Home » Nga të gjithë autorët, profesorët, intelektualët apo akademikët perëndimorë që shkruajnë apo mbajnë leksione rreth fesë islame janë të pasinqertë

Nga të gjithë autorët, profesorët, intelektualët apo akademikët perëndimorë që shkruajnë apo mbajnë leksione rreth fesë islame janë të pasinqertë

by Kukes Post
0 comments

Nga të gjithë autorët, profesorët, intelektualët apo akademikët perëndimorë që shkruajnë apo mbajnë leksione rreth fesë islame janë të pasinqertë

 

Nga të gjithë autorët, profesorët, intelektualët apo akademikët perëndimorë që shkruajnë apo mbajnë leksione rreth fesë islame apo Profetit Muhammed (paqja qoftë mbi të), thuajse është e pamundur që të gjesh ndonjërin prej tyre që të jetë intelektualisht i sinqertë në punën e tij apo që të ketë integritet të plotë, dhe kjo më habit pa masë.

Në përgjithësi, ose ata thonë diçka të saktë porse e përziejnë me ndonjë gënjeshtër, ose theksojnë diçka në mënyrë që të lënë në hije diçka tjetër, ose thonë gjëra në mënyrë të përzgjedhura, që mund të jenë të sakta, por që kanë për qëllim për të arritur në një përfundim të pavërtetë dhe dashakeq, apo në rastet më ekstreme, gënjejnë haptas, porse me një gjuhë të bukur akademike që gati ta mbushin mendjen.

Mund të ndodh që ata shkruajnë një libër të plotë, dhe në përgjithësi shumë të saktë, ku të duket se po sillen në mënyrë objektive, porse të gjithë këtë e bëjnë si maskë për të përçuar tek audienca një të pavërtetë të rëndësishme, që në fillim mund edhe të mos vihet re se ku ka dashtë të dali autori, apo shtron rrugën për një gënjeshtër më të madhe.

Ka prej autorëve perëndimorë që kanë shpenzuar vite të tëra duke studiuar fenë islame, dhe ndoshta kanë harxhuar një dekadë të tërë duke shkruajtur një libër për biografinë e Profetit Muhammed (sal-lallahu alejhi ue sel-lem), apo për një aspekt të fesë islame, dhe në pjesën më të madhe janë të saktë, porse po të thellohesh në punën e tyre, e gjen helmin të cilën kanë dashur ta hedhin.

Ose ka prej tyre që fokusohen shumë vetëm në një dijetar musliman, shkruajnë libra për të, dhe i dedikohen pa masë aq sa në fillim nuk e kupton se ku kanë dashur të dalin me këtë veprim, ndërkohë që qëllimi i tyre, për shembull, mund të jetë për të ngritur një figurë që nuk e meriton atë vend, ose që mund të ketë gabime të mëdha teologjike. Pra, armiqtë e islamit në vend që ta sulmojnë fenë islame drejtpërdrejt, ata harxhojnë vite për ta ngritur një të ashtuquajtur dijetar musliman që ka gabime teologjike; si rrjedhojë, muslimanët drejtohen tek njeriu i gabuar, por po ua thënë këtë haptazi – thjesht iu ngrihet në piedestal njeriu jo i duhur.

Habitem që nuk gjendet një autor që të thotë apo të shkruaj diçka rreth islamit që të mos ketë një qëllim të lig apo një helm në të, apo që të mos ketë asnjë gabim të qëllimshëm. Thuajse është e pamundur. Nuk jam i sigurt nëse kjo karakterizon vetëm orientalistët perëndimorë, sidomos në periudhën e Rilindjes e mbrapa – periudhë kur sekularizmi mori hov në Perëndim, apo nëse kjo është e vërteta për të gjithë mosbesimtarët – njerëz që nuk kanë integritet e moral.

Mundësia më e madhe është se kulturën e gënjeshtrës, mungesës së integritet dhe respektit për dinjitetin personal, mashtrimit dhe shtrembërimeve akademike e intelektuale e kanë vetëm autorët perëndimorë sekularistë. Nuk besoj se ka pasur qytetërim në historinë njerëzore që gënjeshtrën dhe mashtrimin t’i kenë pasur kaq të ngulitura e të brumosura në kulturën e tyre.

Shpesh dëgjojmë njerëzit, përfshirë edhe muslimanët, ta lavdërojnë perëndimin dhe qytetërimin perëndimor për vlerat e tij, madje dëgjojmë legjenda për korrektësinë dhe përpikmërinë e tyre. Kjo mund të jetë e vërtetë pjesërisht, sidomos kur flitet për orarin e punë pasi këta janë njerëz materialistë ekstremë – e adhurojnë paranë dhe punën, por fatkeqësisht nuk gjendet e njëjta kulturë në qarqet akademike dhe intelektuale.

Përfundimisht janë njerëz të pabesueshëm dhe pa integritet. Kultura e gënjeshtrës dhe mashtrimit u është brumosur kaq shumë sa nuk gjen punë të tyre akademike që të mos fusin pak mashtrim apo helm gënjeshtre, si macja që sido që ta hedhësh, ajo bie në këmbë. Kështu janë perëndimorët: gënjeshtra u është bërë zakon, ose ndoshta kështu kanë qenë gjithmonë mosbesimtarët – kurrë nuk mund t’iu besosh deri në fund sepse nuk kanë frikë nga Zoti apo nga një llogaridhënie hyjnore.

 

Sabri Lushi

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post