISTËVE DHE TIRANIA E PUSHTETIT SEKULARIST

MORALI I QYTETARIT MODERN APO KOMUNISTËVE DHE TIRANIA E PUSHTETIT SEKULARIST

by Kukes Post
0 comments

Nuk ka dyshim se pushteti ka ekzistuar gjithmonë, që nga gjeneratat e para të shoqërisë njerëzore. Për aq kohë sa ekziston një grup njerëzish që jetojnë së bashku në një vend, ata kanë nevojë që t’i nënshtrohen një ligji apo rregulli, pra kanë nevojë që t’i udhëheq dikush, që do të thotë, disa do të jenë mbi disa të tjerë – e ky pikërisht është pushteti.

Sa më e madhe të jetë shoqëria njerëzore, aq më i komplikuar e më i vështirë bëhet pushteti. Nuk është njëlloj si të udhëheqësh disa individë në një vend ku burimet natyrore janë me bollëk me një bashkësi të madhe qytetarësh të cilët kanë akses të kufizuar tek burimet natyrore. Për këtë arsye, kur bota ka pasur vetëm pak njerëz, pushteti politik ka qënë thuajse i panevojshëm. Për shembull, Kurani përmend popullin e Nuhut (paqja qoftë mbi të) si popullin e parë ku qartazi flitet për një shoqëri në të cilën ka pasur pushtet e elitë drejtuese, që kanë ekzistuar disa gjenerata mbas krijimit të Ademit (paqja qoftë mbi të) – njeriut të parë në tokë. Nuhu (paqja qoftë mbi të) është i dërguari i parë i Allahut i dërguar tek njerëzit, mision i cili përfshin dhe të të sjellurit e një legjislacioni hyjnor për ta.

Në kohën tonë, kur shoqëria njerëzore është shtuar kaq shumë, ku nuk ka mbetur gati pëllëmbë toke pa u shkelu nga njerëzit, kur konkurrenca për akses tek burimet njerëzore është luftë për ekzistencë, kur pak gabime të vogla politike mund të çojnë në vdekje nga uria, kur një mos planifikim i duhur mund të ketë pasoja fatale për njerëzit, pushteti ka marrë rëndësinë më të madhe që mund të ketë. Njerëzimi tashmë ka përvojë të gjatë me pushtetin, dhe ai është kthyer në një disipline shkencore apo në një sistem.

Si feja e fundit e universale e shpallur nga Allahu për të gjithë njerëzimin, Islami është udhëzim për shoqërinë – udhëzim shpirtëror për ta drejtuar njeriun tek Krijuesi i tij, si udhëzim shoqëror, që jep modelin më të përsosur se si një shoqëri njerëzore mund ndërtohet, si një legjislacion penal e civil që vendos drejtësi e rregull në shoqëri, si një kod moral e etik që njerëzit ta praktikojnë në marrëdhëniet mes tyre, po ashtu kjo fe flet edhe për pushtetin. Profeti Muhamed (paqja qoftë mbi të) është dërguar si profet për të gjithë njerëzimin, me një legjislacion universal e gjithëpërfshirës, pikërisht në kohën kur bota po kthehej në globalizëm.

Përgjatë dy tre shekujve të fundit, gjërat kanë ndryshuar shumë. Pushteti nuk është më lokal e as rajonal. Pushteti nuk është më autonom, ku lideri i një zone gëzonte autonomi të plotë nga peradori apo kalifi i pushtetit qëndror, kjo pikërisht dhe për arsye logjistike. Nuk ishte as e arsyeshme e as praktike që governatori i një province të luante rolin e një administratori të thjeshtë nën liderin qëndror.

Revolucioni industrial, avancimi i mjeteve të transportit e komunikimit, teknologjia, shfrytëzimi i shkencës, si për shembull i statistikës e ekonomisë, përsosja e armëve etj., kjo ka bërë që pushteti të jetë i një natyre krejt tjetër krahasuar me atë klasik. Pushteti tanimë është shkencë, planifikim, adminstratë, komunikim, forcë, disiplinë, rregulla e ligje pafund, dhe mbi të gjitha, ai i nënshtrohet një hierakie të rreptë; është i përqëndruar në mënyrë unike. Sot pushteti është global, dhe pikërisht komunizmi apo laicitetit apo sekularizmi është fytyra e këtij pushteti.

