Home » XHIHAD ISLAMIK APO TERRORIZËM AMERIKAN

XHIHAD ISLAMIK APO TERRORIZËM AMERIKAN

(mendim personal mbi konceptin e xhihadit në Islam dhe terrorizmin amerikan)

by Kukes Post
0 comments

Konflikti palestinez pushtoi këto ditë mediat botërore, u bënë protesta, reagime publike, qëndrime politike, irritime, vizita të papritura, dhe aktrime po ashtu. Në mënyrë krejt të papritur, me 7 tetor Hamasi mori përsipër një sulm ushtarak mbi qytetarët izraelitë gjatë një koncerti muzikor, por sulmi pati shumë paqartësi, gënjeshtra, këndërthënie, e propagandë pafund, gjë që kompromenton të dyja palët – realisht incidenti i 7-të tetorit dukej më shumë se është urdhëruar nga vetë CIA për të bërë një zhurmë të madhe politike se sa ishte një sulm me logjikë të pastër ushtarake, e aq më tepër që nuk i shërbente çështjes palestineze.

Si formë hakmarrje, por që përsëri i ngjante një reagimi të urdhëruar nga vetë CIA më shumë se sa një logjike të pastër ushtarake, Qeveria Izraelite vendosi të kundërpërgjigjet duke sulmuar edhe civilë në Gaza – duke vrarë fëmijë e gra me qëllim që të frikësonte armikun, në këtë rast organizatën e Hamasit.

Izraeli, edhe pse në mënyrë të tepruar e jo proporcionale, u zotua se kësaj here se do të fuste ushtrinë në Gaza, do ta bombardonte atë, do të vriste qoftë edhe civilë, dhe do ta spastronte atë duke përzënë popullatën civile. Për këtë arsye, ushtria izraelite lëshoi një ultimatum për largimin e popullatës palestineze në Rripin e Gazës, edhe pse një urdhër i tillë ishte absurd sepse ata nuk kishin ku të shkonin pasi Gaza është e rrethuar me murë fizik dhe me rrethim ushtarak nga Izraeli.

Në kontekstin e gjithë kësaj gjendje – bombardime, ultimatume, zotime për vrasje qoftë edhe të popullsisë civili, me datë 18 tetor u bombardua spitali al-Ahli Baptist Hospital ku ngelën të vdekur me qindra civilë, përfshirë gra e fëmijë të pafajshëm. Menjëherë mediat akuzuan ushtrinë izraelite sepse kjo ishte aksiomatike dhe më shumë se logjike. Madje dhe vetë Qeveria Izraelite në fillim nuk e mohoi sulmin.

Reagimet e muslimanëve online bënë, siç duket, që opinioni publik ndërkombëtar, përfshirë edhe atë perëndimor, që të ishte kundër Izraelit, duke e zhveshur atë nga çdo simpati apo legjitimitet, duke përfshirë edhe mburojën e tij të bezdishme të quajtur “e drejta për vetë-mbrojtje.”

Për mendimin tim, nuk dihet se pse IDF (ushtria izraelite) e bëri këtë sulm. Presion ndaj muslimanëve? Tallje me muslimanët? Stërvitje ushtarake për të parë se çfarë do të thotë të bombardosh një spital? Urdhër absurd nga CIA? Hakmarrje absurde? Ndoshta gabim ushtarak?

Mbas reagimit të opinionit publik – të njerëzve të zakonshëm, Qeveria Izraelite u detyrua të mohoj sulmin. Ndër mediat e para që e mbrojti këtë narrative ishte BBC – makina e propagandës britanike. Fakti që BBC u turr e para që të mbrojë narrativën e turpshme të Izraelit se nuk ishte IDF që kishte bombarduar spitalin al-Ahli Baptist në Gaza tregon se Izraeli nuk është më shumë se një bazë ushtarake amerikano-britanike. Më shumë ishte e interesuar BBC për të ndryshuar narrativën se sa vetë Qeveria Izraelite.

