Home » Lufta më e madhe kundër muslimanëve është lufta ekonomike, e jo ajo ushtarake

Lufta më e madhe kundër muslimanëve është lufta ekonomike, e jo ajo ushtarake

by Kukes Post
0 comments

Kontrolli mbi financat, ekonominë, tokën, e bukën e njerëzve çon në kontrollin e besimit, moralit, e ideologjisë së tyre. Pikërisht, këtë ka bërë Perandoria Britanike përgjatë shekullit të fundit. Sot modeli i shtetit britanik, model i cili aplikohet kudo në botë, kontrollon gjithçka; madje, ai po punon për ta përsosur atë.

Lufta më e madhe kundër muslimanëve është lufta ekonomike, e jo ajo ushtarake. Pushteti global britanik po bën çdo gjë që është e mundur për të kontrolluar qoftë edhe ndonjë aspekt financiar që ka ngelur jashta sferës së pushteti laik.

Prandaj, muslimanët, apo qoftë edhe qytetarët në përgjithësi, nuk kanë peshë politike, e zëri i tyre nuk dëgjohet sepse janë nën kontrollin absolut të pushtetit finaciar britanik. Edhe zekati, që është kontributi i detyrueshëm financiar për muslimanët, kërkohet të vihet nën kontrollin e tutelës sekulariste.

Fatkeqësisht, muslimanët janë treguar shumë të dobët karshi pushtetit britanik. Atë që spiuni anglez Enver Hoxha ka bërë në Shqipëri, në fakt britanikët e kanë bërë në rang botëror. Diku e kanë quajtur komunizëm, diku shtet ligjor, apo diku tjetër korporata, por në thelb është pushtet absolut financiar i Perandorisë Britanike.

Një pjesë e muslimanëve vazhdojnë të flenë gjumë, një pjesë tjetër i këndojnë epopenë shtetit, ndërsa pjesa tjetër kërkon të sillet më katolik se Papa.

Ashtu siç pushteti despotik laik britanik ka kontrolluar çdo gjë, nuk ka lënë pa kontrolluar edhe artikulimin publik të muslimanëve përmes spiunëve dhe shërbëtorëve të rëndomtë të shtetit – i cili nuk gabon në çuarjen përpara të agjendave të tij anti-muslimane e barbare.

Muslimanët, sidomos në Ballkan, kanë nevojë më shumë se kurrë për një artikulim politik të pastër e të qartë, që ka të bëj me rritjen e vetëdijes mbi pavarësinë financiare, me edukimin e xhematit mbi rëndësinë e pavarësisë ekonomike dhe mbi rrezikun që na vjen nga shteti. Të mbrohesh nga agjendat kriminale e të pamoralshme të shtetit nuk është thjeshtë politikë, por domosdoshmëri e mbijetesë.

Pa pavarësi ekonomike, muslimanët nuk mund të mbijetojnë në Ballkan ndërkohë që agjendat britanike e amerikane për spastrimin e gadishullit nga muslimanët është më e intensifikuar se kurrë.

Paganët britanikë janë treguar skajshmërisht të mençur, dhe për këtë janë për t’u përgëzuar. Në fund të fundit, të kontrollosh një botë të tërë, përfshirë edhe muslimanët, nuk është e lehtë.

Sabri Lushi

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post