Sot, kur bota numëron mbi tetë miliardë njerëz, pushteti nuk i lihet rastësisë. Gjërat nuk bëhen duke parë e duke bërë. Pushteti nuk është diçka klasike apo episodike në shoqëri. Pushteti nuk i lihet në dorë vetëqeverisjes së njerëzve, aq më tepër që fetë tradicionale janë hequr nga skena politike, duke përfshirë dhe më kryesorën: fenë islame.

Pushteti politik ka kontroll të gjithanshëm dhe të shtrirë kudo. Ai nuk mund të lejoj ishuj pushtetesh në botë, që mund të lulëzojnë apo konkurojnë me pushtetin qëndror apo perandorak. Tashmë bota ka një qeveri botërore, qoftë përmes manifestimit të OKB-së e qoftë përmes aplikimit të të njejtës ideologji në të gjithë botës, që është sekularizimi apo komunizmi britanik përkundër kontradiktave teatrale që i shiten publikut apo larmishmërisë së partive apo ideologjive politike në dukje. Pra, të mos ngatërrohet pushteti i vërtetë, që është global dhe i centralizuar, me propagandën e radhës.

Fare mirë, sot pushtetin mund ta kishin muslimanët në rang botëror, apo një fe tjetër, mirëpo për një arsye apo një tjetër, sot pushtetin e kanë laikët. Kuptohet, bota është në atë fazë, që për shkak të shkaqeve të lartpërmendura, nuk mund të ketë disa pushtete. Nuk është më në atë faze ku mund të ketë disa perandori apo disa superfuqi. Pra, zhvillimet teknologjike e ushtarake nuk mund të lejojnë në mënyrë praktike që të ekzistojnë disa superfuqi në botë.

Për shembull, para shumë shekujsh, bota mund të kishte disa perandori, dhe për arsye logjistike nuk mund ta asgjësonin njëra tjetrën, jo se e bënin për respekt të njëra tjetrën, por nuk mundeshin. Pushteti është zgjerues, nuk njeh respekt, nuk dalet sepse kështu i pëlqen; ai ndalet vetëm aty ku ngec. Shpikja e trenave, mjeteve ushtarake të shpejta të transportit, armëve të avancuara, anijeve luftarake të sofistikuara etj., bën që pushteti nuk ngec për shkak të logjistikës, dhe nuk ka ngecur. Në luftën për pushtet të fundit që ka dëshmuar bota, ka ngadhënjyer vetëm një forcë, që është Perandoria Britanike, dhe ideologjia e sekularizmit apo laicitetit është feja zyrtare e këtij pushteti.

Në këtë luftë, muslimanët e kanë humbur pushtetin. Po kështu ka ndodhur dhe me judaizmin e krishtërimin, edhe pse laikët janë pasardhës kulturorë e politikë të këtyre të fundit, por jo në ideologji. Mund të ishte krejt e mundur që muslimanët të arrinin të merrnin pushtetin botëror, por Zoti ka vendosur që ata të mos e kenë atë, ndoshta për një urtësi që ne nuk e kuptojmë, apo për urtësinë se kështu realizohet qëllimi i krijimit të njeriut – sprova. Po ta kanë muslimanët pushtetin në rang botërore, thuajse nuk do të kishte kuptim sa i përket sprovës. Gjithashtu, duke humbur pushtetin, muslimanët dëshmojnë se ata e mbajnë këtë fe jo se kanë përfitime politike të menjëhershme, siç i kanë akuzuar për të shkuarën e tyre historike, por ata vërtetë besojnë se është feja e vërtetë. Fakti që sot ka mbi një miliard muslimanë ndërkohë që Islami nuk ka pushtet politik, kjo tregon shumë se çfarë vlere ka kjo fe, që praktikohet me aq kombëngulje përkundër vështirësive politike që vijnë nga pushteti sekularist apo komunist perëndimor.