Menjëherë mbas sulmit, President Biden vizitoi Izraelin, dhe ashtu siç pritej, ai theksoi se Qeveria Amerikane mbështet pa kushte Izraelin – bazën ushtarake amerikano-britanike. Gjithashtu, Biden deklaroi për publikun se nuk ishte IDF që bombardoi spitalin, duke folur ekzaktësisht sikur të ishte ai kryetari i shtetit izraelit.

Narrativa izraelite solli një problem tjetër. Tashmë nuk dihej se kujt t’ia atribonin sulmin me rraketë ndaj spitalit al-Ahli Baptist Hospital. Amerika dhe Britania e Madhe nuk mund të akuzonin Hamasin, e para, sepse gjërat ndryshun në mënyrë të papritur, dhe e dyta, Hamasi është organizatë serioze e formuar nga CIA dhe shërbimet sekrete britanike, kështu që nuk mund t’ia dëmtonin reputacionin pasi kjo mund të çonte në shpërbërjen e kësaj organizate.

Sigurisht që Amerika dhe Britania e Madhe u gjetën përpara një dileme. Nga një anë, ato nuk mund ta akuzonin Izraelin apo Hamasin sepse kjo do të kishte pasoja të mëdha politike, gjë që mund të shkaktonte një zinxhirë veprimesh të paparashikuara politike, madje deri në shpërbërjen të shtetit artificial të Izraelit. Mirëpo, nga ana tjetër, sulmi ishte fakt para syve të publikut dhe i duhej mveshur dikujt patjetër.

Këtu vjen roli magjik i propagandës amerikano-britanike. Qeveria Amerikane dhe Britania e Madhe vendosën të akuzojnë një organizatë fantazëm të quajtur “xhihadi islamik.” Siç duket, ata e zgjodhën këtë emër për dy arsye: e para, për të gjetur një emër tingullues për publikun, dhe e dyta, ky tog fjalësh është emër gjenerik apo i përgjithshëm që shërben për të konfuzuar publikun disi – që emri të ngelet mes një organizate konkrete të quajtur “xhihad islamik” dhe konceptit të përgjithsëm të xhihadit musliman.

Në këtë kontekst, mendoj se është e arsyeshme për të shpjeguar se,

Ç’ËSHTË XHIHADI?

Nuk do të ishte ekzagjerim të thuhet se fjala ‘xhihad’ mund të jetë fjala apo koncepti më i keqkuptuar, më i keqpërdorur, dhe më i abuzuar nga mediat dhe politka në kohën moderne e post-moderne.

Për të shpjeguar ‘xhihadin’ në mënyrë të përmbledhur e kocize për një audiencë që nuk është e njohur mirë me fenë islame dhe jurisprudencës e saj, do të doja në fillim të shpjegoja peligrinazhin e haxhit pasi është diçka më i njohur për publikun se xhihadi.

Në fenë islame, haxhi është një prej pesë shtyllave themelore. Është ritual shumë i rëndësishëm i muslimanëve dhe simbol dallues i fesë islame. Haxhi është obligim për çdo musliman e muslimane një herë në jetë për atë që ka mundësi financiare, fizike e logjistike për të udhëtuar, dhe që ka arritur moshën e pjekurisë.

Haxhit ka kohën e caktuar, vendin e caktuar, dhe ritualet e caktuara. Haxhi bëhet në Mekke – qytet në perëndim të Gadishullit Arabik, qytet në të cilin ka lindur Profeti Muhammed (ﷺ) rreth vitin 570.

Nisja për në Mekke apo qëllimi (nijeti) për të bërë haxhin bëhet në muaj të caktuar, që janë Sheual, Dhul-Ka’ade, dhe nëntë ditët e para të muajit Dhul-Hixhe, respektivisht muaji i dhjetë, njëmbëdhjetë, dhe dymbëdhjetë i kalendarit hixhri, që është kalendar hënor. Gjithashtu, personi që niset për haxh, duhet t’i ndërrojë rrobat në një vend të caktuar përpara se ty hyjë në Mekke, që quhet mikat – këto kufijë janë caktuar nga Profeti Muhammed (ﷺ).

