LOGIN
Home » Gazetarët janë shërbëtorët më të mëdhenj të shtetit

Gazetarët janë shërbëtorët më të mëdhenj të shtetit

by Kukes Post
0 comment

Ndërkohë që gazetarët janë shërbëtorët më të mëdhenj të shtetit apo sistemit politik – në fund të fundit ky profesion është shpikur nga ata që kanë pushtetin sekularist, pra Perandoria Britanike, çështja është nëse ka ndonjë youtubers të pavarur. Logjikisht i bie që jo, nuk bën vaki sepse ky është modeli i ri i pushtetit për të ndikuar njerëzit.

Çdo profesion apo pozicion që bën influencë publike apo që ka ndikim tek publiku, siç janë gazetarët, humoristët, aktorët, këngëtarët, e deri tek njerëzit që kanë një zë në publik qoftë edhe në anë informale janë nën kontrollin e shtetit sepse sistemi politik modern britanik është ngritur mbi parimin e kontrollit total të mendimit apo opinionit publik.

Në fund të fundit, kontrolli i mendjes është më i rëndësishëm se kontrolli i trupit. Pushteti sekularist shpesh flet për liri, por e ka fjalën për liri fizike, që është relative gjithsesi; nuk e ka fjalën për liri mendimi apo ofrimin e kushteve për të çliruar mendjen.

Për kuriozitet, këtë funksion ka edhe Iblisi apo Kryedjalli sipas Kuranit: të ndikoj njerëzit pa ushtruar forcë. Nga ana tjetër, feja islame i jep shumë rëndësi të madhe çlirimit të mendjes dhe e nxit përdorimin e saj sepse në fund të fundit njeriu do të merret në përgjegjësi për mendjen.

Ashtu sikurse mashtrimi apo arma më e madhe e Iblisit është që t’i bind njerëzit sikur nuk ekziston, pra t’i bëj ata të veprojnë në atë mënyrë që t’iu duket sikur po ecin në mendime të veta, të njejtën armë përdor edhe pushteti modern: të përdor ato mekanizma influencimi që të identifikohen si të pavarura, që të duken sikur po dëfren njerëzit përmes një kënge, humori, apo filmi, por ato janë thjeshtë mjete propagande të pushtetit.

Sabri Lushi

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post