Për t’iu kthyer sekularizmit, ky është feja politike jo vetëm e Perandorisë Britanike – që sot praktikisht nuk ekziston si term, që është zëvendësuar me institucione ndërkombëtare, si OKB-ja etj.; në fakt, sekularizmi apo laicizmi është ideologjia që ka pshtetin politik në të gjithë botën, përfshirë edhe botën muslimane.

Sa për sqarim, laicizmi nuk është thjeshte e kundërta e fesë, apo të të evituarit të saj nga pushteti, por është një ideologji apo lloj feje që ka pushtetin. Për këtë arsye, kur thuhet se feja nuk ka punë me pushtetin apo politikën, në përgjithësi e kanë fjalën tek feja islame sepse kjo është feja e fundit që ka pasur pushtet pikërisht në momentin historik kur bota është përplasur për të marrë pushtetin botëror. Pra, sekularistët, me fjalë të tjera, thonë që ata kanë pushtetin, e jo se ai është i të gjithëve, që nënkupton dhe i muslimanëve. Jo! Pushtetin sot e kanë sekularistët britanikë, por kjo nuk do të thotë se muslimanët nuk mund të jetojnë, ashtu sikurse po ta kenë pushetin këta të fundit, nuk do të thotë që mosbesimtarët nuk do të mund të jetonin.

Meqenëse pushtetin e kanë laikët, dhe meqë sekularizmi britanik apo komunizmi është feja zyrtare e pushtetit – gjithmonë pushteti ka një ideologji zyrtare, ia vlen të njihet sa më shumë se çfarë promovon kjo ideologji dhe cili është morali i komunistëve apo laikëve. Qëllimisht, shpesh përdor laicizmin, komunizmin, sekularizimin etj. në mënyrë të ndërsjelltë sepse janë e njejta gjë. Shpesh, pushteti britanik i përdor këto terma për të dhënë përshtypjen sikur në bota ka shumë ideologji, për një sërë arsyesh, që nuk është momenti për ta diskutuar këtu.

Ç’ËSHTË SEKULARIZMI DHE ÇFARË MORALI KANË KOMUNISTËT?

Në mënyrë të përmbledhur, sekularizmi apo laicizmi është ideologjia zyrtare e pushtetit në botë akutalisht, i cili ka vetëm një qëllim: kontrol politik. Sekularizmi nuk pretendon të shpëtoj botën. Nuk ka për qëllim të udhëzoj njerëzimin në një aspekt metafizik. Nuk i intereson t’iu mësoj njerëzve se cili është qëllimi i jetës, se pse jetojnë njerëzit, se çfarë do të ndodh pas vdekje, dhe nëse do të ketë ditë gjykimi të madh, e nga aty, parasjsë apo ferr. Sekularizimi është thjeshtë i interesuar të kontrolloj njerëzit dhe të mbaj pushtetin. Ky është qëllimi i tij, praktikisht e zyrtarisht.

Sigurisht që doktrina e sekularizmit nuk rrin pa u shprehur në lidhje me çështje që kanë të bëjnë me metafizikën dhe botën e shpirtit, sikurse e mohon ekzistencën e një jetë tjetër mbas vdekjes, e mohon ekzistencën e Zotit, mohon shpirtin, mohon të padukshme absolute dhe shumë gjëra të tjera që i trajton feja, por këtë e bën sepse këto lidhen me pushtetin. Në fund të fundit, ajo që i intereson komunizmit apo sekularizimit është pushteti.

Për këtë arsye, pushteti kërkon ideologji, aq më tepër kur bëhet fjalë për pushtet global. Pushteti modern ka marrë formën e një industrie të vërtetë, ku, përmes një kombinimi të shkencës, dogmës, forcës ushtarake, monopolit ekonomik e finaciar, ai manifeston forcë të madhe.