Pra, haxhi nuk mund të bëhet me xhaketë apo rroba normale të përdishme. Gjithashtu, haxhi përfshin një qëndrim të detyruar ditën e Arafatit (dita e nëntë e muajit Dhul-Hixhe) në malin e Arafatit – zonë gjeografike rreth 20 km larg qytetit të Mekkës; më tej, kërkohet të kalohet nata vijuese apo një pjesë e saj në Muzdelife – zonë tjetër gjeografike.

Ditën e dhjetë të muajit të dhul-hixhe, që njihet si dita e Kurban Bajramit, haxhi përfshin rituale të tjera, si hedhja e gurëve në vendin e quajtur ‘xhemerate’, tauafi rreth xhamisë së shenjtë, qethja apo prerja e flokëve, dhe bërja e kurbanit për atë që ka vendosur të bëj një sakrificë të tillë.

Nëse një musliman niset sot me datë 7 të muajit Rabi Eth-Thani, që është muaji i katërt hënor, niset për në Mekke për të bërë haxhin, kalon në zonën e mikatit pa ndërruar rrobat, pastaj niset për në malin e Arafatit dhe qëndron disa orë aty, më pas vazhdon udhëtimin për të bërë një vizitë në Oman, ky nuk quhet haxh. Asnjë musliman në faqe të tokën nuk e quan këtë ritual haxh sepse nuk është bërë sipas kushteve e dispozitave të haxhit. Ai mund të quhet udhëtim, turizëm, ekspeditë shkencore etj, por jo haxh pavarësisht nëse BBC apo CNN apo Qeveria Amerikane mund të quajnë këtë udhëtim të tillë.

Në mënyrë të njejtë, ‘xhihadi’ ka rregulla e kushte të domosdoshme që të quhet i tillë. Pra, xhihadi ka një përkufizim sipas fesë islame, jo sipas BBC, CNN, Qeverisë Amerikane apo Britanisë së Madhe. Jo çdo luftë, bombë e hedhur, grup i formuar, apo e thërritur ‘Allahu Ekber’ quhet xhihad.

Nga pikëpamja gjohësore, fjala xhihad (جِهاد) është e derivuar nga folja e gjuhës arabe ‘xhehede’ (جَهَدَ), që do të thotë, “të bësh diçka që përfshin forcë dhe përpjekje.” Fjala ‘xhihad’ dhe folja ‘xhaahede’ janë përdor në Kuran nga Allahu, kështu që janë kthyer në koncept, pra që kanë një kuptim të mirëpërcaktuar brenda kontrureve të fesë islame.

Xhihadi në fenë islame – pra si koncept – ka disa kuptime të përgjithshme. E para dhe më e njohura, do të thotë luftë; e dyta, që është përdorur po ashtu në Kuran e që do të thotë, “ballafaqim i armikut në mënyrë intelektuale dhe me dije,” siç thotë Allahu në ajetin kuranor “فَلَا تُطِعِ ٱلْكَـٰفِرِينَ وَجَـٰهِدْهُم بِهِ جِهَادًۭا كَبِيرًۭا” kuptimi i së cilit është “mos u dorëzo përpara mosbesitarëve, por lufto me zell kundër tyre me anë të këtij Kurani.” Ky është ajeti i 52 i surës el-Furkan që ka zbritur në Mekke në një kohë që lufta nuk ka qënë obliguar mbi Profetin Muhammed (ﷺ).

Këtë lloj xhihadi, me lexim Kurani, me debate e me diskutime intelektuale me mosbesimtarët dhe armiqtë e fesë islame Allahut e ka quajtur “xhihad të madh,” që nuk përkthehet luftë e madhe, por përpjekje intelektuale. Xhihadi intelektual mund të konsiderohet edhe xhihadi i penës, dhe është format më kryesore të xhihadit.

Me fjalën xhihad mund të nënkuptohet edhe përpjekja e përgjithshme e muslimanit për të përmirësuar veten, për të bërë vepra të mira, për t’iu larguar mëkateve etj.

Kuptimi tjetër kryesor, të cilit i referohet media dhe që është i përhapur tek publiku, është lufta. Xhihad pra do të thotë luftë në kuptimin më klasik e më konvencional të fjalës. Lufta apo xhihadi është një koncpet që është i mirë-përcaktuar dhe i kodifikuar nga feja islame – Kurani dhe Profeti Muhammed (ﷺ).

