LOGIN
Home » LUFTA E QEVERISË AMERIKANE KUNDËR DIJETARËVE MUSLIMANË DHE TIRANIA E SEKULARIZMIT BRITANIK

LUFTA E QEVERISË AMERIKANE KUNDËR DIJETARËVE MUSLIMANË DHE TIRANIA E SEKULARIZMIT BRITANIK

by Kukes Post
0 comment

Abdulaziz el-Tarifi është një prej dijetarëve muslimanë nga Mbretëria e Arabisë Saudite, me pregaditje akademike të mirë, një figurë publike, një intelektual musliman i mirë-artikuluar, një model i rezistencës intelektuale, me një ndikim të një kalibri të lartë online, vidoet e të cilit kanë arritur të marrin miliona shikime, autor i shumë librave, leksioneve, programeve televizive islame, ashtu sikurse një kritik i hapur i sekularizmit perëndimor dhe tiranisë politike amerikane.

Në prill të vitit 2016, Abdulaziz el-Tarifi u arrestua nga Qeveria Saudite me urdhër nga Qeveria Amerikane – regjimi më tiranik në botë dhe sponsori i terrorizmit. Audienca globale dhe ndjekësit e këtij studiuesi të sinqertë dhe elokuent u tronditën. Asnjë arsye zyrtare nuk u dha nga qeveria e Arabisë Saudite pas arrestimit të tij, por është e qartë: personaliteti i tij me ndikim të madh, idetë dhe kritika e tij e pacensuruar dhe e argumentuar mirë kundër ndryshimeve negative dhe korruptive që po ndodhnin në Mbretërinë e Arabisë Saudite – vendi e Mekës së Shenjtë dhe Medinës, ishin padyshim arsyet e arrestimit dhe burgosjes së tij.

Pavarësisht nëse pajtohemi me pikëpamjet e tij fetare, mendimet, opinionet politike dhe kritikat e hapura, pak rëndësi kanë sepse ai është një dijetar i padiskutueshëm musliman – arritja e tij shkencore e akademike është dëshmia më e mirë për të; prandaj, ne nuk mund ta lejojmë arrestimin dhe largimin e tij nga skena publike, aq më pak ‘varrosjen’ e tij në burgjet e kontrolluara amerikane të Arabisë Saudite.

Për ne – muslimanët e thjeshtë, nuk është e lehtë të bëhesh dijetar. Është një rrugë e mundimshme dhe jashtëzakonisht e vështirë. Për ne nuk është e lehtë të kontribuojmë për Umetin Islam, edhe pse e kemi për detyrë ta bëjmë këtë. Megjithatë, më e pakta që mund të bëjmë është të solidarizohemi me dijetarët tanë – yjet dhe dritën e Umetit tonë. Pa to, ne të gjithë jemi të dënuar e të humbur.

Është transmetuar në Ṣaḥīḥ el-Bukharī se Profeti Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Shëmbëlltyra e besimtarëve në dashurinë, mëshirën dhe dhembshurinë e tyre për njëri-tjetrin është si shembulli e një trupi: kur një gjymtyrë e tij lëndon, i gjithë trupi reagon me pagjumësi dhe ethe.”

Për këtë arsye, qeveria e Arabisë Saudite duhet ta lirojë menjëherë Abdulaziz el-Tarifin. Arrestimi i tij është një veprim i neveritshëm, i padrejtë dhe burracak, pasi një akt i tillë është një punë prej punëve të djallit. Të gjithë e dimë se qeveria e Arabisë Saudite është nën kontrollin e plotë të qeverisë së SHBA-së dhe Britanisë së Madhe; të gjithë e dimë se urdhri për arrestimin e Abdulaziz el-Tarifit ka ardhur drejtpërdrejt nga regjimi tiranik i SHBA-së – armiqtë e Islamit dhe fjalës së lirë. Ne të gjithë e dimë se qeveria e SHBA-së kërkon ta zhduk Islamin, dhe po e bën këtë duke arrestuar dijetarët, duke vrarë muslimanë dhe duke sponsorizuar terrorizmin në tokat muslimane.

Familja e Abdulaziz el-Tarifit duhet të kërkojë direkt nga Qeveria Amerikane, Ambasada e SHBA në Riad, Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Kuvendi i Shurës së Mbretërisë së Arabisë Saudite për ta liruar atë. Anëtarët e familjes së tij duhet të reagojnë publikisht dhe duhet trajtojnë arrestimin e tij si një akt tradhtie nga qeveria saudite.

Si musliman, solidarizohem publikisht me familjen El-Tarifi. Arrestimi i tij në mënyrë të padrejtë dhe me urdhër nga Amerika është një ark i turpshëm. Qeveria Amerika me verpime të tilla barbare dhe tiranike po kërcënon të gjithë Umetin Islam.

Solidarizimi me Abdulaziz el-Tarifin nuk ka të bëjë aspak me mendimet personale që ne mund të kemi për të, që dhe mund të mos biem dakord me të, por humbja e një dijetari është humbje për të gjithë Umetin.

Ne të gjithë po shprehim indinjatë të thellë për barbarizmin dhe gjenocidin që po ndodh në Gaza – aty ku terrorizmi perëndimor po bën një makabër të vërtete, dhe kemi të drejtë të hidhërohemi e indinjinohemi, mirëpo humbja e një dijetari është edhe më e rëndë për Umetin në shume aspekte.

Dijetarët muslimanë janë udhëzuesit, mësuesit, këshilluesit, ruajtësit, dhe përkujdesësit më të mirë e më të rëndësishëm të Umetit, kështu që duhet t’i mbrojmë e të solidarizohemi me ta, sidomos kur urdhëri i burgosjes së tij ka ardhur nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Në të njejtën kohë, kjo tregon se vendet muslimane, në këtë rast, Arabia Saudite, janë vende të pushtuara, të cilat veprojnë ashtu siç i urdhëron Amerika, dhe arrestojnë dijetarë sa here ua kërkon këtë Amerika – armikja e përbetuar e Umetit.

 

Sabri Lushi

 

You may also like

Our Company

Kukes Post

About Links

Newsletter

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

Latest News

@2023 – All Right Reserved. Designed and Developed by Kukes Post