Pushteti sekularist apo komunist nuk fillon e mbaron me administrimin politik të shtetit; në fakt, një gjë e tillë praktikisht nuk mund të ekzistoj. Pushteti sekularist kontrollon apo kërkon të kontrolloj gjithçka: administrimin politik e administrativ të shtetit, ushtrinë, ekonominë, bankat, arsimin, mediat, kërkon të kontrolloj stilin e jetës, mënyrën se si njerëzit vishen, se si të dëfrehen, si të ecin, ai prodhon e kontrollon modën, kërkon të kontrolloj vendimet e njerëzve, trurin e lëvizjet e tyre, mënyrë e të menduarit, se si të logjikojnë, si të ushqehen, si të flasin, si t’i organizojnë dasmat e funeralet e tyre, si ta kalojnë kohën e lirë, dhe po të jetë e mundur, dhe anën shpirtërore. Në fund të fundit, të gjitha këto janë pjesë e pushtetit apo çojnë ujë tek pushteti.

Është shumë qesharake të mendosh se çfarë kërkon të bëj sekularizmi, pra të kontrolloj gjithçka, përfshirë dhe shpirtin – apo sipas zhargonit islam, zemrën, dhe njëkohësisht pretendon se ua lejon njerëzve të praktikojnë fenë. Kjo është shumë ironike. T’u lejosh njerëzve të praktikojnë fenë, aq më tepër fenë islame, që përmban një sistem të kompletuar dhe gjithëpërfshirës, do të thotë t’ju japësh liri e pushtet.

Për të rritur rendimentin dhe efikasitetin e pushtetit, sekularizimi ka prodhur një prototip se si duhet të jetë apo sillet njeriu nën pushtetin sekularist. Për këtë janë shkruajtur libra, janë bërë kërkime shkencore, janë ngritur hipoteza, janë shkruajtur artikuj, dhe janë shpikur dhe terma të caktuara.

Për shembull, Manifesti Komunist i Karl Marksit e Frederik Engelsit, i publikuar në Londër, 1848, është një dokument i rëndësishëm që vendos piketat se si duhet të jetë shoqëria materialiste nën pushtetin komunist apo sekularist, që jo rastësisht është publikuar në kryeqytetin e Perandorisë Britanike. Sigurisht që Marksizmi nuk përfaqëson aspak idetë e një individi të vetëm, por paradigmën dhe dogmën politike të sekularizmit apo pushtetit të Perandorisë Britanike, që mbulon të gjitha fushat e jetës, e aq më tepër se si duhet të jetë qytetari modern i shoqërisë komuniste apo sekulariste.

Njeriu i ri socialist,” që është term shumë i njohur në literaturën komuniste, që gabimisht kufizohet apo lidhet vetëm me vendet komuniste si ish Bashkimi Sovjetik, Kina, apo vende të tjera të lindjes. “Njeriu i ri” ka të bëj pikërisht me pushtetin sekularist britanik. “Njeriu i ri” është prototipi i prodhur nga pushteti sekularist, që jep skicën e njeriut nën pushtetin modern, moralet e tij, sjellen, të menduarit, të vepruarit, se si t’i marri vendimet, se si të jetoj, ç’të bëj me paratë, si dhe ku të investoj, si ta shpenzoj kohën e lirë etj.

Për të “krijuar” njeriun më të volitshëm, që t’i përgjigjet nevojave të pushtetit, sigurisht që sekularizimi ka bërë eksperimente pafund; ka pasur kohën dhe burimet e duhura për të ngritur laboratoret ideologjike e shkencore më të avancuara të mundshme në mënyrë që të prodhoj njeriun e ri ashtu siç e don pushteti. Për shembull, teoria e sjelljes apo biheviorizmit është marrë pikërisht më njeriun e ri sekularist.

Koncepti i njeriut të ri është ideja gjeniale e pushtetit sekularist britanik për çliruar njeriun nga skallëria formale, por për t’ia futur skllavërinë në kokë sepse kështu pushteti është më efikas. Sigurisht, Perandoria Britanike e ka bërë këtë falë luksit të të mbajturit të pushtetit në rang botëror. Në një botë ku ka disa pushtete apo perandori, ku ka opozitë, e për rrejdhojë, ku ka luftëra reale, disa lloj eksperimentesh me njeriun nuk mund të bëhen.