Ashtu sikurse haxhi, falja e namazit, namazi i ditës së bajramit, therja e kurbanit, dhënia e zekatit, edhe xhihadi apo lufta ka dispozita të caktuara dhe është i mirë-kodifikuar nga feja islame. Po ashtu, xhihad nuk përkthet apo nuk nënkupton konceptin e ‘luftës së shenjtë’ të kryqëzatave të krishtera kundër muslimanëve në mesjetë. Në fenë islam, nuk ekziston një gjë e tillë. Askund në Kuran nuk përmendet koncpeti i luftës së shenjtë.

Mveshja e xhihadit me luftën së shenjtë është bërë nga armiqtë e fesë islame dhe nga orientalistët perëndimorë me qëllim për ta përdhosur këtë koncept të fesë islame, dhe ndoshta për ta lidhur me diçka mistike, për ta bërë atë më të pakuptueshëm, më magjik, që justifikon çdo lloj krimi, apo më të pashpjegueshëm e më hipnotik për publikun.

Xhihadi nuk është luftë e shenjtë.

Xhihadi është lufta e muslimanëve që bëhet kundër mosbesimtarëve me një qëllim të vetëm: që të ngadhënjejë fjala e Allahut, pra feja islame, që sigurisht nënkupton një sërë rezultatesh e pasojash, siç është mbrojtja e territorit nga pushtimi i armikut, pronës, nderit, dhe interesave të muslimanve, që eventualisht çojnë në ngadhënjimin e fesë – si gjëja më e rëndësishme e muslimanëve. Xhihadi është forma më e organizuar dhe më e moralshme e luftës, i cili tejkalon edhe konventat ndërkombëtare të rregullimit të luftës, siç është konventa e Gjenevës.

Si parantezë, feja islame dhe ligji i saj ka pesë qëllime apo objektiva madhore: mbrojtjen apo prezervimin e fesë, mbrojtjen e nderit (që lidhet po ashtu me mbrojtjen e prejardhjes dhe familjes), mbrojtjen e mendjes, mbrojtjen e jetës, dhe mbrojtjen e pronës së muslimanëve. Për prezervimin dhe sigurimin e mbrojtjes së secilës prej tyre, feja islame ka ligjëruar dispozita, ka parashikuar mekanizma, dhe ka legalizuar dënime penale të caktuara.

Xhihadi, pra, ka të bëj mbi të gjitha me mbrojtjen dhe ngadhënjimin e fesë islame. Të gjitha fetë e kanë këtë koncept. Për shembull, sa për informacion, mbreti aktual anglez Karli III njihen edhe me titullin si “the defender of faith” – protektor i fesë.

Se ç’është xhihadi dhe se cilat janë dispozitat e tij e ka shpjeguar askush tjetër përveç se vetë Profeti Muhammed (ﷺ).

Transmetohet nga Imam el-Bukhari, i cili transmeton nga Ebu Musa se, “Një burrë e pyeti Profetin Muhammed (ﷺ) se dikush mund të luftojë për plaçkën e luftës (për pasuri), dikush tjetër mund të luftojë për famë ndërsa një tjetër mund të luftojë për t’u dukur; cili nga këta po lufton në rrugë të Allahut? – Profeti Muhammed (ﷺ) i përgjigjet: ‘ai i cili lufton që fjala (feja) e Allahut të jetë ngadhënjimtarja, pikërisht ky po lufton në rrugë të Allahut (po bën xhihad).”

Kështu që, xhihadi ka dispozita dhe kushte të caktuara, të cilat dijetarët e fesë islame i kanë shpjeguar dhe nuk kanë lënë vend për spekullim. Ndër kushtet më të spikatura dhe më kryesore janë:

Së pari, xhihadi bëhet për mbrojtjen e fesë. Xhihadi nuk bëhet për t’ua konfiskuar pasurinë mosbesimtarëve, apo për të shfryrë zemërimin nga padrejtësia që ka bërë armiku, edhe pse këto mund të jenë dobi episodike apo derivative të xhihadit. Sa për sqarim, fakti që xhihadi bëhet për të ngritur dhe mbrojtur fenë e bën atë si formën më morale e më të drejtë të luftës. Nëse një luftë bëhet për të zgjeruar territoret, për të shtuar pasurinë, apo për fame politike, atëherë është krejt e arsyeshme që një luftë e tillë të mos respektojë asnjë rregull e moral, duke vrarë edhe gra e fëmijë, por nëse lufta bëhet në mbrojtje të fesë, atëherë domosdoshmërisht do të respektohen vlerat morale. Feja islame nuk ka nevojë për një luftë që vret gra e fëmijë, siç bëjnë mosbesimtarët, por për një luftë të drejtë, që bëhet për qëllimin e drejt, dhe që respekton vlerat e rregullat morale të luftës.

Së dyti, xhihadi kërkon një lider legjitim, të pranuar nga njerëzit, që i është dhënë besnikëria në mënyrë legjitime, dhe që njihet nga besimtarët. Tipikisht, lider legjitim për të drejtuar xhihadin është mbreti, sulltani apo kalifi i muslimanëve, jo kryetarë grupesh të vetëshpallura apo njerëz me maska, që trajnohen nga bodrument e CIAs, siç ishte rasti i Abu Bekër el-Bagdadit që shpalli xhihad para ca vitesh pasi ishte emëruar në atë pozicion nga CIA dhe shërbimet sekrete britanike, i cili nuk gëzonte mbështetje apo besnikëri politike nga muslimanët.

Xhihadi nuk shpallet nga grupe të ashtuquajtura si islamike. Xhihadi nuk shpallet nga muslimanë të zemëruar që dalin në rrugë duke hedhur gurë apo ndonjë granatë, dhe bërtasin “Allahu Ekber.” Këto janë skena hollivudi që kanë për qëllim talljen e muslimanëve.

Xhihadi nuk definohet nga propaganda amerikane e as nga ajo britanike.

Ashtu sikurse nëse një person del në shesh një ditë të çfarëdoshme për të falur bajramin, thotë Allahu Ekber, dhe vazhdon me faljen e namazit në shesh i vetëm, askush nga muslimanët nuk do ta konsideronte një ditë të tillë bajram sepse nuk është e tillë edhe nëse mediat perëndimore do ta quanin kështu. E njejtë është edhe puna e xhihadit. Një luftë quhet xhihad vetëm nëse përmbush kushtet dhe muslimanët e quajnë të tillë, jo sa herë i intereson CIA-s apo Qeverisë Amerikane.

Nëse CIA organizon një sulm terrorist me njerëz me maska, që bërtasin “Allahu Ekber,” nuk quhet xhihad. “Allahu Ekber” nuk ka lidhje me xhihadin, e aq më pak që të jetë kusht për kategorizimin e një sulmi si xhihad. Të bërtiturit “Allahu Ekber” nuk e kategorizon një sulm apo luftë si xhihad.

Për ta konkretizuar për audiencën, një lider legjitim për të organizuar xhihad është mbreti i Arabisë Sauditë, për shembull, ose mbrei i Jordanisë, Marokut etj. Nëse mbreti Selman i shpall luftë Amerikës apo Britanisë së Madhe me qëllim që të mbrohet feja islame, atëherë të gjithë burrat sauditë e kanë obligim për të luftuar dhe për t’iu bindur mbretit të tyre, por jo shqiptarët, egjitpianët, turqit etj. sepse ai është udhëheqësi vetëm i Arabisë Saudite. Umeti islam nuk ka një lider legjitim që të përfaqësojë të gjithë muslimanët, dhe si pasojë nuk mund të ketë xhihad të përgjithshëm.

Për herë të fundit që ndoshta është shpallur xhihad i përgjithshëm i muslimanëve ka qënë në luftën e parë botërore kur Sulltani i Perandorisë Osmane ka bërë thirrje për xhihad kundër Perandorisë Britanike, xhihad që fatkeqësisht është minuar nga shumë tradhtarë arabë që kanë shpallur xhihad paralel.