Me fabrikimin e njeriut të ri sekularist, bota nuk ka më skllavëri. Ajo ekziston vetëm nëse ekziston liria, pra kur njeriu është i lirë. Njeriu i ri modern, njeriu i ri socialist, qytetari i panjohur, apo çfardo lloj termi që të përdoret, nuk ka më një alternative të legjitimuar nga pushteti. Për rrjedhojë, nuk është e nevojshme të përdoret termi skllavëri. Sot, të gjithë janë të lirë, ka liri shtypi, ka liri shprehje, liri ndërgjegje, liri politike – të gjitha terma modern dhe të pakuptimtë në një botë klasike. Këto ekzistojnë sepse njeriu është futur në kuti; çfarëdo që të shkruaj, flas, mendoj, praktikoj, të gjitha janë të kontrolluara. Sot të gjithë janë të lirë sepse të gjithë janë skllevër të pushtetit sekularist britanik.

Sipas pushtetit sekularist, njeriu modern duhet të jetë pasues i verbër, nuk duhet të mendoj shumë sepse pushteti mendon për të, duhet t’ju bindet urdhërave të pushtetit, dhe kur të bëj opozitën apo kritikën, këtë duhet ta bëj sipas modelit të dhënë nga pushtetit. Prototipi i njeriut modern është qenie pa moral, apo morali i tij përcaktohet nga pushteti. Njeriu nuk duhet të ketë besnikëri ndaj askujt tjetër përveç pushtetit, duhet t’i nënshtrohet pushtetit, “t’ia hapi zemrën partisë,” të mbaj sekretet e pushtetit, të jetë i gatshëm të tradhëtoj çdo kënd që pushteti e urdhëron, përfshirë edhe njerëzit më të afërt apo anëtarët e familjes. Njeriu i ri i pushtetit sekularist nuk ka familje apo besnikëri familjare. Besnikëria është vetëm ndaj pushtetit. Njeriu i ri sekularist apo komunist mendon ashtu siç ia kërkon pushteti; ai apo ajo nuk ka një kod moral të tijin apo të sajën. Për hirë të pushtetit, njeri duhet të gënjej, të pres në besë, të jetë mashtrues, të mos ketë besë, të jetë hileqar, gjithçka ta bëj në mënyrë sekrete, nuk duhet të bashkëpunoj me askënd vetëm se me pushtetin apo përmes pushtetit, duhet të përgojoj, të influencoj të tjerët në emër të pushtetit, të mos lë dy njerëz të bëhen bashkë, dhe të jetë xheloz për pushtetin.

Qytetari modern sekularist apo komunist nuk ka moral familjar. Gruaja e fëmijët i përkasin pushtetit. Ai vendos për ta. Ai i përdor ata, qoftë dhe për shërbime seksuale po të jetë e nevojshme. Përdhunimi seksual është pjesë e qenësishme e formësimit të njeriut modern nën pushtetin sekularist. Të shfaqës xhelozi për anëtarët e familjes, kjo përbën një revoltë ndaj pushtetit sekularist dhe manifeston besnikëri të cënguar ndaj qeverisë e shtetit. Gjithçka i përket partisë, pushtetit, qeverisë, gjykatës. Ata vendosin për çdo gjë.

Qytetari modern nën pushtetin sekularist duhet të jetë spiun i shtetit, t’i përgjigjet atij në çdo çast e sipas nevojës, kundër kujt të doj, dhe pa asnjë kusht. Njeriu nuk mund të jetë i lirë nën pushtetin modern. Në fund të fundit, shteti i ka të gjitha mundësitë për ta realizuar këtë sepse ai kontrollon çdo gjë: punëdhënien, ekonominë, ligjet, gjykatat, policinë, informacionin, botën informale, bandat, kriminelët, grupet terroriste, mafian, ushtrinë, mediat, dhe aksesin tek çdo individ. Për të kontribuar tek pushteti i shtetit modern, familja konsiderohet jo si njësi shoqërore autonome, por si një mekanizëm kontrolli i njerëzve. Kjo është dhe një arsye se pse familja është tjetërsuar plotësisht, por ka ngelur si emër.