Një kusht tjetër për xhihadin është përgaditje ushtarake dhe logjistike aq sa të jetë e krahasueshme me armikun dhe që probabiliteti për të fituar luftën është i madh, por këtë kusht e vlerëson lideri i musilmanëve, jo individët. Qytetarët muslimanë thjesht e kanë për detyrim t’i binden liderit të tyre legjitim.

Ka dhe kushte të tjera, siç është leja e prindërve, por që është e lidhur me detaje e rrethana, që nuk janë shumë të rëndësishme për publikun.

Për ta përmbledhur koncpetin e xhihadid:

Xhihadi është lufta që organizojnë muslimanët kundër jomuslimanëve më qëllim që feja islame të mbizotërojë. Xhihadi ka kushtet dhe dispozitat e veta, që më e spikatura është prezenca e një lideri politik dhe ushtarak legjitim në kuptimin klasik e konvencional të fjalës, siç është, për shembull, një mbret që i është dhënë besnikëria politike publikisht dhe në mënyrë transparente, një sulltan apo një kalif. Mbreti i Arabisë Saudite është një lider legjitim që mund të organizojë xhihad sepse ai është musliman dhe që i është dhënë besnikëria politike e popullit të tij, por ai është lider lokal dhe vetëm për banorët e Mbretërisë së Arabisë Saudite.

Nëse një individ, i panjohur dhe i vetëshpallur si lider i një grupi, si këto grupet që Amerika i quan grupe terroriste, edhe nëse pretendon se është musliman, apo pretendon se po lufton për të mbrojtur fenë islame, nuk quhet xhihad edhe nëse CIA e quan të tillë për arsye politike apo sepse kështu i konvenon.

Xhihadin nuk e përkufizon as CIA, as OKB, as Qeveria Amerikane, as mbreti anglez, as Britania e Madhe, as Bashkimi Evropian, dhe as Gjykata e Hagës, ashtu sikurse këto nuk mund ta përkufizojnë haxin, namazin, faljen e bajramit apo therjen e kurbanit. Xhihadin e ka përkufizuar Profeti Muhammed (ﷺ) dhe dispozitat e xhihadit janë nxjerrë nga Kurani dhe tradita e Profetit Muhammed (ﷺ), jo nga ekspertët e Pentagonit, as nga agjentët e CIAs dhe as nga gazetarët apo analistët e mediave perëndimore.

PO KUSH QËNDRON MBRAPA TERRORIZMIT?

Duke marrë parasysh se çfarë përgaditje logjistike, ushtarake, mediatike, dhe shërbime sekrete e inteligjente kërkon terrorizmi, personalisht kam arritur në konkluzionin se ekziston vetëm një organizatë në botë që ka kapacitete për të bërë terrorizëm, dhe ajo është asnjë tjetër përveç se CIA.

Të bësh sulme terroriste kërkon rrjet spiunësh e agjentësh, dhe për ta realizuar një gjë të tillë është punë e paimagjinueshme politike, ushtarake, logjistike, dhe inteligjente, që vetëm CIA i ka këto kapacitete.

Për më tepër, terrorizmi përputhet plotësisht me doktrinën, moralin dhe ideologjinë e CIA-s, Qeverisë Amerikane, Qeverisë Britanike, apo Sekularizmit Britanik në përgjithësi. Sipas tyre, pushteti duhet të fitohet, arrihet e mbahet me çdo kush, duke përfshirë dhunë, që forma më ekstreme e saj është terrorizmi – vrasja e civilëve, dhe besëprerja.

Për shembull, parimet politike të artikuluara nga Niccolò Machiavelli në librin e tij “Princi” rreth pushtetit dhe mbajtjes së tij nuk e përjashtojnë aspak terrorizmin si formë e arritjes së pushtetit. Makiavelizmi është themeli i politikës britanike botërore, që nuk përjashton asnjë mjet – as terrorizmin, për të arritur pushtetin.