Nga ana tjetër, kjo nuk do të thotë që njerëzit janë të vetëdijshëm për këtë gjendje. Secili mendon se është i lirë. Pra, masat e njerëzve nuk mund të mendojnë në mënyrë të strukturuar për të kuptuar modelet apo strukturën e pushtetit. Njerëzit janë individë, edukohet nga pushtetit, mendojnë siç i mëson pushtetit, dhe nuk kanë mundësi të mendojnë më gjatë. Nga vetë natyra, njerëzit nuk mund të mendojnë jashtë kutie sado të kenë përshtypjen se po e bëjnë një gjë të tillë.

Falë Zotit, e keqja ka një kufi dhe nuk mund të kaloj caqet e veta, qoftë dhe kur vjen puna tek sekularizmi, i cili ka pushtet marramendës. Po të ishte për pushtetin sekularist, njerëzit do të hanin edhe bar, por është mëshira e Zotit që gjithmonë e bën që një grup njerëzisht t’i kundërvihen padrejtësisë dhe tiranisë së pushtetit. Për këtë Allahu ka dërguar Kuranin, si standart e reference për njerëzit, që ata të mos kalojnë caqet u pushtetit, dhe pikërisht për t’ju dhënë atyre mundësi në mendojnë jashtë kutie.

Mjafton të përmendim atë çfarë po ndodh në SHBA, Kanada, apo Europën perëndimore në lidhje me gjininë e njerëzve për të kuptuar se deri ku arrin cinizmi i pushtetit sekularist apo komunist. Politika amerikanë po vën në dyshim edhe përkufizimet më natyrore të njeriut. Ka anëtar të gjykatës supreme në Amerikë që nuk dinë se çfarë është një grua. Është një pyetje e zakonshme tashmë në mediat perëndimore, mes politikanëve, gazetarëve e analistëve politikë se çfarë është gruaja. Ky është sekularizmi tiranik. Po të jetë në dorën e tij, nuk do të linte gjë pa i bërë njeriut; jo vetëm që do të përkufizonte sipas dëshirës se ç’është gruaja – gjëja më natyrale dhe më e vetëkuptueshme, siç po e bën për fat të keq, por do t’i bënte njerëzit të hanë bar, për të mos thënë se edhe këtë do e bëj.

Për aq kohë sa njerëzit nuk e përdorin trurin e tyre e që nuk marrin për udhëzim atë që Zoti ua ka zbritur për udhëzim, do të vazhdojmë të shikojmë e dëshmojmë marrëzira e çmedurira. Do të vazhdojmë të ndeshemi me njerëz pa dinjitet, të pa besë, spiunë pushteti, që veprojnë në mënyrë sekrete sikur të jenë anëtarë të mafias – sepse kështu tallet pushteti me ta, që gënjejnë, që janë hipokritë, që vrapojnë mbas parasë apë të mirave materiale si qenër të uritur – që gëlltasin edhe jashtëqitjen e tyre, që nuk kanë besnikëri, që nuk kanë respekt për njeriun, që nuk kanë respekt as për vetet e veta, që enden si hutuar ndërkohë që pushteti tallet me ta, njerëz që nuk kanë familje e moral.

Qëllimi nuk është për t’i fyer e ofenduar komunistët apo sekularistët apo qytetarët modern të shtetit sekularist, që tipikisht janë të pafe, por për të vënë në dukje marrëzinë, errësinën, e xhahilitetin ku ata janë zhytur, me shpresë se mos kuptojnë sadopak për gjendjen e tyre të mjeruar, dhe me shpresë që ata të bëhen të vetëdijshëm për tiraninë e pushtetit sekularist modern, se sa pushtet i padrejtë është ky, se sa tiran e shtypës është, që jo vetëm i trajton njerëzit si spiunë e shërbëtorë të rëndomtë, por ka arritur kulmin duke u tallur me ta: duke iu thënë se të qenurit burrë apo grua nuk ka të bëj me organet gjenitale mes këmbëve, porse ky është një konvecion shoqëror. Tirania sekulariste ka arritur pikën kritika, ku po e shpie njerëzimin në prag të humnerës, që po të jetë e nevojshme, do t’i bëj ata të hanë edhe bar si bagëti.

Sabri Lushi

Korrik, 2023

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post