Njëkohësisht, edhe historia ka treguar se Perandoria Britanike e ka përdorur terrorizmin për të shtrirë pushtetin e saj, sidomos kundër Perandorisë Osmane duke bombarduar hekurudhat dhe duke bërë luftë guerile. Në fakt, lufta guerile është formë prej formave të terrorizmit. Në fenë islame nuk ka luftë guerile – që godet popullatën civile për të trembur ushtrinë.

Nga ana tjetër, parimet dhe morali i fesë islame e përjashtojnë në mënyrë kategorike përdorimin e terrorizmit për të arritur tek pushteti apo për të mbajtur pushtetin. Kurani thotë, “Dhe mos bëni shkatërrim në tokë pas rregullimit të saj.” – Surja el-‘Araf, 56. A ka shkatërrim më të madh se të vrasësh civilë – gra e fëmije, për të arritur pushtetin? Kurani kurrë nuk e lejon këtë lloj padrejtësie.

Kurani thotë gjithashtu, “Zoti yt nuk i bën padrejtësi askujt!” A ka padrejtësi më të madhe se të vrasësh civilë – gra e fëmijë, për të kapur pushtetin?! Kurani kurrë nuk e lejon këtë lloj padrejtësie.

Për më tepër, Allahu thotë, “Kush vret një njeri me pa të drejtë, është sikur të ketë vrarë të gjithë njerëzimin.” A ka vrasje më të padrejtë se të vrasësh civilë – gra e fëmijë, për të arritur pushtetin?! Kurani kurrë nuk e lejon këtë lloj padrejtësie.

Allahu thotë në një hadith kudsi, “O robërit e Mi, ia kam ndaluar padrejtësinë vetes sime, dhe e kam bërë atë të ndaluar mes jush, kështu që mos bëni padrejtësi!” A ka padrejtësi më të madhe se të vrasësh civilë – gra e fëmijë, për të arritur pushetin? Feja islame kurrë nuk e lejon këtë lloj padrejtësie, siç është terrorizmi.

Po të lexosh Kuranin dhe traditën e Profetit Muhammed (paqja qoftë mbi të), e kupton qartë se terrorizmi apo lufta për pushtet me çdo kusht – duke vrarë gra e fëmije, nuk kanë vend. Kurrë!

Feja islame është krejt e kundërta e Sekularizmit Britanik apo me parimet e Makiavelizmit, të cilat legjitimojnë çdo gjë – përfshirë vrasjen e grave e fëmijëve, në spitale e në rrugë, në shkolla e në xhamia e kisha, me qëllim për të marrë pushtetin apo për ta mbajtur atë apo për të trembur armikun.

Por, a ka më mirë për Amerikën, për CIA-në, për Qeverinë Britanike apo për OKB-në se sa të bëjnë vetë terrorizëm me qëllim për të shtypur muslimanët apo për të vjedhur burimet natyrore të tyre apo për të mbajtur pushtetin e tyre global e të padrejtë dhe të fajësojnë muslimanët për këtë? Sigurisht që kjo nuk kërkon shumë filozofi apo logjikë për ta kuptuar.

Shkurt, po të lexosh parimet e pushtetit sekularist, dhe, nga ana tjetër, të lexosh Kuranin dhe traditën e fesë islame, kuptohet qartë se cila ka vend për terrorizëm. Xhihadi, në këtë kontekst, është forma më morale e të bërit luftë, dhe lufta më e organizuar – e kodifikuar në atë mënyrë që nuk lenë vend që urrejtja t’i bëjë muslimanët të vrasin gra e fëmijë.

KUSH E BOMBARDOI ATËHERË AL-AHLI BAPTIST HOSPITAL NË GAZA?

Patjetër që ushtria izraelite në bashkëpunim me CIA-në, Qeverinë Amerikane, dhe Qeverinë Britanike pasi këto të fundit po i bëjnë avokatinë më të madhe Qeverisë Izraelite në këtë krim lufte.

Besoj publiku e di shumë mirë se kush bën terrorizëm, kush ka kapacitete për të bërë terrorizëm, ideologjia e kujt e lejon terrorizmin, dhe kush përfiton nga terrorizmi. Muslimanët dhe feja islame nuk kanë lidhje me asnjërën nga këto pika.

Sabri Lushi

Tetor, 2023

 

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post